• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analizë/ “Mekanizmi perfekt” që mban në pushtet Benjamin Netanyahu-n

by A R
06/08/2025 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Benjamin “Bibi” Netanyahu u bë për herë të parë kryeministër i Izraelit (në vitin 1996), Donald Trump drejtonte konkursin “Miss Universe”.

Ashtu si Vladimir Putin apo Ali Khamenei, edhe Netanyahu ka përvojën për të duruar kritikat, hetimet dhe akuzat që e godasin nga të gjitha anët. Ai e njeh mirë mekanizmin e ndërtimit të konsensusit. Nga mantra e tij e parë “mos lëviz, mos bjer”, Netanyahu ka evoluar. Gjatë këtyre viteve, ai ka shtuar në repertorin e të mbijetuarit një sërë teknikash.

Një prej tyre është përdorimi i rrjeteve sociale. Shpesh ndihmohet nga miqtë e të birit, por aftësia e tij për të kontrolluar narrativën vjen kryesisht nga mbështetja e miliona investitorëve dhe aleatëve të pasur. Është mjeshtër në tërheqjen e vëmendjes. Kur gjithçka duket se po i shkon kundër, ai shpik një shpërqendrim masiv.

Shembulli më i fundit është lufta me Iranin. Opozita po fitonte terren, proceset gjyqësore për korrupsion dhe lufta në Gaza e fundosnin në sondazhe, zgjedhjet e parakohshme po afroheshin. Por me Luftën 12-ditore kundër objektivave bërthamore iraniane, gjithçka ndryshoi. Proceset dhe zgjedhjet? Flitet për to ndoshta në tetor. Deri atëherë, ai mbetet në pushtet.

Mësimin më të madh e ka marrë nga presidenca e parë e Trump. Kur e akuzuan për lajme të rreme, këshilltarja e tij Kellyanne Conway shpiku një justifikim të famshëm.

“Nuk ishin gënjeshtra, por fakte alternative”, tha ajo.

Këmbëngulja e Netanyahu-t për të mohuar urinë në Gaza vjen pikërisht nga ajo frymë. Mund të ketë qindra dëshmi, por mjafton që një person të thotë të kundërtën dhe publiku do të dyshojë. Dhe nëse nuk i bind të gjithë, nuk ka rëndësi. Mjafton t’u japë mbështetësve të tij një arsye për të besuar se janë “të tjerët” që gënjejnë. Siç thotë vetë Bibi: “Islami është nënshtrim, judaizmi është debat”.

Qëndresa e tij nuk vjen vetëm nga aftësia për komunikim, por edhe nga një vizion afatgjatë. Aleancat, krenaria kombëtare dhe tani edhe pengjet që ndodhen në duart e Hamasit janë, sipas tij, të sakrifikueshme për kauzën më të madhe. Netanyahu është rritur duke parë të atin që shkruante një vepër voluminoze prej 1 mijë e 384 faqesh mbi “dëbimin e hebrenjve” nga mbretërit katolikë të Spanjës. Nga aty lindi bindja: “Kurrë më nuk duhet të jemi të dobët”. Dhe për ta realizuar këtë, Netanyahu po ndërton hap pas hapi Izraelin e madh.

Që në vitin 1998, në fillimet e tij, ai interpretoi Marrëveshjet e Oslos në një mënyrë që palestinezët të kishin vetëqeverisje vetëm në 13% të Bregut Perëndimor. Ishte ajo e fundit herë që ai bëri një lëshim ndaj idesë së dy shteteve. Që prej atëherë ka ndjekur politikën, përça dhe sundo.

Në vitin 2012, deklaronte: “Është e rëndësishme që Hamasi të jetë i fortë”, për të balancuar Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor. Kështu u hap rruga për financimin e islamistëve. Gjatë fushatës së vitit 2019, premtoi të “çonte kufirin e Izraelit deri në lumin Jordan”, pra në thelb të aneksonte Bregun Perëndimor. Gjashtë vite më vonë, po ia del mbanë me ndihmën e kolonëve dhe indiferencën e komunitetit ndërkombëtar.

Për të realizuar projektin e tij, ai ka qenë gati të bashkëqeverisë edhe me një parti arabo-izraelite me orientim islamist. Aleancat e tij janë me gjeometri të ndryshueshme, për sa kohë që ai mbetet në timon. Sot ka ministra mesianikë, të përjashtuar më parë nga ushtria për shkak të ekstremizmit. Ata thonë publikisht se duhet të vriten të gjithë palestinezët, por Netanyahu sqaron se këto nuk janë qëndrime zyrtare të qeverisë. Megjithatë, strategjia e zgjerimit është e njëjtë.

Mbi të gjitha, është falë Trump-it që Bibi mbijeton. Mbrojtja e SHBA-vee shpëton nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe nga sanksione ekonomike apo ushtarake. Netanyahu e di si t’i bëjë lajka presidentit amerikan. E ka krahasuar me Kirun e Madh dhe e ka propozuar për Çmimin Nobel për Paqen. Vetëm “babai” i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, e ka ledhatuar më mirë sedrën e liderit amerikan. Milionerët e mëdhenj hebreo-amerikanë, natyrisht, ndihmojnë gjithashtu.

Ka pasur vetëm një përplasje mes Bibi-t dhe Trump-it. Sapo u zgjodh, Trump donte të tregonte se ishte më i aftë se Biden. Netanyahu i dha një moment lavdie me një armëpushim të përkohshëm. Por më pas e prishi atë marrëveshje dhe bllokoi ndihmat për Gazën për dy muaj. Tani është gati të vendosë për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës. Sipas Inteligjencës Artificiale, Riviera Trump ekziston tashmë.

Qëllimi i Netanyahu-t është të mbrohet nga “fqinjët që na urrejnë dhe duan të na shkatërrojnë”. Prandaj ai e krahason veten me Churchill-in, i vetmi që e pa në kohë rrezikun nazist dhe ashtu si lideri britanik, edhe ai është i fiksuar pas idesë se do të humbasë zgjedhjet pasi të fitojë luftën. Nga “Zoti i Sigurisë”, mediat izraelite e kanë quajtur sot “Lufta e Pafund”. Nëse ushtria ndalon së luftuari, karriera e tij është në rrezik.

Por kujdes: E kanë shpallur të mbaruar të paktën dhjetë herë, dhe gjithmonë ka qenë ai që ka dalë fitimtar.

Shkrim nga Corriere della Sera

Next Post
Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca për harresën

Kujtesa nuk është e përjetshme por as e humbur! Çfarë zbulon shkenca për harresën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

December 5, 2025
Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

December 5, 2025
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

“Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

December 5, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Rrëzohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

December 5, 2025
Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

December 5, 2025
Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

December 5, 2025
“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

December 5, 2025
VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

December 5, 2025
Jemi të gjithë “politikanë”…

Edhe Ismail Qemalin e penguan

December 5, 2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Apeli liron nga qelia të afërmit e autorit! Babai i viktimës: Jemi të shkatërruar

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Apeli liron nga qelia të afërmit e autorit! Babai i viktimës: Jemi të shkatërruar

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In