• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Andromaqi Harito, ish-mësuesja e fëmijëve të Enverit: Kur Nexhmija më kërkoi falje…

by Java News
23/09/2015 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

harito-e1442899041696Andromaqi Harito, ish-mësuesja e fëmijëve të Enverit: Kur Nexhmija më kërkoi falje…

Një jetë dedikuar arsimit! Kështu mund të përmblidhet në pak fjalë  karriera dhe jeta e Andromaqi Haritos, mësueses ikonë të ’11 Janarit’, (në vitet 1949-1980), që shkëlqeu jo vetëm për aftësinë e saj në mësimdhënie, por edhe për fisnikërinë si nënë e si grua…

Ishte viti 1949, kur ajo, një  vajzë 19-vjeçare nga Zagoria, me flokët e bukura me onde, kapur anash me karfica,  nisi karrierën e saj si mësuese në Lukovë…

Nuk e kishte pasur ëndërr që të merrte këtë profesion në jetë, por gjërat rrodhën kaq natyrshëm…, dhe pas përfundimit të shkollës fillore në qytetin e Sarandës, ndoqi studimet 4 vite për mësuesi në Normalen e Elbasanit, dhe ishte brezi i parë i mësuesve shqiptarë pas çlirimit. Më vonë do të punonte për 30 vite me radhë pa shkëputje nga mësuesia, deri sa doli në pension në vitin 1980-të.

Sot jeton në Tiranë më fëmijët e saj, sapo ka mbushur 85 vjeç; por pasioni dhe dashuria për mësuesinë nuk janë shuar aspak me kalimin e viteve. Mbi tri dekada në mësimdhënie, në tre shkolla të ndryshme të vendit, ajo ka përcjellë me dhjetra breza nxënësish, që e kanë bërë të ndihet krenare pasi që të gjithë janë diplomuar e janë vlerësuar me titujt më të lartë në profesionet që kanë zgjedhur. Ajo ruan akoma kontakte me shumë prej tyre, por edhe pse ata janë rritur e kanë krijuar familje, për të mbeten gjithmonë nxënësit e saj…

Si nisi karriera

“Isha 19 vjeç kur nisa të punoj për herë të parë si mësuese në shkollën 7-vjeçare të Lukovës.  Nuk e zgjodha unë këtë profesion, gjyshi dhe prindërit më nxitën dhe më mbështetën gjatë tërë kohës, dhe sot jam e lumtur që u bëra mësuese. Kam punuar 2 vjet në Lukovë, dhe isha me fat pasi në atë fshat kam gëzuar një respekt dhe admirim pa kufij, si nga nxënësit ashtu dhe nga prindërit e gjithë komuniteti i zonës, më donin dhe më vlerësonin pa masë,” tregon mësuese Andromaqi me nostalgji.

Dhurata më e veçantë që mori kur nisi punën si mësuese ishte një letër që gjyshi i saj, edhe ai mësues shkroi posaçërisht për mbesën e tij, duke i uruar asaj suksese e dashuri për punën e re. Ishte  kjo letër që do ta frymëzonte në çdo moment mësuesen e re Andromaqi, e që rrodhi si  një bekim për të korrur vetëm suksese në jetë. Edhe sot pas kaq shumë vitesh ajo e ruan me fanatizëm letrën e gjyshit, pasi çdo fjalë e tij për të është e shenjtë.

Transferimi

‘’Pas 2 viteve punë në Lukovë, kam punuar 5 vjet në Sarandë, ishim një kolektiv djem dhe vajza të rinj,  mjaft të kualifikuar që të gjithë, dhe punonim me dëshirë e zell në mësimdhënie. Ishim kontigjenti i parë i mësuesve pas çlirimit, një pjesë  ishin arsimuar edhe jashtë në Austri, Itali, Francë, e një pjesë këtu në shkollat tona etj. Unë mbarova Normalen e Elbasanit për 4 vite, dhe qe daja im që më mbështeti e më mbajti në shtëpi gjatë gjithë viteve të shkollës,’’ tregon ajo me mjaft mirënjohje.

Mesuese-ne-SarandeFjalët e urta

Mësuese Andromaqi është një njohëse mjaft e mirë dhe koleksioniste e fjalëve të urta popullore shqiptare, shumë prej të cilave që lidhen me edukimin, i ka renditur edhe në disa nga librat e saj, që i ka shkruar në formë këshillash për mësuesit e rinj, prindërit dhe nxënësit. “Unë kam dhënë mësim në fillore, gjuhën shqipe më së shumti, më pëlqente shumë gjuha, rrokjet…fjalët e urta madje dhe në disa nga librat e mi unë i kam përdorur shumë fjalët e urta të popullit tonë por edhe pasazhe nga librat që kam lexuar, të cilat kanë domethënie dhe mesazhe të mëdha për jetën: Thjeshtësia është stolia e njerëzve të ditur…Le të jem me një sy po të kem dituri”, tregon disa prej të cilave i kanë mbetur në mendje.

Nxënësit

Shumë nga nxënësit e saj kanë ecur mjaft në jetë, duke u bërë politikanë, pedagog, drejtues universitetesh e mjaft profesione të tjera të spikatura, të cilat ajo nuk mundet ti kujtojë të gjithë. Ndër nxënësit e shumtë të saj ka qenë edhe politikani Skënder Gjinushi, rektori dhe profesori Marenglen Spiro, por ajo iu ka dhënë mësim edhe fëmijëve të ish-liderit komunist Enver Hoxha, Ilirit dhe Pranverës në shkollën ‘11 Janari’, në Tiranë që ishte dhe një ndër shkollat më të mira të asaj kohe. Mësuese Andromaqi u përzgjodh si më e mira e asaj shkolle, për tu dhënë mësim jo vetëm fëmijëve të Hoxhës, por edhe udhëheqësve të tjerë të asaj kohe. Kujton se ata ishin nxënës të zellshëm dhe të mirë në mësime, kontaktet me ta i ka ruajtur deri vonë, pasi e kanë ftuar në ceremoni diplomimi, por edhe nëpër festa e gëzime familjare.

Fëmijët e Enverit

‘Sot mund të duket e çuditshme, por në atë kohë nuk bënte diferencë t`u jepje mësim fëmijëve të udhëheqësve, sepse sistemi arsimor ishte aq i fortë dhe bazohej mbi rregulla strikte, sa të gjithë fëmijët trajtoheshin njëlloj të barabartë, nuk bëhej dallim dhe as favorizime në shkolla. Madje për këto dënoheshe. Në fakt shkolla ’11 Janari’ ngaqë ndodhej si godinë edhe në bllok, ku jetonte udhëheqja, aty mësonin shumica e fëmijëve të qeveritarëve, jo vetëm të Enverit dhe Nexhmijes. Dhe unë u përzgjodha të isha mësuese në klasën e tyre”, tregon mësuese Andromaqi, ndërsa kujton edhe një episod me zonjën Nexhmije Hoxha.

Takimet me prindër

“Ishin të shpeshta mbledhjet me prindërit, dhe shumë të rregullta çdo dy javë. Mbaj mend një herë se Nexhmije Hoxha mbërriti me vonesë në mbledhje me vetëm pak minuta, dhe më kërkoi falje për vonesën, pasi kishte qenë në Durrës. Ishte grua e edukuar dhe e sjellshme. Ndërsa Enveri nuk para vinte në shkollë për mbledhje të tilla, mbaj mend që ka ardhur vetëm një herë kur solli dhe regjistroi në shkollë vajzën e tij, Pranverën”, tregon mësuese Andromaqi.

Ftesat  nga nxënësit

Ka pasur me dhjetra takime e ftesa nga nxënësit e saj, ata e kanë ftuar në ditëlindje, fejesa e dasma, e ajo ka shkuar ku ka mundur. “S’ka gjë më të bukur e shpërblim më të madh për mësuesen kur nxënësit dhe prindërit, të kujtojnë pas dekadash”, thotë mësuese Andromaqi, që shton: “Nxënësit ishin shumë të zellshëm në atë kohë, e donin shkollën dhe librin pa masë dhe bënin sakrifica të mëdha për të mësuar, shkollat ishin larg, ecnin me kilometra të tëra në dimër e verë, e gjithmonë shkëlqenin në mësime”.

Leximi

Edhe sot që është 85 vjeç nuk e çon kohën dëm. Lexon, shkruan dhe bën punë dore. Marjeta vajza e saj tregon se nënë Andromaqi ka bërë dhjetra palë çorape për vajzat, mbesat dhe të afërm të saj, dhe mbi 200 përparëse, një tjetër pasion ky i mësuese Andromaqit…Përveç të tjerave ajo ka qenë dhe mbetet e ftuara e nderit në dhjetra “7 Marse” që organizohen nëpër shkolla, ku ka mbajtur fjalime dhe ka dhënë këshilla për brezat e rinj, mësues dhe nxënës.

“Njeriu nuk duhet të shkëputet asnjëherë nga leximi dhe e shkruara, duhet të jetë mik i librit”, më thotë mua. I ka pëlqyer gjithmonë Viktor Hygo si shkrimtar, edhe sot lexon disa nga veprat e tij.

Jeta sot

Nga fëmijët e saj vetëm njëri djalë u bë mësues, Kristaqi, ndërsa i vjen keq që asnjë nga nipërit e mbesat nuk ia trashëgoi profesionin, megjithatë për familjarët e saj ajo nuk është vetëm  nënë dhe gjyshe, por edhe mësuese. Nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet edhe me kolektivin, takohet shpesh me shoqet e saj me të cilat ka punuar për vite të tëra si mësuese, e së bashku kujtojnë ato kohë të paharruara, ku mësuesisë i kanë dedikuar jo thjesht orët e punës por shpirtin e tyre. Për përkushtimin e saj të madh në mësuesi, Andromaqi Harito është nderuar edhe me disa tituj mirënjohje, ku në  Sarandë iu dha titulli ‘Mësuese e dalluar’; në Tiranë u dekorua me Urdhërin ‘Naim Frashëri’, dhe më vonë iu dha titulli ‘’Mësuese e Merituar’’. Edhe pse vitet ikin, ajo do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e atyre që e njohën, si mësuesja e dashur dhe e talentuar Andromaqi (Harito) Jorgji…/tesheshi.com/

Next Post

Susanna, gazetarja që flirtoi me Kryeministrin dhe David Beckham

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

May 19, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

May 19, 2026
Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

May 19, 2026
Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

May 19, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

A do të miratohet sot IBAR-i për Shqipërinë? Në Bruksel flitet për optimizëm

May 19, 2026
Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje

Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje

May 19, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Pse Vuçiç e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

May 19, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Sa dhe si do të kishin votuar të dielën

May 19, 2026
PROFIL/ Trajneri i ri Kombëtares, gjithçka që duhet të dini për Rolando Maran

PROFIL/ Trajneri i ri Kombëtares, gjithçka që duhet të dini për Rolando Maran

May 19, 2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj paraqitet në SPAK

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In