• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD: I pritur vendimi i Kushtetueses. Berisha gabon rëndë që refuzon vendimet e gjykatave

by Java News
20/12/2023 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi u shpreh se, sipas tij, nuk ka pasur asnjë surprizë me vendimin që u mor sot nga Gjykata, në lidhje me ankimimin që ka bërë një grup deputetësh që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në A2 CNN, Zekthi tha: “ishte i pritshëm  vendimi sepse që ditën që u kërkua që të shprehet Gjykata Kushtetuese nuk është se kishte ndonjë paqartësi të madhe, pavarësisht zhurmës së krijuar nga deputetet që mbështesin Berishën”.

Në gjykimin e tij Zekthi mendon se për ata që e njohin shumë mirë praktikën  evropiane të së drejtës dhe praktikën botërore të jurispondencës është e qartë që bëhet fjalë për një kufizim lirie dhe nuk kishte nevojë për një autorizim dhe Gjykata Kushtetuese, ndaj nuk ka asnjë surprize në këtë vendim.

“E vetmja habi për mua është që Kushtetuesja është shprehur shpejt. Kujtojmë këtu dhe rastin me Presidentin Meta dhe rastet e tjera ku Kushtetuesja është shprehur me vonesë. Shprehja shpejtë e Gjykatës është një befasi dhe është një lajm i mirë”, tha ai.

Sipas tij, është normale që mund të ketë reagime nga deputetët që mbështesin Berishë, por sikurse shprehet ai: “janë ligjitime interpretimet politike, por vendimet e gjykatave janë të detyrueshme për respektim”.

“Në vendet si ne që kemi kulturë shumë të dobët të respektimit të ligjit, të rregullave  të respektimit të autoritetit të institucioneve sigurisht që nuk do biem dakord për asgjë”, u shpreh ai.

Sipas Zekthit, Berisha po bën gabim që nuk po pranon vendimet e gjykatave.

“Personalisht nuk kam qejf ta shoh z. Berisha në këtë gjendje sepse ka pasur rol të rëndësishëm politik në këto dekada por unë mund të them që z. Berisha po bënë një gabim të papranueshëm duke refuzuar që të njoh vendimet e gjykatave dhe po bënë një gabim shumë të rëndë  për sa i takon fateve të opozitës dhe të lëvizjes politike që ka nisur.  Që në 2021 që kur e nisi këtë lëvizje për mua ka qenë ë pakuptim, e palogjikshme, kundër kohës , kundër historisë dhe nuk mund të fitonte kurrë një lëvizje e tillë”, u shpreh ai.

Sipas tij, kjo lëvizje e ka futur opozitën në një qorrsokak të thellë duke e groposur kompletë këtë çështje.

“Fajtor për këtë gjendje të opozitës sot është e elitës drejtuese e PD-së e cila u korruptuar që në 2009.  Them u korruptua sepse në 2009-ën u bë marrëveshje me LSI jo mbi ideologjinë por mbi përqindjen e pushtetit.  Opozita ka nevojë për një reformatim të thellë duke e “gërryer” lumin dhe duke e mbushur me uji të pastër  duke ruajtur brigjet duke ruajtur kolonat e doktrinës dhe parimet e PD. Basha duhet të jetë i pranishëm në çdo debat publik.  Por mendoj se ai ka zgjedhur të jetë larg debateve politik”, përfundoi ai./m.j

Next Post
Rritje pagash për mësuesit, pedagogët, policët dhe zjarrëfikësit/ Kushi dhe Çuçi japin detaje

Emri/ Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, ja kush emërohet në vend të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In