• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD: Berisha mund të humbasë edhe mandatin e deputetit. Seanca e radhës do ketë tensione, protestat do dështojnë

by Java News
19/12/2023 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit rreth opozitës, duke thënë se pret që në seancën e radhës parlamentare të ketë sërish tensione dhe rrëmujë.

Sa i përket të ardhmes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për imunitetin e të cilit do të votohet në seancën e të enjtes, Zekthi u shpreh se ai mund të humbasë mandatin e tij nëse nuk do të paraqitet në Kuvend për 6 muaj me radhë.

Megjithatë ai u shpreh se gjykata mund edhe ta lejojë Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare, pavarësisht masës së arrestit shtëpiak.

Duke u ndalur te reagimi i grupimit të Berishës, Zekthi tha se demokratët sot nuk janë në gjendje të organizojnë protesta si më parë duke mbledhur dhjetëra mijëra njerëz në sheshe.

“Mendoj se seanca e radhës do jetë sërish me shumë rrëmujë. Opozita e drejtuar nga Berisha do vijojë atë që ka bërë për të bllokuar seancën parlamentare, e cila sidoqoftë do mbahet dhe do votojë.

Kjo do e përkufizojë edhe më keq opozitën si një grupim që nuk ka miratimin e publikut. Shoh një seancë me zhurmë, rrëmujë e zallamahi. Kjo gjë mund të shmangej nga Berisha, por mënyra se si ai vepron në qasjen e tij e solli në këtë pikë.

Politikanët e lartë të refuzojnë vendimet e gjykatës, kur qytetarët e thjeshtë nuk e bëjnë më duket e pakuptimtë. Sistemet vlerësohen nëse ka apo jo persona mbi ligjin. Berisha thotë nuk shkoj sepse është thyer kushtetuta. Vendimet janë të detyrueshme, por nuk mund të refuzosh.

Një rrugë është që gjykata mund t’i japë mundësinë Berishës të shkojë në seancat parlamentare pas arrestit në shtëpi. Beleri është i arrestuar dhe nuk po lejohet të bëjë betimin, por nëse Berisha nuk lejohet të shkojë për më shumë se 6 muaj i ikën mandati.

Kur PD ka qenë e bashkuar dhe më e fortë mblidheshin deri në 20 mijë vetë në protesta. Sot demokratët nuk janë në atë gjendje. Besimi i popullit te lëvizja e Berishës është zero. Pritshmëria e vogël që kishin disa njerëz u dëshmua se ishte iluzion.

Ajo që ka bërë Berisha këto dy vite është vetëvrasëse dhe e pakuptimtë ndaj nuk mund të ketë rezultat. Nuk do doja ta thoja kurrë këtë gjë, do doja që Berisha të ishte i pafajshëm dhe të fitojë kredibilitetin si politikan i rëndësishëm, por ata që e ndjekin duhet të kuptojnë se po shkohet nga gabimi në gabim”, u shpreh ai mes të tjerash./m.j

Next Post
SHBA i ka kërkuar SPAK hetimin e ‘non gratës’ së Berishës, pse ka frikë?!

Seanca plenare të enjten/ Pika e parë e rendit të ditës, dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In