• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Androkli Kostallari nuk besdis asnjë qeveri apo parti!

by Java News
07/04/2019 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristo  Mërtiri

Në gjunjët e pakëputur të Dhëmbelit, ku era e cajit dhe e trëndelinës zbret e bashkohet natyrshëm e pa bujë me borzilokun e “trëndafilat fletët-fletë” nëpër sokakët me kalldrëm a asfalt të qytetit plot mirësi të Përmetit, këto ditë prilli fshatin Leusë e pushton një gjelbërim e bukuri e rrallë. Ndërsa Vjosa sikur ngadalëson hapat e saj të vrullshëm dimërorë dhe bashkë me kabatë e famshme, duan të mbajnë vesh shpërthimin e luleve të paprekshme pranverore. Nxitojnë të ndihmojnë shoshoqnë, për të arritur pikun e përjetshëm në Maj ! Vecse ai vërshim shekullor nga Leusa, ai takim i ngrohtë gati historik e dashuror, tregojnë se është ndërprerë egërsisht e me urë zjarri në dorë, vetëm 4 herë. Dhe kjo marrëzi e cmenduri përcillet me drithërimë  në memorien kolektive brez pas brezi. Se Përmetin e bukur, pushtuesit e huaj e bënë 4 herë shkrumb e hi, e kthyen në gërmadha ulëritëse e mallkimtare. Vetëm shpirtin e banorëve të tij atdhedashës e liridashës nuk e dogjën dot kurrë ! Ishte kjo dashuri e madhe dhe e patjetërsueshme që mbushi Cetat, Batalionet, Brigadat e Divizionet partizane gjatë Luftës së shenjtë Antifashiste Nacionalclirimtare, me bijat dhe bijtë e tij në lule të jetës.

Por në Leusë, në një shtëpi të thjeshtë rrinte ndezur një kandil me vajguri që priste e priste në heshtje përmes errësirës që lëpinte flakën e tij të dobët e shpresëpashuar. E mbante një nënë duar e zemërdridhur. Ishte gjyshja e djaloshit partizan, Androkli Kostallari ! Luftëtari idealist i kulluar, që në torbën e fishekëve ruajti deri në fund edhe një shami dore të qëndisur nga nëneja e shtrenjtë. Ashtu gati të papërdorur, si në betejat dhe në pushimet ku shkrepte sulmi tjetër kundër analfabetizmit. Por edhe ca vjetë pas Clirimit të Atdheut, kur drejtoi të vetmen gazetë të përditëshme në Shqipëri, gazetën time të dashur “Bashkimi”…( Kur “biblioteka e tij e famshme u shit rrugëve të Tiranës, si i thonë, me kilogramë”, tregonte i dëshpëruar miku e bashkëstudenti Prof. Arben Puto, në një kënd të posacëm të saj u gjet edhe ai kandil i paharruar që rrefente dhimbshëm për dhjetra vite me radhë. Rrëfim i rrallë për një Akademik e Gjuhëtar të madh, që nuk e hodhi asnjëherë pas krahëve fillimin e një udhe jo pak të vështirë e aspak të shtruar me lule e pekule. Dhe gjithnjë me vështrimin përballë Leusës, në Dangëlli e Frashër, te gjuha letrare e shqipes së Naimit e Samiut dhe deri te Kongresi i pavdekshëm i Drejtshkrimit, kësaj përmendoreje kombëtare me vlera të pamohueshme gjuhësore e historike. Por edhe te bashkëfshatari penëndritur, Nonda Bulka, që për Vegjëlinë qante e këndonte si bilbili…

Ai që nderon Gjuhën, nderon Atdheun ! Dhe kjo nuk është një urtësi e thjeshtë agolliane. Sepse Tranzicioni ynë rrumpallë, përjetoi edhe dallgë me shkumë e pa shkumë tinëzare e pse jo antishqiptare për nakatosjen dhe nxirosjen e gjuhës së njësuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Medvegjë-Bujanovc e në Diasporë. Nuk thosh kot dijetari i madh frashërlli: Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës ! Lëvrijnë e veprojnë pabesisht si nepërkat ndënë gurë. Mirëpo,Profesori i papërsëritshëm Kostallari nuk u tërhoq asnjë cast nga istikamet e asaj beteje të ndezur kulturore e atdhetare. Edhe kur mbaroi shkëlqyer studimet e larta dhe emërshquari pedagog, Vinogradov, e ftoi të qëndronte asistent i tij në zemër të Moskës, në Universitetin “Lomonosov”. Ëndrrat e tij morën flatra në Shqipëri ! Studiues, organizator e drejtues i talentuar. Jo rastësisht “Tirana po bëhej qendra e studimeve albanologjike që në të kaluarën ishte jashtë, në Austri e në qendra të tjera të Europës Perëndimore”. U ngritën e funnksionuan me ngarkesë të plotë mjaft institucione e katedra me profesionistë të vërtetë. Mendja e hapur dhe dora e pastër e përmetarit të mirë Androkli Kostallari, ishte e prekshme e dinjitoze kudo, nga Jugu në Veri. Në cdo vatër arsimi e kulture, në popull. Përshembull,”1500 emra lulesh kishte vetëm Leusa”, qëmtuar me aq mall e dashuri nga biri i saj. Sa herë shkonte te burimet e gurra popullore ne fshatra e qytete, kthehej i përtërirë në Tiranë. Me atë cantën e njohur të mbushur plot e përplotë me fjalë të reja, të rralla. Në një kohë, kur të tjerë zyrtarë e shtetarë burokratë e kokëboshë ktheheshin me garazhet e veturave të ngarkuara me verë, raki, gliko, mish Nemërcke etj.(!) Dhe raportonin në majat e “Olimpit” për mirëqënien e popullit, kur rrokullima ekonomike e sociale kishte marrë vrapin e pandalshëm tragjik…

Ky punëmadh i Shqipes së njësuar letrare kombëtare, që nga Fjalorët gur themeli, Kartoteka e Gjuhës, Studimet, Revistat, Leksionet cilësore në Prishtinë e në universitetet prestigjioze europiane dhe gjer në Suedi ku emri i tij lakohet sot e gjithë ditën, bashkë me kolegët hodhi themelet e Filologjisë. Pa u ndalur këtu te krijimi i Akademisë së Shkencave, ku ishte anëtar e në presidiumin e saj etj. etj. Gjuhëtarin, intelektualin e mikun e tij të madh,(gati një vit e gjysëm më parë gjatë përurimit të tri vëllimeve të veprës) profesor Rexhep Qosja i cilësoi si vlera të mëdha gjithëkombëtare, që u shërbejnë gjithë shqiptarëve dhe shfrytëzohen prej tyre kudoqofshin ata.

Cdo fundmars kujtojmë edhe ikjen e tij. 27 vite më parë, zemra e tij pushoi së rrahuri papritur. Pa mbushur plotësisht 70 vjec ! Ishte dita e parë e javës. Shkoi në Fakultetin e Histori-Filologjisë. C’i kanë parë sytë përballë asaj boshatisjeje nga studentët e pedagogët ! Një trishtim e ankth që ndoshta nuk rrëfehen dot…Iku edhe fundmarsi i sivjetëm. Nuk bëzajti askush nga shteti e pushteti ! I ka mbytur e përmbytur Polit(h)ika pa moral, ethet për kolltuqe e sënduqe pasurie. Vetëm miku ynë i vecantë, Kujtim Kapllani, nuk hesht e as rri duarlidhur. Ky Profesor i Asociuar, kur fitoi me djersën e ballit titullin shkencor, ishte mësues në Tomoricë të Skraparit ! Rast tepër i rrallë, për të mos thënë i vetmi. Disa me spaleta të pamerituara Administrative të kohës, as në Corovodë nuk e afronin gjuhëtarin “pa shpatulla të ngrohta”( sic thosh me të drejtë Shaban Demiraj ). Dhe marrka pensionin gati sa një invalid pune. Turp ! Në një kohë kur mjaft deputetë e politikanë kokëtulë shpërblehen nga taksat e fukarenjve, shumëfish e “sa frëngu pulën”…Pa interesimin dhe këmbënguljen e tij tepër humane, serioze e profesionale, veprat e tij do të mbeteshin “në drejtim të paditur”. Edhe ditët e fundit, së bashku me gjuhëtarët e nderuar Lafe e Memushaj, ishin mes studentëve e pedagogëve të Vlorës e Prizrenit. Se institucionet shtetërore bëjnë gjumin e rëndë para vlerave kombëtare, jo para “me nder tenderave” e pisllëqeve financiare. Dhe harrojnë që Gjuha Shqipe ka luftëtarët dhe punëtorët e saj progresistë, por edhe dëshmorët e saj. Më tej.

 

Lënia pa strehim e familjes së Akademikut të madh, mbetet një tjetër turp pa anë e fund, ende i pashlyer nga disa qeveri “demokratike”! Kur dëgjoj sot mjaft profesorë të shquar (ish pedagogët e mi) që flasin e bëjnë vlerësimet sipërore për atë burrë me kontribute të jashtëzakonshme, mendja më shkon vetiu edhe te Presidenti i Republikës. Nuk e di se cilët këshilltarë kulture ka pranë dhe përse heshtin ndaj vlerësimit praktik të figurave të tilla me rrezatim gjithëshqiptar. Më mirë vonë se kurrë ! Ose mediat e ndryshme gojëkycura e të shushatura nga Polit(h)ika dhe emisionet mediokre, karfosen nëpër studiot e metropolit pa menduar hic për ajkën e vërtetë intelektuale të kësaj Shqipërize halleshumë. Sepse në fund të fundit, me të madhin Androkli Kostallari, nuk krenohen vetëm përmetarët. Akademik që nuk e mati kurrë veten me hijen e mëngjesit dhe as u bën hije partive e qeverive! Ai ishte dhe mbeti një Rilindas i Ri në altarin e Kombit, në altarin e shenjtë të “Gjuhës së Perëndive”, gjuhës tonë amtare.

Edhe “ndihmesa e tij në fushën e Gazetarisë përbën një tjetër fushë të suksesshme, e cila meriton studimet përkatëse”. Ndonjë studiues capacul, provincial e i paditur, por kokë e këmbë i politizuar nëpër grazhdet partiake pluraliste dhe shpirtkëllirë i pandreqshëm, nuk e shkul dot kurrë nga kultura e gjuhësia shqiptare të cilave u fali gjithcka, sic e tha bukur Idriz Ajeti në Kosovë,”një jetë të tërë njeriu, shkencëtari”.

Prandaj përmetarët dinë kë nderojnë e kë mbajnë në krye të piedestaleve të botës së qytetëruar. Dinë të citojnë  edhe vargjet e paharruara të poetit Xhevo : “Mblidhmani gjakun./ Një plagë plumbi,/ një vragë shpate dhe fshehtas helmi;/ ca fjalë u shkoqën, ca rrokje ranë/ po thelbi mbeti./ Fjalët e shqipes si zaje lumi/ rrugës e bjerrin gjithcka të tepërt,/ gjithcka të qullët;/ ngjizur e lidhur si eshtra trupi./ Dhe gjaku curkë./ Kullojnë fjalët. Ajri përflaket./ Mblidhmani gjakun !”…

 

 

 

 

 

Next Post

Video/ Kardhiq-Delvinë, vijon puna, Gjiknuri publikon pamjet

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    I shkelqyeri dhe i ndrituri i kombit shqiptar.Respekt perjete dhe mirenjohje pa fund per Ju ,i embli dhe gjeniu i gjuhes sone.Faleminderit perjete.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In