• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza: Tony Blair, nga Iraku në Gaza! Rikthimi i figurës më përçarëse të politikës britanike

by A R
29/09/2025 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cilësuar gjerësisht si një figurë përçarëse dhe i quajtur “kriminel lufte” nga shumë në botën arabe dhe vetë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të pushtimit të Irakut në vitin 2003 mbi pretendime të rreme për armë të shkatërrimit në masë, është rikthyer sërish në qendër të një plani të diskutueshëm për Lindjen e Mesme.

Sipas mediave izraelite dhe perëndimore, Blair është përfshirë në përgatitjen e planeve të ashtuquajtura të “ditës pas” për Gazën dhe mund të emërohet në krye të një autoriteti të ri ndërkombëtar tranzicioni, që do të administrojë territorin palestinez pas largimit të Hamasit.

Ky rol i tij është parashikuar në planin 21-pikësh të presidentit amerikan Donald Trump, i prezantuar javën e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, përpara liderëve arabë dhe myslimanë.

Çfarë parashikon plani i Trump?

Plani, i paraqitur si një rrugëdalje për luftën shkatërrimtare në Gazë, propozon:

-lirimin e 48 pengjeve të mbetura në këmbim të hapjes së korridoreve humanitare dhe lirimit të një numri të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite;

-një armëpushim dhe ngrirje të vijave të frontit;

-çarmatimin e Hamasit, me amnisti për luftëtarët që heqin dorë nga dhuna dhe garanci që ata që refuzojnë të largohen do të mund të qëndrojnë në Gaza;

-theks të veçantë se askush nuk do të dëbohet me forcë nga Gaza dhe se kush largohet “vullnetarisht” do të ketë të drejtë të rikthehet.

Ky element shihet si një kthesë e fortë për Trump, i cili vetëm disa muaj më parë kishte habitur botën duke folur hapur për “spastrimin etnik” të Gazës dhe idenë e zhvendosjes së përhershme të më shumë se dy milionë banorëve të saj.

Plani pretendon gjithashtu të ofrojë një “rrugë të besueshme” drejt krijimit të një shteti palestinez – një temë që presidenti republikan deri tani e kishte shmangur, por që ka marrë mbështetje në rritje nga vende si Britania, Franca apo Kanadaja.

Megjithatë, sipas raportimeve, SHBA dhe Izraeli synojnë të mbajnë në qendër të shpërndarjes së ndihmave organizatën e përfolur GHF, të themeluar prej tyre për të anashkaluar OKB-në dhe agjencitë tradicionale humanitare. Pikërisht pranë qendrave të saj, ku shpërndaheshin ushqime për palestinezët e uritur, janë vrarë qindra civilë nga ushtarë izraelitë dhe mercenarë amerikanë.

Roli i Tony Blair

Në këtë plan, Blair shihet si kandidat për të drejtuar Autoritetin Ndërkombëtar Tranzitor për Gazën (GITA), një strukturë që do të merrte administrimin e përkohshëm të territorit për disa vite, derisa të vendoset një qeverisje palestineze e reformuar.

GITA do të kërkonte mandat nga OKB-ja, siç kërkojnë shtetet arabe, ndërsa Autoriteti Palestinez fillimisht do të lihej jashtë lojës. Vetëm pasi të kryheshin reforma kushtetuese dhe zgjedhje të reja, PA do të mund të rimerrte rolin e saj në Gaza.

Një forcë stabilizimi ndërkombëtare, kryesisht nga vende arabe dhe myslimane, do të vendosej në terren për të ruajtur sigurinë dhe për të trajnuar forcat palestineze. Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, deklaroi në OKB se vendi i tij ishte gati të dërgonte mijëra paqeruajtës në Gaza, duke e mbyllur fjalimin e tij me fjalën “shalom”.

Blair nuk ka komentuar për planin e ri. Instituti i tij, Tony Blair Institute for Global Change, thotë se synon të “kthejë idetë e guximshme në realitet”.

Pse është kaq përçarës?

Pas largimit nga posti i kryeministrit britanik në vitin 2007, Blair u emërua menjëherë si i dërguari i posaçëm i Katërshes për Lindjen e Mesme (OKB, SHBA, BE dhe Rusia). Roli i tij zyrtar ishte të mbështeste ndërtimin e institucioneve palestineze dhe zhvillimin ekonomik. Ai qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2015, por shumë palestinezë e akuzojnë se nuk arriti të ndalë zgjerimin e vendbanimeve izraelite dhe se, përkundrazi, me lidhjet e tij me Izraelin pengoi perspektivën e shtetësisë.

Në botën arabe dhe në Britani, Blair mbetet i lidhur ngushtë me pushtimin e Irakut, që solli qindra mijëra viktima dhe destabilizim afatgjatë të rajonit. Për këtë arsye, për shumëkënd është i papranueshëm si figurë që mund të administrojë të ardhmen e Gazës.

Një plan i rrezikshëm apo kompromis i përkohshëm?

Kritikët thonë se përfshirja e Blair dhe vetë plani i Trump ngjajnë si një projekt neokolonial për të marrë kontrollin e Gazës, pa garanci se palestinezët do të kenë ndonjëherë të drejtën e plotë për të qeverisur veten.

Izraeli, nga ana e tij, ka theksuar se do të mbajë “kontrollin e sigurisë” mbi territorin, pavarësisht çdo plani ndërkombëtar. Ndërkohë, realiteti në terren. bombardimet e përditshme, uria masive dhe shkatërrimi i infrastrukturës, e bën të pasigurt çdo diskutim për administratën e ardhshme.

Në këtë sfond, rikthimi i emrit të Tony Blair, një figure tërësisht të kontestuar, e bën edhe më të debatueshme çdo zgjidhje të propozuar për Gazën e pasluftës.

Marrë nga Al Jazzera

Next Post
Shkrirja e Komisionit të Integrimit, Bardhi: U përjashtua opozita nga procesi

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin

Comments 1

  1. Igor says:
    5 months ago

    Kriminelet e kane boten ne dore sikur Shqiperia qe e pranoj si keshilltare te Rames Hajduti ti mbron Hajdutet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

February 14, 2026
Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Policët jashtë shërbimit gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

February 14, 2026
Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analiza e REL: Kosova 18 vjeçe! E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In