• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analizë/ Pse Amerika ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm pas vrasjes së Charlie Kirk

by A R
18/09/2025 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrim nga Katty Kay, BBC

Ka qenë një javë e përgjakshme në Amerikë dhe nuk jam e vetmja që pyes nëse vendi do të mund të dalë nga kjo spirale urrejtjeje dhe dhune. Pas një prej atentateve më tronditëse në historinë e SHBA-ve, guvernatori i Utah bëri apel që amerikanët të ulin “temperaturën” politike.

Por pothuajse askush me të cilin kam folur pas vdekjes së Charlie Kirk nuk beson se ky do të jetë drejtimi që do të zgjedhë vendi. Të paktën, jo për tani.

Historia e fundit është plot shembuj kur Amerika nuk është bashkuar pas një tragjedie. Nuk ndodhi 14 vjet më parë, kur një kongresmene demokrate u qëllua në kokë në Arizona. As tetë vjet më parë, kur një kongresmen republikan u qëllua gjatë një stërvitjeje bejsbolli. Amerikanët nuk u bashkuan as përballë një pandemie globale; përkundrazi, Covid-i thelloi ndarjet.

Arsyeja është e thjeshtë, por e vështirë për t’u ndryshuar. Incentivat që ushqejnë jetën politike amerikane shpërblejnë ata që ndezin zjarrin, jo ata që përpiqen ta shuajnë.

Në të gjithë vendin, është më e lehtë të zgjidhesh në një post politik nëse kandidon me retorikë dhe politika që flasin për bazën tënde elektorale, jo për qendrën politike. Ky është produkti i hidhur i ndarjes së zonave elektorale me qëllim, mëkati origjinal i politikës amerikane të ndarë.

Edhe në media, opinionistët politikë shpërblehen për qëndrime ekstreme dhe nxitje zemërimi. Kjo sjell më shumë shikueshmëri dhe më shumë të ardhura nga reklamat. Pikërisht kjo e bën guvernatorin e Utah, Spencer Cox, një përjashtim amerikan. Pas vrasjes së Kirk, ai u bëri thirrje qytetarëve.

“Shkëputuni nga interneti, fikni ekranet, prekni barin, përqafoni një familjar, dilni dhe bëni mirë në komunitet”, tha ai.
Ai tingëlloi aq i arsyeshëm, aq njerëzor. Një përpjekje për pajtim në një det ndarjesh.

Vitet ’60 e ’70 kundrejt sot

Përçarja dhe dhuna politike nuk janë fenomene të reja në Amerikë. 160 vjet më parë, vendi shkoi në luftë civile dhe, në njëfarë mënyre, nuk ka ndalur kurrë. Brenda pesë viteve në vitet ’60, një president amerikan u vra, pastaj u vra edhe vëllai i tij gjatë fushatës për presidencë. Në të njëjtën periudhë u vranë edhe dy prej liderëve më të mëdhenj të të drejtave civile.

Në vitet ’70, presidenti Gerald Ford u qëllua dy herë. Në vitet ’80, Ronald Reagan u plagos nga një plumb ndërsa dilte drejt limuzinës së tij.

Dhe sigurisht, vetëm vitin e kaluar, Donald Trump i shpëtoi një atentati në Pensilvani dhe një tjetër i dyshuar u arrestua në Florida, gjyqi i të cilit nisi pikërisht javën kur u vra Kirk. Ajo që e bën këtë epokë të ndryshme nga vitet ’60 e ’70 është pikërisht ajo që shqetëson guvernatorin Cox: ndikimi i rrjeteve sociale. Ai nuk është kursyer aspak ndaj kompanive të teknologjisë, të cilat i fajëson për këtë tragjedi.

“Unë besoj se rrjetet sociale kanë luajtur një rol direkt në çdo atentat që kemi parë gjatë pesë apo gjashtë viteve të fundit”, tha ai të dielën.
Cox shkoi më tej, duke thënë se fjala “kancer” është shumë e dobët për të përshkruar dëmin që ato i kanë bërë shoqërisë amerikane.

Ndërkohë që kompanitë teknologjike heshtin, Elon Musk, pronari i X, reagoi duke akuzuar “të majtën radikale” se festoi “vrasjen gjakftohtë” të Kirk. Ai shtoi se “uniteti është i pamundur me fanatikë të tillë”. Megjithatë, Musk pranoi se diskutimi online, edhe kur bëhet negativ, është më mirë të ekzistojë sesa të mungojë.

“Kjo është si një martesë e dështuar”

Ky sistem që përzien rrjetet sociale me politikën shqetëson edhe ata që e duan politikën, pavarësisht kahut.

Kaitlin Griffiths, 19 vjeç, presidente e degës së Turning Point USA në Universitetin Shtetëror të Utah, e tha hapur.

“Rrjetet sociale janë një problem i madh për shoqërinë tonë. Nuk mund të mbash as një bisedë normale me dikë që nuk mendon si ti politikisht dhe kjo është vërtet tragjike”, tha ai.

Tragjike dhe ironike, pasi Kirk shihej si kampion i lirisë së shprehjes, megjithëse kritikët shpesh nuk pajtoheshin me këtë portretizim.
Vdekja e tij rrezikon ta shtyjë vendin edhe më larg nga diskursi civil.

Vetëm disa ditë pas atentatit, kampet politike në SHBA kishin ngritur narrativat e tyre të kundërta. Shumë nga e majta po pyesin nëse atentatori u radikalizua nga subkulturat online dhe grupet e bisedave, ndërsa e djathta fokusohet te një teori komploti të majtë.
Asnjëra palë nuk duket e gatshme ta vërë në prioritet pajtimin.

Ekspertët e ekstremizmit thonë se ndarja aktuale nuk duhet parë vetëm si “e majtë kundër së djathtës”, por si një problem më i thellë: njerëzit po bëhen të paqeverisshëm.

“Duhet guxim për të ulur temperaturën, më shumë se sa po tregojnë sot liderët”, thotë Rachel Kleinfeld nga Carnegie Endowment.

“Ajo që na duhet është të kthejmë faqen dhe të hapim një kapitull të ri. Sepse kjo është si një martesë e keqe dhe si çdo martesë e keqe, nëse vetëm fajëson, humbet”.

Çfarë do të kërkonte pajtimi

Për të thyer zinxhirin e algoritmeve që ndezin ndarjet, SHBA-të kanë nevojë për një lider të jashtëzakonshëm, të vendosur për pajtim kombëtar.

“Jam i pasigurt si mund të dalim prej kësaj”, thotë analisti politik David Drucker.

“Do të ndihmonte nëse të dyja partitë thonë ‘mjaft’ dhe pranojnë se disa vija nuk duhet kaluar. Pa këtë, nuk shoh zgjidhje”.

Por Trump nuk është ai lloj presidenti. Politikisht, ai duket më i fortë kur ka një armik përballë. Ai beson se e majta do të shkatërrojë lëvizjen e tij MAGA dhe pas vdekjes së Kirk, retorika e tij ka qenë krejt e ndryshme nga ajo e guvernatorit të Utah.

“Radikalët e majtë janë problemi”, tha ai. “Dhe ne do të përdorim çdo mjet për t’i shkatërruar këto rrjete”.

Këto qëndrime janë përforcuar edhe nga zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Stephen Miller, i cili u zotua se administrata “do ta bëjë këtë në emër të Charlie”. Megjithatë, studimet mbi atentatet politike në SHBA sugjerojnë se shumica e rasteve janë kryer nga individë të lidhur me ideologji të djathta.

A përsëritet historia?

Disa përpiqen të gjejnë shpresë në të shkuarën. Ish-kongresmeni republikan Joe Scarborough kujtoi vitet e errëta të Vietnamit e Watergate-it.

“Vendi u ringrit atëherë dhe do të ringrihet sërish”.

Edhe senatori demokrat Raphael Warnock tha se pavarësisht dhunës, Amerika ka bërë përparime të mëdha në fusha si barazia racore. Por rruga përpara mbetet e paqartë.

Siç më tha historiani dhe regjisori Ken Burns: “Historia nuk përsëritet kurrë, por shpesh rimon.”

Kjo periudhë tingëllon si shumë të tjera në të kaluarën amerikane, por nuk është njësoj.

E vërteta është se sistemi politik dhe mediatik amerikan nuk ka qenë kurrë kaq i prirur për të shpërblyer ata që nxisin përçarje. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po bëhen më të dobëta, jo më të forta.

Ish-sekretari i Mbrojtjes, Bob Gates, thoshte dikur se tre kërcënimet më të mëdha për sigurinë kombëtare të Amerikës ishin: një Kinë në ngritje, një Rusi në rënie dhe ndarjet e brendshme të vetë SHBA-ve.
Armiqtë e Amerikës e dinë mirë këtë dhe bëjnë çmos në internet për të thelluar hendekun. Dhe amerikanët ua bëjnë punën më të lehtë.

Next Post
“Do i thoja mos më fut në halle…”/ Vrenozi për dasmën e djalit të Topallit: I dha mandatin e 5 Ramës

“Do i thoja mos më fut në halle...”/ Vrenozi për dasmën e djalit të Topallit: I dha mandatin e 5 Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!

November 3, 2026
Aksident në Tepelenë, shoferi humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga, dy të lënduar

E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një kafshë e egër! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë

November 3, 2026
Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

November 3, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

November 3, 2026
Ministria e Brendshme: 26 Korrik 2023, afati i fundit i aplikimit për karta ose pasaporta biometrike përmes kuponëve të “Aleat”

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

November 3, 2026
Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

November 3, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

November 3, 2026
Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In