Kualifikimi i Shqipërisë në Europian është padyshim ngjarja më e rëndësishme e këtij viti, e si rrjedhojë, dy nga ata që kanë kontribuar për këtë arritje, nuk ka si të jenë më pak të rëndësishëm.
Andi Lila dhe Armando Sadiku, ‘heroi’ që realizoi golin e Shqipërisë në ndeshjen kundër Rumanisë, ishin të pranishëm në skenën e Top Awards për të shpallur fituesen e kategorisë “Artistja Femër e Vitit”.
“Unë do të votoja Ermal Mamaqin si Femra e Vitit,” është shprehur me humor Andi Lila, ndërsa çmimin e rrëmbeu kush tjetër, veç Era Istrefit.