• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anarkia e drejtësisë së re është më e keqe se drejtësia më e politizuar

by Mero Baze
04/04/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja gjë shqetësuese në këtë histori të përgjimeve të SPAK që rrjedhin në media të afërta me klane brenda SPAK-ut, nuk është lakimi i emrave nga personat e përgjuar, por reputacioni i SPAK.

Personalisht nuk ndjehem as i sulmuar dhe as i fyer që botohen përgjimet e një të burgosuri në stres me familjarët e tij, por ndjehem i keqardhur për linçimin ndaj tij. Nëse SPAK e ka politikë që duhen botuar përgjimet e një të burgosuri, mund të na i ofrojë zyrtarisht që t’i botojmë edhe ne.

Problemi është që duhet të bëjmë diferencën mes një grupi gazetarësh që kanë mbështetur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi ndër vite, dhe disa portalesh gjobaxhinjsh që vetëofrohen si zëdhënës të SPAK, të cilët po përdoren në këtë fushatë politike.

Dhe kjo është një çështje që duhet ta sqarojë vetë SPAK. Nuk kam asgjë kundër nëse SPAK zgjedh një njeri të keqpërdorur kundrejt pagesave ilegale nga ministra të korruptuar, që maskohet si demokrat i Berishës, për të rrjedhur materiale. Mjafton të thonë që “ky është njeriu ynë në media” dhe jemi në rregull — si me reputacionin e SPAK-ut, ashtu edhe me transparencën e tij. Ose, në të kundërt, të hetohet kush ka rrjedhur materialet jashtë vullnetit të tyre dhe të vihet përpara përgjegjësisë penale.

Kjo praktikë e përbaltjes në emër të SPAK duhet të marrë fund, jo për ata që tentojnë të përbalten, por për reputacionin e SPAK.

Mua, si gazetar, nuk më cenohet asgjë në jetën time profesionale apo personale pse dikush flet për mua, apo pse mbroj dikë që është nën akuzë. Fakti që jam i lirë të zgjedh vetë qëndrimet e mia, më mjafton të ndjehem njeri i lirë.

Por edhe SPAK duhet t’i dalë zot institucionit që përfaqëson në opinionin publik, dhe ta bëjë të qartë se çfarë është e tij në këtë fushatë dhe çfarë është kundër vullnetit të tij.

Nëse do ta barazojë reputacionin e vet me një tufë njerëzish të keqpërdorur gjithë jetën me pagesa të zeza, është çështje e tyre. Nuk kam asgjë kundër. Thjesht duhet të jemi të qartë: a jemi në luftë me SPAK-un, me bashkëpunëtorët e tyre ilegalë në shtyp, apo me njerëz që keqpërdorin SPAK-un?

Historia e gjobaxhinjve peslekësh të shtypit që flasin në emër të SPAK duhet të marrë fund, jo për shtypin shqiptar — ai ka degraduar aq keq, sa nuk e rregullon më as SPAK-u — por për dinjitetin e drejtësisë, e cila tani është bërë e keqpërdorura më e madhe nga politika, ndërkohë që gjithë kjo reformë u bë që ajo të ishte mbi politikën.

Të dënosh ministra apo opozitarë, qoftë edhe pa fund, nuk do të thotë se je mbi politikën, nëse nuk je transparent dhe nuk provon se nuk të keqpërdor asnjë palë. Statistikat nuk zëvendësojnë kurrë drejtësinë. Drejtësinë e sjellin standardet, jo statistikat. Ti mund të dënohesh 10 vetë, por nëse dënon një njeri pa faj, ke bërë një krim — madje një krim më të madh sesa mosdënimi i një që ka vrarë katër vetë në bulevard.

Por kur sheh se kush flet në emër të SPAK dhe kush bën “pretencë publike” para se të flasë vetë drejtësia, jemi përballë një problemi edhe më të madh sesa drejtësia që e dinim se e kontrollonte politika.

Jemi në anarkinë e drejtësisë, e cila është më e keqe se drejtësia më e keqe.

Next Post
Vrasja e llaria Sulës, ish-i dashuri i përgjigjet hetuesit: S’e kisha planifikuar krimin. Fjetëm bashkë, e vrava mëngjesin e 26 marsit

Vrasja e llaria Sulës, ish-i dashuri i përgjigjet hetuesit: S’e kisha planifikuar krimin. Fjetëm bashkë, e vrava mëngjesin e 26 marsit

Comments 1

  1. L.Xh says:
    9 months ago

    Problemi nuk është doli apo nuk doli sekreti.
    Rrodhi apo nuk rrodhi informacioni.
    U shit dosja apo nuk u shit dosja.
    Problemi qendron tek VETdiskreditimi i SPAK-ut, kundrejtë opinionit publik dhe kundrejtë nderkombëtareve që ndihmuan këtë reformë në drejtësi.
    Kjo gjë, OSE bëhet me qellim për të krijuar idenë se u veprua gabim me reformën në drejtësi.
    OSE për të diskredituar Partinë Socialiste që ndermori këtë reformë, por që realisht është bërë NJË VRIMË NË UJË, mbasi Sali Berisha, ka mundur të penetrojë KOLONËN E PESTË në këtë institucion.
    Edhe hakerimi është një LOJË e qellimshme për të shtuar diskrecionin ndaj këtijë institucioni.
    Ngado që ta shohesh, ka një TURPËRIM MASIV që hetuesit e SPAK dhe GJYKATES dë POSAÇME u bëjnë këtyre DY institucioneve.
    Mendoj që kjo AUTONOMI e pa mbikqyrur, është jashtë çdo lloj llogjike apo tolerance.
    Ç’bën SHISH ?
    Ç’bën policia ?
    Ç’bën Parlament ?
    Ç’bën institucioni dhe vetë ky President ?
    Janë të shumta hamëndjet dhe hipotezat në lidhje me këtë çeshtje, sa do të thoja, SHKURT DHE QARTË, kjo është një URGJENCË KOMBËTARE, sa nuk është vonë,,për mos të arritur situata anormale e vitit të mbrapshtë 1997, e kurdisur nga Sali Berisha, gjë të cilën, Ai, kërkon ta përserisë.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com