Gazetari Andi Bejtja ka postuar online një video-selfie, e cila ka pushtuar portalet shqiptare.
Ish-drejtuesi i lajmeve të Agon Channel, nga një ambient familjar thotë se mediat kryesore shqiptare, TV Klan dhe Top Channel kanë dalë “blof” me ekstradimin e ish-pronarit të tij italian, Francesco Bechetti nga Londra drejt Shqipërisë.
Bejtja thotë se i kishte blerë cigare femrash për t’ia dhuruar në qeli, por ato i kanë mbetur në dorë.