• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Anastacia në Tiranë, një mesazh kurajoje për gratë shqiptare

by
24/08/2015 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anastacia në Tiranë, një mesazh kurajoje për gratë shqiptare

Këngëtarja amerikane me famë botërore, Anastacia, do të performojë nesër në një koncert live, në Tiranë. Në faqen zyrtare të këngëtares, është njoftuar se koncerti i saj në Tiranë do të jetë më 25 gusht, ora 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, ku Anastacia do të ndalet pas koncertit të Austrisë, në vijim të turit të saj “Resurrection”, të shtrirë thuajse në të gjithë Europën. Është hera e parë që Shqipëria bëhet pjesë e turit ndërkombëtar promovues të një artisteje të përmasave të tilla.

Anastacia ka përgatitur një sërë performancash koreografike për të shoqëruar këngët e albumit që do të prezantojë. Dikur ajo ka qenë një balerinë e suksesshme, gjë që i jep mundësinë të ofrojë në skenë një shfaqje të mrekullueshme baleti dhe energjie. Një artiste e skenave live, një këngëtare e hiteve botërore, e cilësuar nga kritika si “zonja e vogël me zërin e madh” apo “këngëtarja e bardhë me zërin e zi”.

Në faqen e saj zyrtare, gjenden materialet e saj promocionale, të cilat do të jenë në shitje në stendat në hyrje të stadiumit, ashtu si në të gjitha qytetet europiane, edhe në Tiranë. Bëhet fjalë për bluzat me imazhin e këngëtares, varëset me gërmën A, veshjet e telefonit apo çantat. Sipas organizatorëve, qëllimi i eventeve të tilla nuk është thjesht dhe vetëm organizimi i tyre si të tilla, por përmes organizimit të këtij koncerti dhe të tjerëve që do të pasojnë, synohet që publiku shqiptar të edukohet me ritmin e koncerteve live, të cilat thuajse mungojnë.

Ky koncert, i mbështetur nga vetë Kryeministri i vendit, Edi Rama, sjell edhe një mesazh të fortë sensibilizimi për gratë, nisur nga historia personale e këngëtares, e cila pas një lufte gati 10-vjeçare kundër kancerit të gjirit, ka arritur të mposhtë çdo paragjykim lidhur me sëmundjen. Anastacia u diagnostikua për herë të parë me kancer në vitin 2002, kur ishte 34 vjeç, ndërsa në tetor të vitit 2013 iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, që çoi në heqjen e të dy gjinjve. Vitin e shkuar, ajo deklaroi se kishte dalë triumfuese në betejën e saj me vdekjen, ndaj dhe ajo sjell albumin “Resurrection”, (Ringjallja), kushtuar jetës.

Next Post

Kylie Jenner nuk pëlqen Ferrarin që i blen i dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Batuta e Orban për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë në takimin me Trump: A mund ta marr me vete në Hungari?

Përplasjet e diplomacisë në Budapest

February 15, 2026
Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

February 15, 2026
I ka vënë çelësin zyrave të ‘Euroatlantikëve’? Reagon Basha: Jemi në proces ndryshimi të ambienteve, beteja për PD-në vazhdon

Ku ka “humbur” Lulzim Basha? Fotografia e ministrit rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

February 15, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 15, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Domosdoshmëria e rikualifikimit të një dispozite

February 15, 2026
Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

Lara Colturi: Gabova në lëshim e dytë, shpresoj të jap më të mirën në garën e ardhshme

February 15, 2026
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In