Analisti Ben Andoni ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se negociatat me Iranin nuk janë të sabotuara por ato nuk kanë qenë të pastra ndërmjet palëve.
Ai theksoi se aktualisht mungon transparenca për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.
“Negociatat nuk janë të sabotuara. Negociatat kanë qenë asimetrike dhe mënyra se si filloi lufta në kohën kur po negociohesh tregon që negociatat asnjëherë nuk kanë qenë të pastra ndërmjet palëve.
Kemi një problem të madh që në këtë moment mungon transparenca, kuptohet, nga Irani është traditë.
Mungon transparenca kryesore nga vendi ish më demokratik i botës. Pothuajse nuk kemi asnjë gjë transparente në botë. Ndaj, diçka tjetër me ju për sa i përket fuqisë negociuese të Iranit.
Irani ka fuqi negociuese të lartë sepse ka përvojë të marrëdhënieve shumë të sofistikuara me Shtetet e Bashkuara dhe Amerikës”, u shpreh Andoni.
Andoni vuri në dukje se Irani përballet me probleme të mëdha ekonomike. Sipas Andonit, aspekti ekonomik dhe problemet e tjera kanë në plan të dytë pasi tashmë të gjithë janë të fokusuar te lufta.
“Në vëmendjen tuaj duhet të sjell një fakt: i ka ka të shtresuara këto sa që, qoftë në Ministrinë e Jashtme, qoftë në institucione të tjera. Ky është institucion paralel, institucioni i Gardës, që merret më shumë me sigurinë. Gjithçka është e parashikuar për mbijetesën e një vendi i cili ka kohë që përballet me probleme të jashtëzakonshme ekonomike.
Pse? E para që ne kemi shmangur diçka, ndërkohë që ndryshimet klimatike në vende të tjera kanë sjellë pasoja, por që ne akoma nuk i trajtojmë sepse tashi është problemi i parë, problemi i luftës. Irani në pjesën e ndryshimeve klimatike pothuajse e ka shkatërruar.
Është një vend i cili, domethënë, po ta njihni nga afër, është si një oqean shkretëtire. Dhe vetë Teherani prej kohësh presupozhet që të zhvendoset atje”, nënvizoi Andoni.
Ai shpjegoi gjithashtu se në Iran ka një opozitë të fortë pavarësisht standardeve me të cilat zhvillohen zgjedhjet.
“Pse i thashë gjithë këto elemente? Një vend i cili i sheh këto projeksione mund të bënte ndryshime të dalëngadalta.
Pra ndaj diçka tjetër me ju për pjesën e opozitës. Në Iran ka opozitë. Unë kam qenë vëzhgues një herë në zgjedhjet e tyre, po. Procesi i zgjedhjeve lindi jashtëzakonisht për të dëshiruar. Por opozita ishte realisht e fortë”, tha më tej Andoni.











