• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarja e Këshillit Kombëtar sulmon ashpër Bashën, ja arsyeja

by Java News
04/07/2018 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punët brenda Partisë Demokratike nuk po ecin mirë, teksa ka qenë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Endira Bushati ajo e cila ka dalë kundër Lulzim Bashës. Me anë të një postimi Bushati ka thënë se përveç Arta Markut, në Vetting ka kaluar pa u vënë re edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Sipas saj mosbesimi i gjerë ndaj PD-së vjen si pasojë e një mungese koherence, parimesh e vizionesh pasi ata reaguan për Vetting-un e Arta Markut, por jo të Adriatik Llallës.

Postimi i plote i Bushatit:

Opozitë???

Po….por për emra të veçantë….

Dëgjova dje dhe sot, eksponentë të PDsë që folën për “Vettingun e Partisë” për Arta Markun….

Nuk besoj se në këtë republikë gjendet ndokush që priste se Arta Marku nuk do ta kalonte vettingun…

E zgjedhur antikushtetueshmërisht, pa probleme pasurie dhe sigurisht me bekimin e Ramës, Marku, vettingun e kishte formalitet….

Kjo është arsyeja që deklaratat e PDsë në këtë drejtim, as nuk përbëjnë lajm, jo më të besohen nga publiku…

Se…publiku p.sh. e ka akoma të freskët lajmin që Adriatik Llalla i shpëtoi vettingut….

Po për këtë PD heshti….(edhe LSI, madje dhe PS…)

“Po në këtë rast a ishte “vetingu i partisë”?” – duhet pyetur andej nga PD dhe LSI….

Rrethi juridik në Tiranë diskuton çdo ditë mbi vettingun: mungesë standardesh, proces i parregullt ligjor, PS në veprim për kapjen e sistemit etj etj…

Dje, një koleg më tregonte këtë rast:

Një subjekti të vettingut i ishin faktuar 85 dalje nga Rinasi në 4 vjet. Një dalje llogaritej 3-4 ditë qëndrim. Për çdo ditë, organet e vettingut konsiderojnë shpenzim të pranueshëm 50 euro.

Llogaritë bëjini vetë….

Ky subjekt e kaloi vettingun…ndërsa një subjekt tjetër për një makinë, jo….

PD nuk e “merr mundimin” të informojë publikun për standardet e dyfishta, trefishta e katërfishta që aplikojnë organet e vettingut….

Jooo….kurrsesi jo!

Procesi nuk ka rëndësi, emra të përveçëm po!

Nga kjo mungesë koherence, parimesh e vizionesh, buron mosbesimi i gjerë ndaj PDsë…

U mësuan shqiptarët me Lul Bashën:

Flet për oligarkun Fusha, por jo për oligarkun Mane…

Flet për media të kapura, por mazallah se përmend Sandër e Vjollcë…

Kalon nga Babalja, tek Toyota, pastaj tek Teatri, harron Babalen, kalon tek shoferi i Xhafajt, derisa të harrohet foto e vëllait të “Toyotës” në zyrën e Bashës, pastaj braktis Toyotën, e dashuron Salvinin…e kështu ditët pasojnë njëra-tjetrën…

Asnjë kauzë e çuar deri në fund…

Deklarata për shtyp, dalje tek oborri, klithma e ulërima në komisione….

Publiku nuk merr vesh gjë….

Ndërkohë, Edi Rama, po shtrin tentakulat në sistemin e drejtësisë dhe çdo qelizë të shoqërisë…

ma.me

Next Post
Raportet Ndërkombëtare dhe balta e Lulit dhe Monikës

PD ende larg akordit për koalicion me LSI për zgjedhjet, Këshilli Kombëtar kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In