• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 ngjarjet e vitit 2015, që nuk do t’i harrojmë kurrë

by Java News
25/12/2015 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti televiziv CNN ka sjell listën e 10 ngjarjeve të ndryshme të vitit 2015, të cilat jo domosdoshmërisht janë të gjitha të mëdha dhe më me ndikim.

Sulmet e Parisit dhe rritja e kërcënimeve nga ISIS

13 nëntori i këtij viti do të na mbetet të gjithëve në mend pasi që i la 130 njerëz të vdekur në qytetin e Parisit.

Këto sulme e thumbuan kryeqytetin e preferuar Evropian, e tronditën kampanjën presidenciale të SHBA-së, dhe i shtuan disa frika të reja në Perëndim rreth aftësisë së ISIS-it për të sulmuar kudo.

Donald Trump dominon…

Kur ky vit kishte filluar, Jeb Bush dukej se ishte favoriti sa i përket nominimeve presidenciale të Republikanëve, dhe se Donald Trump ishte vetëm një yll televiziv.

Por, duke filluar nga mesi i verës, Trump ka filluar të bëjë bujë të madhe duke shënuar suksese të ndryshme, pavarësisht komenteve ofenduese ndaj femrave dhe myslimanëve.

Kriza e imigrantëve e gëlltit Evropën

Qindra mijëra refugjatë që vendosën të ikin nga vendet e luftës si Siria, Afganistani etj., kishin vendosur të vijnë në Evropë, duke e shkaktuar një trazirë të vërtetë.

Shumë refugjatë kishin vdekur vetëm gjatë kalimit të Mesdheut në anijet e dobëta.

Tragjedi e cila do të mbahet mend është fotografia e Aylan Kurdi, 3 vjeçarit Sirian, trupi i së cilit lahej nga dallgët në bregun e detit të Turqisë.

Është rritur shqetësimi i vrasjeve racore të policisë në SHBA

Lëvizja #BlackLivesMatter, e cila ishte nxitur nga ngjarja e vitit të kaluar ku një polic e kishte qëlluar Michael Brown i cili kishte qenë i pa armatosur.

Gjërat ishin bërë edhe më kritike në prill, kur Freddie Gray kishte vdekur në paraburgim dhe demonstratat kishin filluar gjithandej në Baltimore.

Protestuesit e Chicagos gjithashtu kishin bërë thirrje për dorëheqjen e Majorit Rahm Emanuel, pasi që në nëntor ishte zbuluar një video e cila shfaqte se si një polic e kishte qëlluar 16 herë me armë një adoleshent të pa armatosur, sjell lajmi.net shkrimin e CNN.

Gjykata Supreme e lejon martesën me të njëjtën gjini

Në qershor Gjykata Supreme kishte vendosur që çiftet gej mund të martohen në çdo vend.

Shumë çifte të të njëjtit seks kishin nxituar të martohen në 13 shtetet ku bashkimet e tilla nuk kishin qenë legale, duke marrë mbështetje të shumta mirëpo edhe duke nxitur proteste në vendet rurale si Kentucky.

Të shtënat masive i rinovojnë frikat ndaj terrorizmit, fillon debati për armët

Me 2 dhjetor një çift i martuar e i armatosur kishin hapur zjarr në një festë në San Bernardino, Kalifornia, duke i lënë 14 të vrarë.

Kjo masakër, dhe disa të tjera, kishin bërë që të fillojë debati rreth kufizimit të armëve automatike.

Sulmuesit thuhet se kishin qenë mysliman të radikalizuar e të inspiruar nga ISIS, duke shtuar frika të reja rreth ekstremistëve islamik.

Papa Françesku në New York

Miliona amerikanë i kishin mbushur rrugët e Nju Jorkut, Filadelfisë dhe Uashingtonit në shtator për të parë dhe dëgjuar Papa Françeskun.

Për liderin shpirtëror të 1.2 miliardë katolikëve, rrugëtimi i tij 6 ditor kishte qenë triumfues.

Caitlyn Jenner dhe rritja e identitetit transgjinor

Caitlyn, që dikur ishte mashkull, në një emision kishte thënë se “Po, për të gjitha qëllimet, unë jam një grua”.

Përndryshe Caitlyn Jenner e kishte fituar edhe çmimin prestigjioz “Gruaja e Vitit”.

NASA me zbulime të mahnitshme në Pluto, Mars

NASA këtë vit kishte bërë zbulime të mahnitshme, si p.sh. prezencën e maleve të akujt etj.

Pas zbulimit të Plutos, NASA gjithashtu kishte gjetur dëshmi se ka ujë në Mars, duke e bërë këtë planet si një mundësi për jetën përtej Tokës.

Fotoja e këtij fustani, temë diskutimi në të gjithë botën

Për këtë nuk ka nevojë për ndonjë përshkrim të veçantë.

I kaltër dhe i zi?

Apo, i bardhë dhe ngjyrë ari?

Next Post

Janullatos meshë në greqisht për Krishtlindjet, besimtarët me përkthyes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In