• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Anëtarësia e SPD i thotë ‘PO’ koalicionit! Merkel përgatitet të formojë qeverinë e katërt

by Java News
04/03/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania e Europa i kishin drejtuar këto ditë sytë nga Berlini. Socialdemokratët i thanë PO koalicionit me CDU/CSU, por kjo ishte një fitore mjaft e vështirë. Tani Merkel mund të zgjidhet kancelare në mandatin e katërt.

Ishte një natë të gjatë ajo e së shtunës për shumë anëtarë socialdemokratë që vullnetarisht numëruan rezultatet e votimit të 463.000 anëtarëve socialdemokratë për pyetjen e shtruar -a duhet të përmbyllë Partia Socialdemokrate marrëveshjen e koalicionit të arritur mes Partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristiansociale, CSU. Por lodhja me sa duket ia vlejti. Shumica e anëtarëve socialdemokratë votuan pro koalicionit me CDU/CSU, bëjnë të ditur mediat gjermane, Bild dhe ZDF. Kjo votë i jep tani fund pritjes së gjatë për qeverinë e re në vendin me ekonominë më të fuqishme në Europë, më shumë se katër muaj zgjedhjeve të Bundestagut më 24 shtator.

Socialdemokratët kanë qenë të përçarë: udhëheqja e partisë mbështeste bashkimin në koalicion, ndërsa rinia radikale e partisë nuk e donte këtë koalicion.

Angela Merkel qëndron në pushtet prej 12 vitesh tashmë.

Fitore e vështirë

Votimi që zgjati dy javë vendosi për të ardhmen e qeverisë gjermane. Atij i parapriu një fushatë intensive e krerëve socialdemokratë për të bindur bazën e partisë për rezultatet e arritura në marrëveshjen e koalicionit, që justifikonin ripërsëritjen e koalicionit me Angela Merkel. Kudo u zhvilluan konferenca rajonale, ku krerët e partisë dolën përballë anëtarëve për të shpjeguar strategjinë e re, të hyrjes në qeveri. Edhe në marrëveshjen e arritur të koaliconit, socialdemokratët arritën të fusnin shumë nga temat sociale socialdemokrate. Vetë konservatorët u detyruan të bënin lëshime, si për shembull dorëzimin e Ministrisë së Financave tek SPD-ja, gjë që nuk e prit mirë nga CDU.

Deutschland GroKo-Abstimmungsbriefe in SPD-Zentrale eingetroffen (Reuters/H. Hanschke)Andrea Nahles me politikanë socialdemokratë në selinë e partisë, Willy Brandt Haus

Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e Bundestagut në 24 shtator, me vetëm 20% të votave, socialdemokratët vendosën të shkojnë në opozitë për t’u rigjeneruar politikisht. Por pas dështimit të negociatave për koalicion mes konservatorëve (CDU/CSU) dhe Të Gjelbërve e Liberalëve( FDP) u bënë të nevojshme bisedimet për një raund të ri të koalicionit me bazë të gjerë, CDU/CSU dhe SPD. Vendimi i krerëve të partisë për të hyrë në bisedime për koalicion shkaktoi debate të mëdha brenda socialdemokratëve. Megjithatë pozitivisht u vlerësua këto ditë fakti, se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq demokraci gjalluese dhe debat konstruktiv brenda socialdemokratëve.

Next Post
“Unë shkaktova aksidentin me vdekje”, shqiptari vetëdorëzohet në polici

“Unë shkaktova aksidentin me vdekje”, shqiptari vetëdorëzohet në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com