• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anëtarësimi i gënjeshtërt në BE! 

by Denis Dyrnjaja
24/04/2018 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Denis Dyrnjaja
Ajo që dihet dhe që duhet është destinacioni fundor i një rrugëtimi të gjatë, por të vendosur properëndimor të shqiptarëve. Ata e kanë parë dhe konsideruar veten gjithmonë pjesë të Europës edhe kur ajo ua copëtoi vendin, edhe kur i braktisi, edhe kur i injoroi. Shqiptarët kanë jetuar në perden komuniste lindore për dekada me rradhë nën një regjim barbar, por edhe kjo nuk e shoi dëshirën, ëndrrën dhe vetndjerjen e tyre për të qenë  pjesë e Europë. Gjithsesi kjo është ajo që ndjejmë ne dhe si duam ne ta vizatojnë veten përballë faktit gjeografik dhe historik. Çështja është që medalja ka dy anë.
Dhe ana tjetër lidhet me sa të gatshëm jemi ne për të qenë pjesë e Europës në kontekstin më të thjeshtë e më të ndërlikuar të fjalës, anëtarë të familjes së përbashkët europiane, të njohur me emrin klasik Bashkimi Europian. Në këtë bashkim ka disa vlera që bashkojnë popujt e Europës nën një çati. Ato janë drejtat dhe liritë e njeriut, demokracia dhe ekonomia e lirë e tregut. Prej futjes së sistemit pluralist politik, Shqipëria i ka pranuar dhe përqafuar këto shtylla të rëndësishme, por çështja është se qasja ndaj tyre është disi e ndryshme nga ajo që tradita perëndimore europiane sugjeron.
Edhe pse po mbushen gati 3 dekada demokraci, nuk jemi dot në gjendje të përmbajnë veten nga jargët e pushtetit që të bëjmë një palë zgjedhje pa hile dhe pa i bërë pis, duke menduar gjithmonë “skema tinzare” për të vjedhur votat. Kjo ka vrarë besimin mes kundërshtarëve politikë dhe besimin e popullit se vota e tij shkon atje ku duhet. Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ku përfshihet edhe e drejta themelore e pronës me të gjitha derivatet e saj ligjore në këtë vend ose shkelen rregullisht ose injorohen për shkak të një sistemi të degraduar dhe korruptuar drejtësie, që sot po përpiqen të na e bëjnë të huajt, se vetë nuk ishim në gjendje ta bënim, sepse na ka dehur deri në marramendje korrupsioni. Liria ekonomike është deformuar nga konkurrenca e padrejtë dhe tregu ka shumë informalitet. Ky vend nuk ka një balancë të shëndetshme ekonomike dhe financiare.
Ka një borxh të madh publik që qeveritë e korruptuara njëra pas tjetrës e kanë thelluar me skema të dyshimta nga më të ndryshmet manipulative, ndërsa skema e pensioneve është një “bombë financiare” më vete e pazgjidhur. Në këndin më të ngushtë të fjalës normat tona qytetare dhe publike lënë ende për të dëshiruar. Ne ende e shohim ambientin si diçka të huaj, jo si pjesë integrale të jetës sonë. E keqpërdorim atë, e kemi tjetërsuar duke prishur pyje, lumenj e ndotur ajrin si askush tjetër në Europën ku duam të shkojmë. Ne ende shurrosim rrugëve dhe nuk përfillim semaforin. Kemi një shoqëri të orientuar nga spekulimi dhe jo arsimimi real.
Nga dekada, në dekadë po dominojnë antivlerat, mbi vlerat që po kanë gjithmonë e më pak hapësirë. Dhe pas kësaj panorame a mund të themi se jemi gati për t’iu bashkuar familjes europiane?! Unë mendoj se në realitet jo. Në Europë duhet shkuar me dinjitet jo me lëmoshë politike dhe me dinjitet fals. Në Europë duhet të hyjmë kur ndryshimi mes njerëzve që jetojnë në Vermosh, Tiranë dhe Konispol të jetë vetëm klima, por jo mungesa e shkollës, qendrës shëndetësore dhe kushteve më minimale jetësore. Pra nxitimi për të hyrë me mendim, por jo me veprim në BE, nesër do të jetë një zhgënjim edhe për ata edhe për ne.
Next Post
Njeriu i PD që lobon kundër Shqipërisë i lidhur me Rusinë

Jo vetëm Shqipërinë, kur Krichbaum kërcënonte Kroacinë në mbrojtje të Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In