• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarët e PD-së në KQZ akuzojnë kreun e këtij institucioni për shkelje të ligjit

by Java News
07/05/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Me anë të një deklarate zv/kryetari i KQZ-së Hysen Osmanaj dhe dy anëtarët, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri kanë denoncuar disa parregullsi në listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk i ka marrë parasysh kryetari i KQZ-së Denar Biba siç thonë ata. 

Duke e cilësuar vendimin e tij për të miratuar listat shumemërore tre anëtarët thonë se kjo është një tjetër shkelje

DEKLARATA E PLOTË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ne mbledhjen e dt. 07. 05. 2017, do të shqyrtonte disa projekt-vendime për miratimin e listave shumemërore të kandidateve për deputet të paraqitura nga partitë politike.
Tre anëtarët e KQZ konstatuan se për disa subjekte zgjedhore kishte parregullsi/mospërputhje mes nënshkrimeve mbështetëse në lista dhe atyre të vendosura në kopjet e kartave të identitetit.
Ne kërkuam verfikimin e këtij dokumentacioni. Kërkesa ishte në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor dhe është detyrim i KQZ për të verifikuar nënshkrimet mbështetëse të zgjedhësve për kandidatët dhe për të përjashtuar nënshkrimet e parregullta, sikurse e përcakton neni 71 i Kodit Zgjedhor.Kryetari i KQZ refuzoi të kryejë këtë procedurë dhe e rrëzoi kërkesën tonë përmes një votimi të pambështetur në ligj.Vendimmarrja e kryetarit të KQZ për të penguar ligjshmërinë dhe transparencën e dokumentacionit të kandidatëve për deputet dhe për të na penguar të ushtrojmë detyrën është një sjellje e përsëritur në dëm të misionit dhe detyrave të KQZ dhe në favor të interesave të subjekteve të caktuara zgjedhore.Fatkeqësisht kjo vendimmarrje e re abuzive, është ne vazhdën e vendimmarrjeve të paligjshme të KQZ, si për shembull regjistrimi i listave të kandidateve të subjekteve zgjedhore tej afatit ligjor. Ne si anëtarë të KQZ-se, shprehim shqetësimin se kjo sjellje e KQZ-se po cënon rëndë procesin zgjedhor dhe po inkurajon dhe hap rrugën manipulimeve zgjedhore.Hysen Osmanaj, Zv/Kryetar i KQZ-se
Vera Shtjefni, Anetare
Klement Zguri, Anetar
ma.me
Next Post
VIDEO/ E kujton invalid, por kur e kupton se është biznesmen, shikoni si reagon kjo femër

VIDEO/ E kujton invalid, por kur e kupton se është biznesmen, shikoni si reagon kjo femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA: Disfatë për Donald Trump, demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Zgjedhjet në SHBA: Disfatë për Donald Trump, demokratët marrin kontrollin e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In