Një ditë më parë, Andi Bejtja sulmonte ambasadoren e BEsë, Romana Vlahutin, që sipas tij, ka përgatitur draftin për reformën në drejtësi bashkë me Edi Ramën.
Sot, duke folur sërish për reformën në drejtësi, ndoshta duke iu referuar edhe origjinës kineze të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për revolucione kineze.
“Unë e përshëndes mesazhin e ndërkombëtarëve dhe e vlerësoj, por nuk dua të shoh ndërkombëtarët, apo këdo qoftë, si prokurorë që arrestojnë njerëz, që u bëjnë thirrje njerëzve për revolucione kineze e të tjera si kjo. E ritheksoj edhe njëherë, që ruajtja e standardeve është gjëja më e rëndësishme në këtë vend”, thotë Bejtja në një intervistë. (Tema)