• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Andy Garcia: Fideli? Një diktator aspak revolucionar

by Java News
05/12/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Andy García, i lindur në Havanë në vitin 1956, i natyralizuar si shtetas amerikan shumë vite më parë, thotë me një frymë: «Kuba dhe kultura e saj janë në AND-në time, janë thelbi i identitetit tim, por nuk i kam kursyer kurrë kritikat ndaj Castros. Kam thënë gjithmonë se Kuba është tradhëtuar, mistifikuar, përdorur nga Fideli. Një diktator, jo një ikonë revolucionare».

Aktori (që ka cekur Çmimin Oscar me “The Godfather III”) ka xhiruar një film si regjisor, “The Lost City”, pikërisht mbi Kubën e Batista dhe marrjen e pushtetit nga ana e Castro. Një sagë e frymëzuar edhe nga historia e familjes tuaj…

«Isha 5 vjeç kur im atë vendosi që të emigrojë në Miami, si qindra mërgimtarë kubanezë. Për vite të tëra më ka frikësuar dhe më ka bërë të vuajë fakti që shikoja në shumë bluza fytyrën e Castro “shpëtimtarit”, kur në të vërtetë e ka shkatërruar ekonominë e vendit tim. E kam mbajtur për vite të tëra brenda vetes dhimbjen e mërgimit të familjes time për faj të atij që, e përsëris, e kam konsideruar gjithmonë një luftëtar të keq».

Çfarë kujtimi keni për babain tuaj dhe për arratinë në Miami në kërkim të një jete të re?

«Ima të ka qenë një avokat i madh dhe një gazetar e mendimtar i lirë. Në Amerikë filloi të punojë si kamarier. I jam mirënjohës për kurajon e tij dhe pse na ka dhënë të gjithë neve fëmijëve vlerën më të vërtetë të lirisë dhe vetëdijen e shumë bashkëpatriotëve tanë disidentë të hedhur në fund të detit, pasi janë vrarë dhe kanë vuajtur nëpër burgje. Castro ishte i verbuar nga idetë e tij dhe asnjë revizionizëm historik nuk do të më bëjë që të ndërroj ide».

A jeni ndjerë ndonjë herë një njeri i përkëdhelur i fatit?

«Mund të them vetëm se e gjithë jeta ime është shënuar nga nostalgjia për Kubën. Kurrë për vendin tim nuk jam ndjerë i përkëdhelur nga fati. Nuk kam besuar kurrë në këtë revolucion. Mendoj se për vite e vite me radhë Kuba ime e shkëlqyer është bërë një vend hamletian dhe i plagosur për faj të dy regjimeve, atij të Barista dhe atij të Castro».

Sa e konsideroni veten amerikan e demokratik dhe sa kubanez e konservator?

«Nuk më pëlqejnë këto etiketa, megjithatë shpirtim më i vërtetë i Kubës ka kërkuar gjithmonë lirië. Presidenti Obama ka kujtuar shumë herë me të drejtë fjalët e poetit kubanez Josè Martí: “Liria është kushti bazë për çdo njeri që dëshiron të ndjehet dhe të jetë i ndershëm”».

Ju keni denoncuar në televizion ata që i keni quajtur «masakrat e Castro»….

«Kanë shkaktuar ndarje ideologjike në gjenerata të ndryshme. Ëndrra e revolucionit, më shumë për keq sesa për mirë, ka shënuar shumë identitete. Shumë të rinj janë vrarë për këtë. Kam refuzuar shumë komente kur Obama me një të ashtuquajtur “erë të re” vendosi që të rivendosë marrëdhëniet midis Kubës dhe Shteteve të Bashkuara pas bisedave me Raúl Castro dhe kam heshtur lidhur me disa apele të Papa Françeskut».

Çfarë do të doni të thoni sot?

«Atë që kam përsëritur gjithmonë: do të kthehem në Kubë kur të marrë fund regjimi dhe populli im nuk do të jetë më i shtypur. Amerika më ka ofruar lirinë, do t’i jem përgjithmonë mirënjohës».

Shumë mendojnë ndryshe, edhe midis «latinos»-ve në Florida apo në California…

«Shpresoj që të afrohet liria për popullin kubanez, por degëzimet e pushtetit të Castro janë të pafundme. Edhe pse jemi larg nga vitet Gjashtëdhjetë që me pa të drejtë e kanë idealizuar Fidel, duke e transformuar në një lloj Robin Hood». /Corriere della Sera/Bota.al

ma.me
Next Post
(FOTO) Mund të mos jeni me Brazilin, por këtë tifoze të nxehtë do ta adhuroni patjetër

(FOTO) Mund të mos jeni me Brazilin, por këtë tifoze të nxehtë do ta adhuroni patjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Korrik 2026

July 28, 2026
VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In