• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Andy Warhol në muret e Galerisë së Tiranës, Veliaj: Kemi kalendarin më të dendur artistik në rajon

by A R
09/06/2024 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

39 vepra që ofrojnë një shëtitje në botën e ikonës së “pop artit”, Andy Warhol, janë ekspozuar prej datës 5 Qershor në muret e Galerisë së Artit të Tiranës. Në vizitën e tij në ekspozitë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Tirana është kthyer një pikë e rëndësishme pritëse e artit të mirëfilltë bashkëkohor.

“Tirana është bërë epiqendra e gjërave të bukura që ndodhi në rajonin tonë, me art, kulturë dhe koncerte. Sot jetojmë një kohë kur në Tiranë po vjen e gjithë bota. Për ata që i kanë parë shumë nga riprodhimet e Andy Warhol në kabinat elektrike të qytetit, për ta bërë artin pak më miqësor me fëmijët, tani kanë mundësinë që të shohin 39 vepra të mirëfillta të artistit në Tiranë. Sot ky qytet nuk jeton vetëm me turizëm, me IT, por jeton edhe me art dhe kulturë”, deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj tha se Tirana sot ka kalendarin më të dendur artistiko-kulturor në të gjithë rajonin. “Ky fakt na bën të ndihemi vërtet krenarë. Sot në Tiranë është sfidë të zgjedhësh se çfarë do të bësh më parë në mbrëmje. Mund të vish te ekspozita e Andy Warhol, mund të shkosh te festivali te Kinema “Agimi”, mund të shkosh te festivali tjetër te “Reja”, mund të shkosh te kinemaja “Maks Velo” në Laprakë, mund të ndjekësh aktivitete pa fund në sheshin “Skënderbej”. Askush nuk ka çfarë të thotë për mungesën e ofertës. Kemi ndoshta menunë më të gjerë dhe më të gjatë të aktiviteteve”, tha ai.

Një ftesë për ta vizituar ekspozitën kryebashkiaku Veliaj pati për të gjithë artëdashësit. “Më vjen mirë që kemi pasur një fluks jo vetëm të turizmit, që sigurisht vijnë nga vende ku njihet arti bashkëkohor dhe ndoshta kanë qenë shumë herë më të hapura se ne, edhe para viteve ‘90. Por, më vjen mirë që për ekspozitën kanë treguar interes shkollat dhe universitetet, për të provuar një shije të asaj që vlonte në vitet ‘80-‘90 në të gjithë botën, kur ne fatkeqësisht ishim të izoluar. Ndaj, ftesa për të gjithë është: Mos e lini për më vonë! Ne do të jemi hapur deri në datën 5 Gusht”, shtoi ai.

39 veprat e pop artit amerikan po shfaqen për publikun në ambientet e Galerisë së Artit të Tiranës.

/a.r

Next Post
30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të hënën, maturantët testohen për njohuritë e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In