Carlo Ancelotti ka kritikuar Real Madridin. Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka kritikuar ish skuadrën e tij Real Madrid për lëndimet e shpeshta që po ndodhin.
Ai tha se është bërë punë e keqe, pasi nuk është normale që të jenë 22 lëndimi muskulore gjatë një viti.
“Fakti se janë 22 lëndime muskulore tregon se është bërë punë e tmerrshme nga fillimi i edicionit, sepse kjo nuk është normale për një skuadër si Real Madrid”, tha Ancelotti për Sina Sport, citohet Express.