Carlo Ancelotti beson se Sergio Ramos do të jetë rrezik permanent për skuadrën e tij.
Në konferencën për media para ndeshjes me Real Madridin, trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, tha se duhet të kenë kujdes nga Sergio Ramos.
“Gjithë vitin kemi punuar dhe kemi pranuar vetëm një gol nga gjuajtja e lirë dhe asnjë nga korneri. Por duhet të kemi kujdes nga Sergio Ramos, këtë vit ai është shumë i rrezikshëm nga ndërprerjet”, deklaroi Ancelotti.
Ramos po kalon sezonin më të mirë në karrierë. Ai ka shënuar deri më tani 10 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat, përgatiti ”Express”. (b.an)