• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

ANALIZA/ Vetëvendosje në udhëkryq

by Java News
04/01/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 11 Qershor të vitit 2017, ditën kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje pati shënuar rezultatin më të mirë të saj në zgjedhje dhe njëherësh, kishte fituar si parti politike, pa llogaritur koalicionet, më së shumti ulëse në Kuvend. Meqë nuk kishte krijuar koalicion parazgjedhor, Vetëvendosje u ‘detyrua’ të kënaqej vetëm me vendin e opozitës në Kuvend. Ky subjekt politik, mori 32 ulëse në Kuvend, një post të nënkryetarit të Kuvendit dhe udhëheqë me disa komisione parlamentare.

Por, pas afër 6 muajve, ky subjekt politik kishte treguar shenjat e para të përplasjeve të brendshme.

Thyerjet e para, ishin vërejtur mes deputetëve Aida Dërguti, Dardan Molliqaj në njërën anë dhe ish-kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti në anën tjetër.

Përplasjet pasuan publikimin e bisedave private të disa deputetëve të Vetëvendosjes, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuar Albin Kurtit.

Të martën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti politike. Ai ka përmendur përçarjet e vitit të fundit në këtë lëvizje dhe “pamundësinë për të ndikuar në ndaljen e tyre”.

“Kohëve të fundit kam parë një intensitet të shtuar të shpërfilljes së plotë të pozitës sime si kryetar dhe të organeve drejtuese të Lëvizjes sa herë që këto kanë marrë vendime, që nuk kanë qenë në përputhje me vullnetin e një pjese të aktivistëve. Në këto rrethana është e pamundshme të drejtosh”, tha Ymeri.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetar të ardhshëm të kësaj lëvizjeje, pas përplasjeve që shpërthyen brenda saj, e cila po përballet me krizën më të rëndë që nga formimi i saj.

Hydajet Hyseni, anëtar i Kryesisë dhe drejtues si Këshillit të Përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje tha për Radion Evropa e Lirë se për dorëheqjen e Ymerit nuk është diskutuar paraprakisht brenda asnjë organi të Lëvizjes, dhe se siç tha ai, nuk ishin në dijeni më herët për vendimin.

“Çështja e dorëheqjes së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje është e papërfunduar e pafinalizuar. Është deklaruar publikisht dorëheqja, por ky vendim nuk është shqyrtuar në organet udhëheqëse të Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe për më tepër, kjo ka ardhur në një moment shumë të pazakonshëm në kohën kur në Lëvizjen Vetëvendosje, në përputhje me statutin e saj dhe afatet e paracaktuar me status, janë shpallur zgjedhjet për kryetar të VV-së”, tha Hyseni.

Ai tha se sipas traditës dhe një praktike të përgjithshme, postin e kryetarit do ta ushtrojë, po i njëjti person deri në zgjedhjen e kryetari të ri, por të gjitha gjërat mbetet të shihen në ditët në vazhdim.

Hyseni ka nënvizuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ekziston veçoria që zgjedhja e kryetarit të bëhet duke u bazuat në demokraci.

“Dhe tani është faza e finalizimit të kandidaturave. Dihet se është një kandidaturë, mund të ketë kandidatura të tjera dhe në afatin më të shkurtër sipas statusit do të bëhen zgjedhjet e rregullta një anëtar një votë, dhe në këtë bazë edhe do të zgjidhet kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Hyseni.

Kandidati kryesor për kryetar të ardhshëm të Vetëvendosjes, sipas njohësve të rrethanave politike, është ish-kryetari i parë i saj, Albin Kurti.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, mendon se në Vetëvendosje ka mosmarrëveshje të mëdha mes grupeve të caktuara të cilat janë formuar së fundmi.

“Dorëheqja e Ymerit nga posti i kryetarit, definitivisht e ka vërtetuar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndarje, ka çarje të mëdha përpara. Unë kam pritur që Ymeri do të japë dorëheqje. Gjithë ato që kanë ndodhur në Vetëvendosje, kanë çuar drejt këtij veprimi, dhe mendoj se ka bërë mirë që është tërhequr, për shkak se ai ka qenë veç formalisht në krye të partisë, ndërkohë që ne dimë se çfarë sulmesh dhe çfarë akuzash ka përjetuar nga përkrahësit e Kurtit. Është më mirë që është tërhequr, pasi nuk ia ka dalë që t’i pajtojë palët rivale brenda lëvizjes”, tha Mushkolaj.

Ky subjekt politik, Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht i ka nisur të veprojë si një lëvizje, duke organizuar tubime e protesta nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, sipas statutit, ‘angazhohet për ndryshime rrënjësore shoqërore dhe politike, duke u mbështetur në parimin e barazisë, të demokracisë, të lirisë politike dhe të drejtësisë sociale të çdo qytetari’.

Po ashtu, në statutin e saj shkruan se Vetëvendosje synon një Kosovë sovrane, që ka kontroll në burimet natyrore të saj dhe që e gëzon të drejtën për të pasur një forcë ushtarake të pavarur të veten, si dhe të drejtë për bashkimin me Shqipërinë.

Po ashtu, aty thuhet se Lëvizja Vetëvendosje, ka si qëllim të saj një Kosovë ku sovraniteti buron nga vullneti i popullit, që e gëzon të drejtën për vetëvendosje të brendshme dhe të jashtme, në mënyrë që populli të jetë i lirë dhe i papenguar në organizimin e jetës shoqërore, politike dhe ekonomike, sipas nevojave dhe interesave të tij./REL

a.ç

Next Post
FOTOT+ REPORTAZH/ Pas fasadës së Jalit, fshihet rrënimi i Vunoit

FOTOT+ REPORTAZH/ Pas fasadës së Jalit, fshihet rrënimi i Vunoit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In