• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Anëtarësimi i detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë, zërat pro dhe kundër

by A R
07/12/2015 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbërritjes pa shumë zhurmë e bujë në Kuvend të projektligjit për “Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”, biznesi jep argumente pro dhe kundër.

Një ndër kundërshtarët e rikthimit të anëtarësimit të detyrueshëm të bizneseve në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, Enno Bozdo rikujton se heqja e detyrimit në 2007 ndodhi për disa arsye, por mbi të gjitja për të mos rritur barrën e biznesit. “ Ne synonim që të krijonim sa më shumë lehtësi për biznesin dhe kjo do të krijonte kosto të tepërta. Anëtarësimi i biznesit në dhoma kë dy qasje, ai perëndimor është është me detyrim dhe modeli anglo-sakson që është me bazë vullnetare”, tha z. Bozdo. Sipas tij, anëtarësimi vullnetar funksionon më mirë në këtë rast. Modelet janë ekzistuese edhe në Shqipëri dhe kjo është një pagesë që duhet të meritohet dhe jo të kryhet me detyrim.

“ Një gjë e tillë u kërkua me forcë nga komuniteti i biznesit. Kuota e paguar përllogaritej si kosto e të bërit biznes dhe pasqyrohej edhe në indikatorin përkatës të Doing Business. Dhe jo më pak e rëndësishme, shteti nuk ka përse të rregullojë marrëdhëniet midis bizneseve dhe organizimeve të tyre. Nuk është ky roli i shtetit.”- tha z. Bozdo.

Kuotat e anëtarësimit llogariten në vlera të ndryshme (nga 20,000 – 100,000 lekë).

Vetë Dhomat e ndryshme të Tregtisë e përkrahin këtë masë pasi në këtë mënyrë ato do të mund të ekzistojnë.

Gjergj Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonëve në Shqipëri u shpreh për Monitor se përkrah këtë projektligj, që sipas tij, do të rregullonte aktivitetin e dhomave.

“Vite më parë, shërbimi kryesor që dhomat jepnin për bizneset ishte ofrimi i vizave, për të lëvizur lirshëm. Me liberalizimin e tyre dhe me vendosjen në fuqi të ligjit që bizneset zgjidhnin vullnetarisht anëtarësimin, shumë biznese u larguan nga Dhomat”- tregon z. Gjika.

Ai propozon, që së bashku me këtë projektligj, të vendoset se, bizneset mund të zgjedhin se në cilën Dhomë të marrin pjesë, por anëtarësimi i tyre, në njërën nga ato, duhet të jetë e detyruar.

Nga ana tjetër, ai sjell në vëmendjen eksperiencën e vendeve si Gjermania, të cilat e kanë lënë vullnetare zgjedhjen për të marrë pjesë ose jo, por ndërkohë Italia, Greqia, e kanë të detyruar.

“Në duhet të marrim nga eksperienca e këtij grupi të dytë, për këtë çështje”- përfundon kreu i Dhomës së Fasonëve.

Ndërsa Zenel Hoxha, nga Dhoma Britanike e Tregtisë thotë për “Monitor” se ky projektligj do të ishte pozitiv, duke qenë se funksionon si një kujtesë ligjore për bizneset, që të kuptojnë se anëtarësimi në një Dhomë do të sillte një angazhim më të sinkronizuar mes bizneseve.

“ Mandatory membership është një skemë e njohur në shumë shtete të Europës, ndaj si përfaqësues i Dhomës Britanike, them se aplikimi në vendin tonë qëndron. Kjo do të sillte një angazhim te sinkronizuar mes bizneseve, Dhomat janë si sindikatat, si shtëpitë e tyre”- pohoi z. Hoxha

Koli Sinjari, Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe projekteve në Biznes Albania shprehet se anëtarësimi i detyrueshëm është një hap i rëndësishëm. Më herët bizneset e kanë pasur me detyrim anëtarësimin, por pastaj u hoq .

“Unë mendoj që ky anëtarësim duhet të jetë i detyrueshëm për shumë shkaqe : E para sepse është një formë e vetme për të mbledhur të ardhura që do të ndihmonin në ofrimin e shërbimeve për bizneset anëtare.

E dyta kjo do të ndihmonte në realizimin e një lobimi më të fortë. Në përgjithësi kur ka një anëtarësim më të madh, atëherë ndahet sipas sektorëve dhe zëri bëhet më i fortë. Nga ana tjetër dhomat e tregtisë në Europë sot kanë marrë përsipër që të bëjnë edhe trajnimet profesionale. Është shumë e rëndësishme që ne të ndjekim modelin ‘dual’ gjerman, që studentët të bëjnë praktikën në fabrika të ndryshme”, thotë z. Sinjari.

Në lidhje me kuotimin, z. Sinjari thotë se me bërjen e detyrueshme të këtij vendimi ulet edhe kostoja për biznesi, pasi sa më i madh të jetë numri i anëtarëve, aq më e vogël është kuota. Përfaqësuesi i “Biznes Albania” thotë se në këtë mënyrë do të mund të krijohet edhe një regjistër kombëtar i bizneseve, që mund të arrihet edhe duke u bashkëpunuar me tatimet apo me insitucionet e tjera.

“Ne jemi duke bashkëpunuar që të dërgojmë në Kuvend për miratim edhe krijimin e një Dhome të Zejtarisë. Ne aty kemi propozuar që anëtarësimi të jetë i detyrueshëm”, thotë z.Sinjari.

Sipas tij është shumë e rënndësishme që dhomat të mund t’i shërbejë sipas nevojave biznesit, por kjo mund të arrihet më lehtë duke qenë anëtarësimi i detyruar./Monitor

Next Post

OSBE, duhet hetim në rastin e Gorazhdecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In