• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Analizë për tërmetin në Shqipëri, dy ekspertë amerikanë tregojnë shkaqet e mundshme

by Java News
27/11/2019 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar e pa strehë si pasojë e një tërmeti të fuqishëm prej 6.4 ballësh që ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit. Kjo lëkundje është shoqëruar edhe më një seri të vazhdueshme goditjesh më të vogla, të cilat janë ndierë edhe në Kosovë.

Gjithë kjo tragjedi që ka prekur Shqipërinë ka nxitur ekspertë të sizmologjisë të analizojnë gjithë situatën dhe goditjet sizmike që e kanë përfshirë këtë vend.

Doktori amerikan i shkencave, Ross Stein, dhe magjistri i Shkencave, Volkan Sveilgen, kanë publikuar një analizë të përbashkët në “Tamblor” rreth tërmetit fatal që ka goditur Shqipërinë.

Në pjesën e parë të kësaj analize, dy shkencëtarët kanë treguar për numrin e viktimave dhe shkatërrimin që ka ndodhur si pasojë e tërmetit, duke theksuar se gjendja ka mundur të jetë edhe më e rëndë.

Këtë e kanë thënë teksa kanë përmendur faktorët fizikë dhe pasojat që ka lënë në Shkup në vitin 1963 një tërmet, i cili ishte edhe më i vogël se ky që e ka goditur Shqipërinë.

Në korrikun e vitit 1963, tërmeti prej 6.1 ballësh që goditi Shkupin la të vdekur 1 mijë e 70 njerëz, të lënduar deri në 4 mijë, më shumë se 200 mijë pa kulm mbi kokë dhe shkatërroi rreth 80 për qind të qytetit.

Përveç tjerash, ata kanë folur edhe për goditjet më të dobëta të cilat kanë pasuar pas tërmetit 6.4 ballësh, duke thënë se ky lloj aktiviteti është i pazakontë dhe që nuk e bën më të lehtë parashikimin e tërmetit.

Ndërkohë ata kanë bërë edhe një ndërlidhje mes tërmetit prej 6.4 ballësh, që epiqendrën e pati në afërsi të Tiranës, dhe atij që ka ndodhur pranë qytetit të Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë pas një periudhe kohore prej 6 orësh, me fuqi prej 5.4 ballësh.

Dy ekspertët thonë se kjo mbase mund të jetë e rastësishme, por nëse bëhet një lidhje, atëherë një gjë e tillë do të mund të jetë shkaktuar nga valët sizmike të tërmetit që e goditi Shqipërinë pasi ato shpërndahen me minuta të tëra.

Teksa kanë kaluar nëpër historinë e tërmeteve, ekspertët kanë thënë se burimi i tërmetit që ka goditur Shqipërinë është si pasojë e ngjeshjes tektonike të kores së Tokës, që shtrihet nga jugu i Kroacisë deri në Greqi. Kjo ngjeshje e kores së Tokës, siç kanë theksuar ata, është e dukshme edhe në tkurrjen që është bërë në sipërfaqen e Tokës pas matjeve me GPS dhe gjithashtu nga historia e tërmeteve të mëdha që kanë ndodhur në rajon. Sipas tyre, Ballkani Jugor është ka aktivitet më të lartë sizmik se Italia.

Në këtë analizë të tërmetit që ka goditur Shqipërinë, dy ekspertët amerikanë gjithashtu kanë krijuar një hartë, në të cilën tregojnë se si zonat në afërsi të bregdetit në Durrës, Thumanë e Lezhë janë zona toke të ngopura me ujë, të papërforcuara dhe të dobëta e të cilat gjenden përreth epiqendrës së tërmetit 6.4-ballësh.

Këto zona të dobëta tronditen katër herë më shumë se pjesët e tjera pasi toka e tyre është shndërruar pothuajse në gjendje të lëngshme dhe që s’mban asgjë e që si pasojë, një gjendje e tillë e dheut, kur pëson tronditje, shkakton edhe shembje dhe fundosje të ndërtesave.

Në fund të analizës së tyre, dy ekspertët amerikanë thonë se gjeologët e sizmologët do të japin detaje dhe do të mësojnë më shumë ditëve në vazhdim rreth tërmetit, por ajo që theksojnë ata është se rreziku nga një tërmet i tillë nuk ka qenë i paparashikueshëm./GazetaExpress/

Next Post
Tërmeti e ka ngritur Durrësin me 10 centimetra! E zbulon sateliti Sentinel-1 i ESA-së

Tërmeti e ka ngritur Durrësin me 10 centimetra! E zbulon sateliti Sentinel-1 i ESA-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes

PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Përplasen 2 makina në Durrës, mbeten të plagosur 5 persona. Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

Përplasen 2 makina në Durrës, mbeten të plagosur 5 persona. Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

January 22, 2026
Presidentja e Kosovës ‘kokë më kokë’ me Trump, firmos marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes (FOTO)

Presidentja e Kosovës ‘kokë më kokë’ me Trump, firmos marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes (FOTO)

January 22, 2026
Themelohet Bordi i Paqes, liderët nënshkruajnë dokumentin/ Firmos Trump: Këtu janë të gjithë liderët që dua!

Themelohet Bordi i Paqes, liderët nënshkruajnë dokumentin/ Firmos Trump: Këtu janë të gjithë liderët që dua!

January 22, 2026
Balluku plas gazit në Kuvend! Çfarë tha kreu i PD-së që e bëri të qeshë zëvendëskryeministren

Balluku plas gazit në Kuvend! Çfarë tha kreu i PD-së që e bëri të qeshë zëvendëskryeministren

January 22, 2026
Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

January 22, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

January 22, 2026
Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

January 22, 2026
“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

The Guardian: Merr fund kriza për Groenlandën! Trump “e shiti” si fitore marrëveshjen e kufizuar…

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In