• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Angela Merkel në Shqipëri më 14 shtator, gazetari zbulon detaje nga vizita e kancelares gjermane

by
13/09/2021 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e nesërme pritet që kancelarja gjermane Angela Merkel të vizitojë Shqipërinë, në lidhje me këtë temë, gazetari i Deutsche Ëelle, Bahri Cani ka dhënë disa detaje.

Gazetari theksoi se Kancelarja do të shprehë qëndrime tepër të qarta për situatën në Ballkan dhe procesin e Berlinit, iniciativë që e ka marrë vetë ajo në vitin 2014.

Ndër të tjera, gazetari Cani u pyet dhe për deklaratën e Sekretarit të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, i cili tha se Gjermania mbështet vetëm Procesin e Berlinit, i cili përfshin të 6 shtetet e Ballkanit pa bërë përjashtime.

Sipas Canit ky qëndrim është qëndrimi zyrtar i kancelares dhe qeverisë gjermane se përndryshe nuk do të artikulohej nga Sekretari.

Në fund ai u shpreh se Kancelarja nuk do të merret shumë me problemet e politikës së brendshme në Shqipëri pasi kjo është një çështje që i takon kancelarit të ri.

Fjala e plotë:

Me siguri nuk është rutinë, sepse është vizita e fundit e Kancelares. Ajo do të shprehë qëndrime shumë të qarta për sa i përket Gjermanisë për situatën në Ballkan dhe procesin e Berlinit, të cilin ajo e ka nisur vetë në vitin 2014. Është vizitë e lamtumirës.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme për ‘Open Balkan’? Definitivisht ky është qëndrimi zyrtar edhe i Kancelares dhe qeverisë gjermane, dhe me siguri sekretari nuk do dilte me qëndrim zyrtar. Gjermania mendon se duhet të realizohen projekte që janë nisur në kuadër të procesit të Berlinit, pra nisma për të 6 të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm për një apo për dy vende. Këta mesazhe janë dhe diplomatike. Për sa i përket ekonomisë, nuk do të ketë marrëveshje konkrete por rekomandime.

Besoj nuk do të ketë tepër mesazhe politike për politikën e brendshme. Të jeni të sigurt që Gjermani është e informuar për çdo gjë që ka ndodhur në Shqipëri. Pas takimit me Ramën, Merkel do të takohet dhe me 4 liderët e tjerë të Ballkanit në Tiranë. Kancelarja Merkel ka pasur shpresa të mëdha te Aleksandër Vuçiç kur mori detyrën në vitin 2014, por ai nuk i ka realizuar detyrat për sa i përket dialogut me Kosovën. Kryeministri Rama ka pasur një raport më të favorshëm në fillim, por pas një kohe të caktuar ka rënë në nivelin e liderëve  tjerë.  Nuk besoj se Merkel do të futet thellë në zgjidhjen e problemeve të brendshme politike, por do e lërë për pasardhësin e saj.

/b.h

Next Post
FOTO/ Sali Berisha mbërrin i pari në Parlament për seancën e pasdites

FOTO/ Sali Berisha mbërrin i pari në Parlament për seancën e pasdites

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In