• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ Ujdi para greminës politike – Trump mund të tradhtojë Perëndimin për Putinin

by Java News
15/07/2018 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë duan të arrijnë Donald Trump dhe Vladimir Putin? Që para takimit të tyre në Helsinki është e qartë: Trump mund ta sakrifikojë të gjithë aleancën perëndimore para altarit të vanitetit dhe mungesës së skrupujve.

Donald Trump do të flasë me Valdimir Putin kokë më kokë. Vetëm ata të dy, secili me nga një përkthyes. Këshilltarët politikë dhe protokolluesit në këtë bisedë duhet të mbeten jashtë.

Shtëpia e Bardhë e dëshiron këtë, dhe shkel kështu një rregull bazë të samiteve të tilla, që është më shumë se një zakon. Trump ndez me këtë mosbesimin, nxit frikën e atyre që ndjehen të kërcënuar nga Rusia dhe dyshojnë në garancinë e solidaritetit të aleancës perëndimore.

Trump dhe Putin kanë afri: Të dy e kuptojnë veten si „burra të fortë” në një botë të sunduar nga kaosi; të dy e perceptojnë shtetin që drejtojnë në radhë të parë si demonstrim force. Putin e stilizon veten si lider të atyre focave politike që janë iliberale. Trump e pëlqen ta shohë veten si shkatërruesin e institucioneve liberale, që i dhanë tonin botës pas ndryshimeve epokale të vitit 1945 dhe 1990.

Trump kërkon efektin mediatik – Putini me axhendë të zgjeruar

Të dy kanë lënë të kuptohet, se e admirojnë njëri-tjetrin, megjithë kontradiktat në interesa. Për takimin në Helsinki kjo nuk parathotë ndonjë gjë të mirë, sepse pritshmëritë janë të ndryshme. Trump kërkon efektin mediatik, një takim në skenë të madhe, rrahje shpatullash, ai kërkon të habisë botën. Qëllimet politike, nëse i ka këto, Trumpi i mban të fshehura.

Ndërsa Putini ka një axhendë të zgjeruar: Ai kërkon dorë të lirë në luftën civile në Siri, në Ukrainë, të cilën Putin e kupton si zonë influence ruse, prandaj i lejon vetëm sovranitet të kufizuar. E në fund ai kërkon që Perëndimi të pranojë që okupimi i shpejtë i gadishullit të Krimesë të mos shihet si aneksion, por një”ribashkim” me Rusinë. BE dhe SHBA i kanë vendosur Moskës sanksione për shkak të Krimesë. Putini dëshiron që ato të marrin fund.

Kush fillon e pyet, se si do t’i arrijë Putini këto qëllime tek pala tjetër, i hedh sytë në një greminë politiko-morale. Në një kohë që Trumpi shëtit nëpër Europë, një hetues i posaçëm ka ngritur padi kundër 12 agjentëve rusë; ata kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA para dy vjetësh. Rusia dyshohet prej kohësh, që ka ndihmuar fushatën zgjedhore të Trumpit –përmes sulmeve të hakerëve, vjedhjes së informacionit, fushatave në mediat sociale për ndikimin e votuesve.

Ndoshta Putini i thotë faleminderit Trumpit për sulmet ndaj NATO-s…

Nuk ka dyshim – Donald Trump ka qenë kandidati i dëshiruar i Kremlinit. Por a është ai automatikisht edhe presidenti „tyre”? Përgjigja nuk varet vetëm nga ajo, nëse Kremlini ka diçka në dorë kundër Trumpit, material kompromentues, që mund të përdoret për presion politik. Për këtë spekulohet gjithmonë, herë për historitë e Trumpit me femra në Rusi, herë për kontaktet e biznesit në Nju Jork.

Këto histori intriguese nga jeta parapresidenciale e Trumpit bien sigurisht era sensacion, por deri më tani kanë mbetur vetëm si spekulime. Ato nuk duhet të turbullojnë shikimin për politikën reale, për Donald Trumpin e vertetë.

Kush i godet në mënyrë të tillë anëtarët e NATO-s, siç vepron Donald Trump, është dhuratë për çdo president rus. Do t’i thotë Putini faleminderit për këtë Trumpit? Nuk do ta dimë. Trump e di shumë mirë vetë, se pse nuk do asnjë regjistrim të bisedës së tij me Putinin./DW

a.ç

Next Post
Arrestohen grabitësit e karburanteve në Kurbin

Arrestohen grabitësit e karburanteve në Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In