• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarësimi në BE/ Presidentja e PE: Asnjë kriter shtesë për Shqipërinë, sa më shpejt negociatat!

by
28/04/2022 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat, Parlamenti Europian i ka bërë thirrje vendeve anëtare të angazhohen plotësisht ndaj zgjerimit të BE-së.

Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola në një komunikim me gazetarin Ermal Qori për Report Tv është shprehur se procesi i zgjerimit mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës, për të destabilizuar rajonin.

Për presidentet e KE, ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e procesit të integrimit do të ishte kundër parimit për aq kohë sa  të dyja vendet i plotësojnë kriteret, ndërsa thekson se bisedimet e pranimit për të dyja vendet duhet të fillojnë pa vonesë.

E pyetur nëse mendon se Shqipëria duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe të vazhdojë e vetme në këtë proces, Metsola u shpreh:

“Parlamenti Europian i ka kërkuar vazhdimisht Këshillit të ruajë ritmin dhe besueshmërinë e integrimit europian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian. Ne u kemi bërë gjithashtu thirrje vendeve anëtare të demonstrojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t’i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parlamenti Evropian pohon se procesi i zgjerimit është një proces i bazuar në merita. Kjo do të thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat. Fillimi i negociatave vetëm me njërin prej tyre – ndërkohë që të dyja plotësojnë kriteret – do të shkonte kundër këtij parimi”.

Pyetjes se nëse pengesa që po i bëhet të dy shteteve në integrimin e vendit krijon hapësirën për prezencë të një tjetër force në Ballkan, Metsola përgjigjet se stabiliteti fqinjëve mbetet jetik për BE-në.

“Stabiliteti në fqinjësinë tonë të afërt është jetik për stabilitetin e BE-së. Procesi i zgjerimit mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës, duke përfshirë dezinformimin dhe fushatat propagandistike, për të destabilizuar rajonin. Perspektiva e besueshme e BE-së ka shumë të ngjarë të zvogëlojë hapësirën për aktorët e tjerë për të vepruar efektivisht në rajon”, tha ajo.

Por si e lexon Metsola qëndrimin e mbajtur pak ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Bullgare

Teodora Gençovska,  për kushtin që Maqedonia e Veriut duhet të përmbush përpara se të nisi negociatat duke mbajtur sërisht “peng” edhe Shqipërinë?

“Parlamenti Evropian mban qëndrimin e tij se bisedimet e pranimit si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë pasi të dyja vendet plotësuan kriteret për konferencën e parë ndërqeveritare. Nuk ka asnjë bazë për vendosjen e kritereve shtesë. Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në fusha themelore”, përfundoi ajo.

Vetoja Bullgare ndaj RMV qershorin e kaluar bëri që  ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhtte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

/b.h

Next Post
Lufta/ Rusia bie dakord për hapjen e një korridori humanitar në Mariupol

"Lufta por do të vazhdojë derisa Rusia t’i japë fund"/ OKB: Nuk përfundon me takime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump nuk heq dorë nga politika e ashpër kundër emigracionit, gati t’i anulojë vizat deri në 200 mijë azilkërkuesve!

August 25, 2026
Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas

Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas

August 25, 2026
Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

Betejë me zjarret në Dajt, Dibër dhe Librazhd, nuk ka rrezik për banesat! Ministria e Mbrojtjes: Sot 24 vatra, 6 ende aktive

August 25, 2026
Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 25, 2026
Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

August 25, 2026
Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

August 25, 2026
Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

August 25, 2026
“Epsteini” ynë

Betejë teknologjike kundër korrupsionit

August 25, 2026
INVESTIGIMI/ Erald Kapri dhe italiania Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE, nxorën Shehajn politikanin më të besueshëm! Zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

INVESTIGIMI/ Erald Kapri dhe italiania Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE, nxorën Shehajn politikanin më të besueshëm! Zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

August 25, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’, s’mungojnë as çuditë

“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’, s’mungojnë as çuditë

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com