• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Anëtari i Kushtetueses me votim i fshehtë”/ Alibeaj: PS kërkon të vendosë Dvoranin! Bardhi: Metodë mafioze zgjedhje

by Java News
22/12/2022 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votimi i anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend, ka hapur debat gjatë seancës së sotme parlamentare. Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se gjatë seancës është kërkuar të bëhet një votim i fshehtë me kuti për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe për kreun e Avokatit të Popullit.

Bardhi tha se kjo është një formë mafioze dhe korruptive për të votuar në fshehtësi anëtarin e GJK-së. Ndërsa deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se kjo bëhet me qëllim që Kuvendi të zgjedhë Ardian Dvoranin si anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se është e përcaktuar në ligj që zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet përmes votimit të fshehtë.

Bardhi: Sapo jemi informuar nga sekretariati i votimeve mbi procesin e votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Gr juaj parlamentar, sipas një skenari të njohur nga gr parlamentar i PD, ka propozuar që të bëhet një votim i fshehtë me 4 fletë votimi. Ne e dimë arsyen pse po propozoni një proces të tillë kaotik votimi, për dy nga institucionet më të rëndësishme, siç është GJK dhe Avokati i popullit. Kërkoj që si drejtuese, në efekt të vendimmarrjes së gr tonë parlamentar, nëse ky informacion i

Është apo jo i vërtetë. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një prioces mafuioz dhe korruptiv në Parlament, është akti më i rëndë. Çdo tentativë e juaja për të imponuar me forma duke lënë gjurmë se çfarë jeni duke bërë dhe në mënyrë antikushtetuese, do dështojë. Thirrja ime është tërhiquni sa nuk është vonë.

Na sqaroni për procedurat, që ne të kemi mundësi të paraqesim kërkesa proceduriale. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së GJK në një proces mafioz, korruptiv, është akti më i rëndë që i ka ndodhur parlamentarizmit në këto vite.

Alibeaj: Po ju kujtoj që pas 3 minutash, në orën 4 është njoftuar sekretariati për procedurat dhe votimet, dhe është thirrur për organizimin e votimit të fshehtë. Nuk mund të thoni tani që do bëhet më vonë. Është bërë kërkesa. Kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur koha e votimit. Të mblidhet sekretariati dhe të përgatitet ajo që keni bërë ndërmend. Jua thashë dhe në komisionin e ligjeve, është në shkelje ligjore. Ja kërkova kryetares së komisionit. Ju vazhdoni edhe në komision, sepse doni të çoni njeriun tuaj, Ardian Dvorani. Po vazhdoni në seancë për të krijuar një katrahurë, për të çuar njeriun tuaj politik. Po shkelni këtë proces. Hiqni dorë. Jepni sqarimet siç u kërkua nga Bardhi.

Ermonela Felaj: M’u drejtohuni me ju

Bushka: Unë i quaj të pavenda këto diskutime. Nuk po bëjmë asgjë përveçse po zbatojmë rregulloren e Kuvendit. Askush nuk po bën asgjë në fshehtësi. Në radhë të parë, procedura e votimit për anëtarët e GJK, është e parashikuar në ligj, bëhet me votim të fshehtë. Në bazë të rregullores, kanë kërkuar të bëhet një votim i fshehtë me kuti. Është paraqitur kjo kërkesë, është bërë e sekretariatit të votimeve, dhe do merret vendim sipas rregullores. Mos e bëni pis procesin./m.j

Next Post
“Jetë parlamentare…” Çfarë postoi Rama pas replikave me Shehajn në parlament

Duam të kapim anëtarin e ‘Kushtetueses’? Rama: PS nuk ka vendim se kë do votojmë, çdo socialist është i lirë të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

August 26, 2026
“Makinë propagande”/ Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

Magyar i jep fund “epokës Orban”, qeveria e re hungareze dënon Rusinë dhe mbështet Ukrainën: Moska kërcënim për rendin global

August 26, 2026
Triller në Greqi, oficeri i policisë së Athinës gjendet i vdekur brenda makinës! Ja çfarë zbuluan ekspertët dhe dëshmia e partneres

EMRAT/ Krimi në familjen shqiptare në Greqi, kush janë viktima dhe autori, prindër të tre fëmijëve! Dëshmitë e para

August 26, 2026
“Diçka mund të dalë nga kjo”- Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Moskë, flet Trump: Do donim fundin e luftës në Ukrainë!

“Diçka mund të dalë nga kjo”- Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Moskë, flet Trump: Do donim fundin e luftës në Ukrainë!

August 26, 2026
Netanyahu për Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me këta të egër -

Netanyahu nuk beson te paqja me Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me atë bandë dhe me ata të egër!

August 26, 2026
Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

August 26, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Opozita rikthehet në Kuvend, PDK dhe AAK kërkojnë seancë: Ironia e madhe, Kurti e ka ndërtuar identitetin e tij në rrugë dhe kundër institucioneve

August 26, 2026
Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

August 26, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

August 26, 2026
Shumica e maturantëve zgjedhin publikun, shtohen aplikimet tek Ekonomiku e Juridiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Nisin regjistrimet në Universitete, afati për maturantët fitues të raundit të parë dhe fazat e procesit!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com