• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analizë| Paradoksi: Shqipëria “vend i sigurt”, por jo për të shpëtuarit në det!

by A R
09/12/2025 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artikulli i mëposhtëm i Alessandra Ziniti është përshtatur në shqip nga La Repubblica. Reformat e reja të BE-së për azilin nuk sjellin ndryshime të menjëhershme për Italinë, thotë gazetarja, pasi duhet ende miratimi i Parlamentit Evropian. Megjithatë ka një debat sa i takon konceptit “vend i tretë i sigurt” dhe problemeve që ekzistojnë te qendrat pritëse në Shqipëri.

Çfarë ndryshon menjëherë për Italinë në menaxhimin e flukseve të emigrantëve?

Asgjë! Ajo që u miratua me shumicë nga Këshilli Evropian, shpjegon juristi dhe eksperti i migracionit Gianfranco Schiavone, është një propozim që duhet të miratohet, me të njëjtën shumicë, edhe nga Parlamenti Evropian për t’u bërë normë.

Kur parashikohet të hyjë në fuqi?

Nëse ruhet i njëjti ritëm që ka treguar Komisioni deri tani për ndryshimet e rregullores mbi procedurat, ka shumë mundësi që procesi të përfundojë deri në qershor të vitit 2026, datë në të cilën pritet të hyjë në fuqi Pakti i ri për Azilin dhe Emigracionin.

Cila është diferenca mes “vendit të origjinës së sigurt” dhe “vendit të tretë të sigurt”?

Një diferencë thelbësore, shpjegon Schiavone. Vendi i origjinës së sigurt i referohet shtetit nga vjen emigranti. Kërkesa e tij mund të trajtohet me procedurë të përshpejtuar kufitare, pra me garanci më të ulëta, përveç rasteve të veçanta personale që emigranti duhet t’i provojë vetë.

Po “vendi i tretë i sigurt”?

Është një shtet nga i cili, për shembull, ka kaluar emigranti para se të mbërrijë në Europë, i cili nga ai moment e tutje merr kompetencën për shqyrtimin e kërkesës për azil. Me këtë mekanizëm, shtetet europiane në fakt ua transferojnë përgjegjësinë vendeve të tjera, me të cilat duhet të lidhen marrëveshje. Vendi i tretë i sigurt duhet të respektojë Konventën e Gjenevës, pra të jetë në gjendje të shqyrtojë kërkesat dhe të ofrojë mbrojtje për refugjatët.

A ka dyshime për legjitimitetin e këtij transferimi?

Shumë! Asnjë shtet që është pjesë e Konventës së Gjenevës (si Italia) nuk është i autorizuar të heqë dorë nga detyrimi për të shqyrtuar kërkesat për azil, përveçse në një situatë të përkohshme dhe objektive vështirësie. Në thelb, njerëzit po “shiten” tek një shtet tjetër.

A do t’i lejojnë rregullat e reja qeverisë të rihapë qendrat në Shqipëri për kërkuesit e azilit?

Votimi i djeshëm, shpjegon Schiavone, nuk ka lidhje me qendrat në Shqipëri. Në pamje të parë duket sikur hapet mundësia që ajo qendër të funksionojë, por hartimi i një liste europiane të vendeve të sigurta nuk zgjidh asgjë nëse nuk respektohen kriteret juridike, të cilat mbeten të pandryshuara.

Po ashtu i pazgjidhur mbetet problemi i të drejtës së mbrojtjes ligjore për emigrantët dhe ai i ndalimit automatik, i cili duhet të jetë masa e fundit. Parashikohet një numër i madh kontestimesh.

A mund të riatdhesohet një emigrant që ka bërë apel kundër refuzimit të azilit?

Pezullimi i riatdhesimit nuk është më automatik, por duhet të vendosë gjithmonë një gjyqtar. Pra, nëse autoritetet e riatdhesojnë personin pa pritur vendimin e gjykatës, atëherë riatdhesimi konsiderohet i paligjshëm.

Next Post
“37 ditë për të shpëtuar NIS-in nga kolapsi”, Vuçiç paralajmëron krizë historike

“37 ditë për të shpëtuar NIS-in nga kolapsi”, Vuçiç paralajmëron krizë historike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In