• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Stereotipet që pengojnë Ballkanin dhe orientimi drejt Kinës

by A R
15/09/2017 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ballkani nuk ka emër të mirë tek evropianët e tjerë që e lidhin me konflikte etnike, korrupsion, varfëri dhe të gjitha llojet e të këqijave të tjera. Shpesh këto janë stereotipe që nuk u përgjigjen realiteteve të Evropës Juglindore. Megjithatë, jo çdo imazh negativ i Ballkanit është një karikaturë keqdashëse.

Mungesa e pavarësisë së mediave në shumë vende të rajonit, pavarësisht se cila qeveri është në pushtet dhe manipulon opinionin publik, është, për shembull, jo një stereotip, por një dukuri e përditshme.

Një fakt tjetër që lidhet me Ballkanin janë shtetet e tij të vogla. Mali i Zi p.sh. nuk ka as një të pestën e banorëve të Berlinit. Por të vogla janë edhe Estonia, Luksemburgu apo Finlanda. Dhe problemi me shtetet e Ballkanit nuk është se janë të vogla, por se janë të dobëta ekonomikisht. Rëndësia e pakët politike dhe ekonomike si dhe pozicioni i tyre midis Rusisë, Turqisë dhe Evropës së pasur Veriperëndimore e bën rajonin të prekshëm ndaj përpjekjeve për manipulim. Shumë është shkruar tashmë për manovrat e Rusisë për të trazuar gjendjen aty, ose për rikthimin e Turqisë në Ballkan.

Një studim i ri hedh dritë tani për një fakt tjetër që deri tani qe anashkaluar: jo fshehurazi, por pa zhurmë Kina është bërë një investitor i rëndësishëm në Evropën Juglindore. Ekonomisti gjerman Jens Bastian, i cili jeton në Athinë, analizoi për disa muaj i ngarkuar nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim” angazhimin ekonomik të kompanive kineze në Ballkan. Dhe edhe pse ai paralajmëron që të mos bëhet panik, Bastian gjithashtu thekson ndikimin e shpejtë ekonomik të Kinës në rajon dhe shtron pyetjen për dimensionin politik të këtij ndikimi.

Ndër të tjera, ai paralajmëron që Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikisht nga Pekini përmes kredive të bankave kineze.

Për vite, Kina ka investuar në infrastrukturën e transportit, veçanërisht tek portet, rrugët dhe rrjetet hekurudhore, në vendet e Evropës Juglindore. Shembulli më i famshëm është porti i Pireut. Ky po përjeton një bum qëkurse sipërmarrja kineze “Cosco Pacific” siguroi në vitin 2009 koncesionin për kalatat e kontejnerëve për 35 vjet. Greqisë kjo i sjell vende të reja pune. Dhe në Greqi gjatë dhjetë vjetëve të fundit nuk ka pasur ndonjë investim tjetër që të ketë qenë më i rëndësishëm.

Porti i Pireut po përjeton një bum qëkurse i kaloi me koncesion në vitin 2009 sipërmarrjes kineze “Cosco Pacific”.

Në Serbi me paratë kineze po ndërtohet një linjë hekurudhore mes Beogradit dhe Budapestit si dhe një autostradë. Zakonisht bankat kineze i miratojnë kreditë për projekte të mëdha ndërtimi, nëse kredimarrësi ngarkon me zbatimin e projektit një sipërmarrje kineze dhe punëson punëtorë kinezë. Kjo do të thotë që ekonomisht prej kredive përfiton kryesisht vetë Kina, si p.sh. në rastin e urës së Danubit në Beograd që përfundoi në vitin 2014. Serbia mori një kredi prej 260 milionë eurosh nga një bankë kineze, por ajo u ndërtua nga një sipërmarrje kineze.

A po kërcënon kështu rreziku që rajoni të shndërrohet në një koloni kineze para portave të BE-së? Jo, kjo është e ekzagjeruar. Studimi i balancuar paralajmëron me të drejtë kundër alarmizmit. Aktualisht BE-ja dhe fqinjët e saj mbeten deri tani partneri më i rëndësishëm për Ballkanin. Investimet dhe kreditë kineze janë vetëm një shtesë e mirëpritur dhe shpesh e dobishme – si p.sh. Porti i Pireut. Por avancimi kinez në Ballkan gjithashtu tregon, se nëse BE-ja nuk është e interesuar për rajonin, atëhere këtë do ta bëjnë të tjerët. Nga ana tjetër nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku BE-ja të merret kaq seriozisht sa në Sarajevë, Tiranë, Beograd apo Shkup. Nëse BE-ja ka ndikim diku jashtë vendit dhe mund të arrijë diçka, atëherë në Ballkan. BE-ja thjesht duhet ta dojë këtë. /DW/a.m.

Next Post
Komiteti Olimpik kosovar i del në ndihmë Majlindës pas operimit

Komiteti Olimpik kosovar i del në ndihmë Majlindës pas operimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In