• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analizë/ Bota sytë te Gaza e Ukraina… si shpërtheu befas një tjetër luftë?

by E S
24/07/2025 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përshtatur në shqip, artikull i La Stampa

Ndërsa bota ishte e fokusuar te luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, një krizë tjetër po rritej nën hijen e një konflikti territorial të vjetër. Mes Tajlandës dhe Kamboxhias po rrezikohet një përplasje tjetër pas përshkallëzimit të dhunës përgjatë kufirit.

Sipas ushtrisë së Bankokut, përleshjet dhe bombardimet kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 11 civilëve tajlandezë në tre provinca të ndryshme. Midis viktimave është edhe një fëmijë 8-vjeçar, ndërsa 14 persona të tjerë janë plagosur. Përshkallëzimi nisi të enjten në orët e para, kur shpërthyen përleshje të armatosura mes trupave tajlandeze dhe kamboxhiane në një zonë të kontestuar pranë tempullit hindu Khmer Ta Muen Thom.

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e zjarrit. Ushtria tajlandeze pretendon se ushtarët kamboxhianë hapën zjarr pranë tempullit, përdorën një dron survejimi dhe më pas dërguan trupa të armatosura rëndë, duke përfshirë dhe raketa. Kamboxhia e mohon këtë dhe thotë se ishte Tajlanda që sulmoi e para. Bankoku ka dënuar Phnom Penh-in duke e quajtur “jo njerëzor, brutal dhe të etur për luftë”, duke e akuzuar për sulme ndaj banesave dhe infrastrukturës civile gjatë përleshjeve në kufirin e kontestuar.

Nga ana e saj, Kamboxhia flet për “sulme të pa provokuar, të parapara dhe të qëllimshme” ndaj pozicioneve kamboxhiane përgjatë zonave kufitare, me kryeministrin Hun Manet që ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së thirrjen e një “mbledhjeje urgjente për të ndalur agresionin tajlandez”.

Ushtria e Bankokut ka deklaruar se ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarakë me avionë luftarakë F16 dhe ka paralajmëruar se avionë të tjerë janë gati për t’u angazhuar. Po ashtu ka njoftuar mbylljen e të gjitha pikave kufitare dhe se përleshjet vazhdojnë në të paktën gjashtë vende të ndryshme. Sipas Ministrisë së Jashtme të Tajlandës, forcat kamboxhiane kanë goditur zona civile, përfshirë një spital, dhe ka paralajmëruar se Tajlanda “është gati të ashpërsojë masat e vetëmbrojtjes në rast se Kamboxhia vazhdon sulmet e armatosura dhe shkeljet e sovranitetit tajlandez”.

Tensionet kishin nisur që nga fronti diplomatik, kur Kamboxhia njoftoi uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Tajlandën, duke dëbuar ambasadorin tajlandez dhe duke tërhequr personelin diplomatik nga Bankoku. Kjo erdhi pas mbylljes së pikave kufitare nga Tajlanda në veri-lindje, dëbimit të ambasadorit kamboxhian dhe tërheqjes së të vetit si shenjë proteste ndaj shpërthimit të një mine anti-personel që plagosi pesë ushtarë tajlandezë.

Konfliktet mes dy vendeve janë përkeqësuar që nga maji, kur një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje në një zonë të kontestuar nga të dyja vendet si territor i tyre.

Kjo krizë ka pasur tashmë pasoja të rëndësishme në të dy vendet. Kryeministrja tajlandeze Paetongtarn Shinawatra u pezullua nga detyra pas publikimit të një bisede telefonike të fshehtë me ish-liderin “etern” kamboxhian Hun Sen, babai i kryeministrit aktual, ku kritikohej puna e ushtrisë tajlandeze. Në Kamboxhia, qeveria ka shpallur shërbimin ushtarak të detyrueshëm nga viti 2026 dhe ka miratuar një ligj që lejon heqjen e shtetësisë, si një masë e re kundër disidentëve.

Tani rreziku është që situata të dalë jashtë kontrollit në një rajon që tashmë është i shkatërruar nga lufta civile në Myanmar. Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kina po e ndjekin me shqetësim, për shkak të rolit të rëndësishëm të Tajlandës dhe Kamboxhias në zinxhirët globalë të furnizimit.

Next Post
Pse është shqetësuar Berisha?

Spartak Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

February 22, 2026
Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

February 22, 2026
20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

February 22, 2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In