• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel plan 16-pikësh për azilkërkuesit. A po përgatitet Gjermania për një operacion “fshesa”?

by Java News
10/02/2017 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata dhe landet gjermane do të përshpejtojnë dëbimet nga Gjermania. Bazë është një plan 16-pikësh i federatës, por ai është kontestuar nga opozita e organizatat e azilantëve. Për një “zbatim më të mirë të detyrimit të riatdhesimit”, qeveria gjermane do të përgatisë së afërmi një projektligj pas takimit të enjten në mbrëmje (09.02) mes krerëve të landeve dhe kancelares Merkel.

Mbajtja në vëzhgim do të zgjerohet me 10 ditë për ata azilkërkues të refuzuar që duhet të kthehen, për të penguar largimin e tyre në drejtim të paditur. Merkel theksoi, se Gjermania u ofron mbrojtje atyre që “kanë nevojë për ndihmë humanitare”.

Në muajt në vijim pritet që Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) pritet të refuzojë “rregullisht një numër të madh” kërkesash për azil, të atyre personave, që nuk kanë nevojë për t’u marrë në mbrojtje në Gjermani, pra numri i atyre personave që duhet të largohen nga Gjermania në vitin 2017 do të rritet më tej.

Një dokument – plan 16-pikësh i federatës ishte edhe baza e takimit të krerëve të landeve me kancelaren Angela Merkel të enjten në mbrëmje Qëllimi, sipas ministrit të Brendshëm, Thomas de Maziere është të arrihet “tek një përpjekje e përbashkët” për të përmirësuar politikën e kthimit të refugjatëve.

Pikat kryesore në dokument:

– Qendra grumbullimi për personat që duhen kthyer. Kush nuk ka shans për azil, do të vendoset në të ardhmen në një qendër të tillë grumbullimi. Parashikohet edhe një “Qendër për mbështetjen e rikthimit” – e cila do të ndihmojë për organizimin e dëbimeve në grup të refugjatëve, por edhe sigurimin e “dokumentacionit të nevojshëm në raste problematike”. Dëbimet shpesh ngecin në vendet e origjinës, të cilat shpesh nuk i dërgojnë dokumentet e identifikimit ose i dërgojnë ato me vonesë.

– Krahas qendrave të grumbullimit pritet të krijohen edhe “Qendra federale dëbimi” – ku azilkërkuesit e refuzuar të mbahen në ditët e fundit para dëbimit të tyre.

-Personat që njihen si rrezikuesit, të huaj, të cilët rrezikojnë drejtpërdrejtë sigurinë do të dëbohen më shpejt. RRegulloret për këtë do të thjeshtohen.

-Krijimi i impulseve për kthimin vullnetar – personat e prekur marrin një ndihmë të caktuar, nëse vendosin të kthehen vullnetarisht, sa më shpejt që të largohen, aq më e madhe do të jetë kjo ndihmë. Federata do të vërë në dispozicon këtë vit 40 milionë euro dhe 50 milionë për programet e riintegrimit.

-Këshillime për kthimin – azilantët pa perspektivë qëndrimi, gjë që prek shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit, do të këshillohen për rregulloret e qëndrimit menjëherë në momentin që mbërrijnë në Gjermani.

Kritika për përshpejtimin e dëbimeve

Kritika të forta nga planet për dëbime më të shpejta vijnë nga landet e qeverisura nga koalicioni i socialdemokratëve, të majtëve dhe Të Gjelbrit. Kryetarja e partisë së Gjelbër, Simone Peter e cilësoi këtë zgjidhjen e gabuar, sepse kompetencat e landeve ngrihen në nivel federate, më mirë landet të punojnë të çojnë fëmijët në shkollë, tha Peter.

Edhe nga organizatat që ndihmojnë refugjatët vijnë kritika. Günter Burkhardt, nga organizata ProAsyl thotë se “kjo është problematike, sepse Zyra Federale, BAMF zhvillon procedurat e përshpejtuara duke injoruar standartet për këtë.” Edhe sindikata e policisë, (GdP) është skeptike. “Duhet të jemi të kujdesshëm të mos sakrifikojmë vlerat dhe konceptin tontë për drejtësinë me aksionizëm, vetëm për të dëbuar disa javë më shpejt njerëzit pa perspektivë qëndrimi”, thotë kreu i sja, Jörg Radek./DW/

ma.me

Next Post
Nëntë fakte që nuk i dinit për tokën dhe që do t’ju lejnë gojëhapur

Nëntë fakte që nuk i dinit për tokën dhe që do t'ju lejnë gojëhapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com