• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të LSI-së dëgjesë publike për sheshin “Skënderbej”

by A R
09/05/2016 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës zhvilluan një dëgjesë publike me ekspertë dhe arkitektë për projektin e rindërtimit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Duke marrë fjalën gjatë këtij takimi, kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, z. Shezai Rrokaj theksoi se këto dëgjesa janë të rëndësishme për të marrë një vendimmarrje në interes të qytetarëve.

“Sheshi i Tiranës nuk mendojmë se duhet të ketë për promotor zhvillimi makinat. Ka pak hapësirë për të qenë një shesh që u takon qytetarëve të shijojnë zemrën e territorit të një metropoli siç është Tiranë dhe në këtë kuadër ne mbështesim konceptin për tua kthyer sheshin qytetarëve. Ne duam që ky projekt realisht të bëhet i qytetarëve, realisht të realizojë ato elementet të domosdoshme për një shesh të nj metropoli. Ne mendojmë që të marrim mendimet e ekspertëve për këtë çështje. Këto ide do të konsultohen me ekspertët. Nëse ata u qëndrojmë apo jo”, – theksoi z. Rrokaj.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Brunilda Paskali theksoi se krahas mendimit të ekspertëve të fushës, edhe qytetarët duhet të japin mendimet e tyre që vendimmarrja të jetë në interes të tyre.

“Të japim mendimin tonë se si ne e konceptojmë sheshin, se çfarë duam ne si qytetar në shesh. Sepse jo çdo gjë që mund të shkojë mirë për një arkitekt, mund të shkojë mirë për një qytetar të thjeshtë, që ecën çdo ditë në atë shesh. Do të ketë një stendë në sheshin ‘Skënderbej’ të vendosur ku mendimet e qytetarëve pastaj do kërkohen të reflektohen. Ndoshta këto mendime tuaja unë do të doja që t’i bënim në një dokument dhe grupi i këshilltarëve tanë t’i paraqiste zyrtarisht pranë Bashkisë së Tiranës, Kryetarit dhe grupit që ka punuar me projektin për të dhënë edhe ne mendimet tona. Dhe jam e bindur se si në të gjitha gjërat e tjera që grupi i këshilltarëve të LSI-së ka bërë, edhe ky propozim ka për të qenë me një impakt shumë të mirë për qytetarët”, – tha znj. Paskali.

Drejtoresha e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Bashkinë e Tiranës, znj. Diana Mile theksoi se me ndihmën e arkitektëve dhe ekspertëve të fushës do të bëhet e mundur që sheshi të kthehet në shërbim të qytetarëve.

“Me ndihmën e ekspertëve, arkitektëve dhe urbanistëve, ka të themi një peshë specifike në këtë rast, sepse përveç funksioneve bazë, ose kërkesave të një qytetari në lidhje me atë që ai dëshiron, ta shëtisë ose të kalojë, ta përdorë për utilitetet e ditës, ekspertët e fushës mund të mendojnë diçka përtej kësaj, për ato aktivitete ekstra apo për atë prezantim ekstra që nevojitet të ketë ky shesh”,- tha znj. Diana Mile.

Ndërsa, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, znj. Eris Xhixho tha se ky do të jetë një tur konsultash me qytetarët për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”.

“Unë mendoj që e gjitha kjo dëgjesë, e cila është e para në vijueshmërinë që ne kemi menduar për të bërë me qytetarët dhe na shërben shumë mirë që në momentin që ne të marrim një vendim, apo në diskutimet tona në Këshillin bashkiak të jemi shumë të qartë dhe gjithë këto diskutime që ne bëjmë t’i shtrojmë më pas aty ku do të merren vendimet”, – u shpreh znj. Xhixho.

Gjatë kësaj dëgjese, që do të pasohet nga të tjera, të pranishmit diskutuan në lidhje me projektin e sheshit dhe hodhën idetë e tyre, që u mbajtën shënim nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës./a.m.

Next Post

Erdogan: Liberalizimi i vizave na afron me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

“Po ngadalësoni hapin drejt BE-së”, Gogu për protestën e PD: Flakët e molotovët, një gjuhë e varfër politike!

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In