• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Analiza vjetore e Policisë së Shkodrës, Veliu kritika të forta: Zbardhni vrasjet e 2018-ës!

by Java News
26/01/2019 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka lëshuar kritika për policinë vendore të Shkodrës në analizën një vjeçare të 2018-ës. Viti që lëmë pas ishte ndër më të vështirët për policinë e Shkodrës sepse u shënuan disa vrasje të bujshme të njëpasnjëshme që erdhën pas një riaktivizimi të botës së krimit. Ngjarjet e vitit të kaluar me vrasje dhe zhdukje personash kanë bërë që drejtori Veliu të jetë kritik në analizë. Pas analizës që zgjati për rreth 3 orë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk preferoi që të japë asnjë deklaratë pavarësisht këmbënguljes së mediave.

“Më mirëkuptoni unë nuk isha përgatitur për një prononcim për mediat”, ka thënë shkurt ai. Kritikat e kreut të policisë Veliu i pranoi edhe vetë drejtori i policisë vendore në Shkodër, Vehbi Bushati i cili tha se Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar punë nga policia e Shkodrës që nënkupton një luftë më të madhe ndaj krimit dhe çdo aspekti tjetër.

Mbaruam analizën 1 vjetore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit bëri vlerësime bëri edhe kritika, por ashtu la edhe detyra. Viti që vjen do të jetë një vit akoma më i angazhuar për policinë për t’ju sjellë rend dhe qetësi në funksion të qytetarëve të Shkodrës dhe njëkohësisht ne do fitojmë besimin e tyre për të qenë më afër tyre dhe për të zgjidhur problemin e tyre. Ai kërkoi punë dhe rezultate konkrete në goditen e elementëve kriminalë në Shkodër”,- tha Bushati.

I pyetur nëse është kërkuar zbardhja e ngjarjeve kriminale të ndodhura në 2018-ën në Shkodër drejtori Bushati tha se nuk kishte një koment tjetër për të bërë. “No koment”,- u përgjigj ai për gazetarët.

Në analizën njëvjeçare fillimisht drejtori i policisë Shkodër Vehbi Bushati ka lexuar një material të gjatë dhe më pas fjalën e ka marrë Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu duke kërkuar më shumë rigorozitet nga efektivët si dhe në fokus sipas tij, duhet të jetë lufta ndaj krimit të organizuar, rikthimi i besimit tek qytetarët si dhe një efiçencë më e madhe e policisë./a.meta

Next Post
Brezovicë, humb jetën nga orteku djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Brezovicë, humb jetën nga orteku djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In