• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

ANALIZA/ Stabiliteti i Malit të Zi në pikëpyetje pas zgjedhjeve

by A R
17/10/2016 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

(Nga Olivera Nikoliç dhe Rachel O’brien)

Milo Gjukanoviç do të duhet të gjejë aleatë për të vazhduar rrugën e gjatë si kryeministër i Malit të Zi, në përfundim të zgjedhjeve legjislative që u shënuan dje nga një komplot misterioz dhe që ka ngritur pikëpyetje për stabilitetin politik të vendit.

Njëzet serbë vazhdojnë të mbahen të ndaluar edhe sot, arrestuar dje gjatë zgjedhjeve.

Kreu i tyre ishte Bratislav Dikiç, një ish-gjeneral i xhandarmërisë, kundërshtar i ashpër për praninë e NATO-s në Ballkan.

Mali i Zi ka si qëllim të integrohet në Aleancën Atlantike pavarësisht kundërshtimit të ashpër të një pjese të gjerë të opinionit të këtij kombi të vogël prej 640 000 banorësh, pjesa më e madhe ortodoksë.

Sipas autoriteteve malazeze, ata kishin planifikuar një komplot, i ngjashëm me grusht shteti, duke sulmuar turmën që ishte në pritje të rezultateve, duke marrë kontrollin e Parlamentit, duke izoluar Milo Gjukanoviçin dhe duke shpallur fitoren e partive të opozitës.

Milo Gjukanoviç, i cili drejton që prej vitit 1991 vendin, që mori pavarësinë nga Serbia në vitin 2006, nuk ka pasur një koment për një plan të tillë.

– Beogradi nuk beson për komplot –

“Personalisht nuk i besoj duke marrë parasysh informacionet që disponojmë”, theksoi sot kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

Beogradi ka marrëdhënie të tendosura me fqinjin, që kur ky i fundit njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Anëtarësimi në NATO është një tjetër mollë sherri me Beogradin, aleati tradicional i Moskës.

Nëse Mali i Zi do të anëtarësohej në NATO, të gjithë fqinjët e Serbisë, me përjashtim të Maqedonisë, do të jenë anëtarë të NATO-s që do të kontrollojnë të gjitha brigjet e Ballkanit.

Me më shumë se 40 për qind të votave, sipas rezultave pothuajse përfundimtare, formacioni i Milo Gjukanoviç ka kryesuar gjerësisht kundërshtarin e tij të parë, Frontin Demokratik (FD) prorus (rreth 20 për qind).

Milo Gjukanovic, 54 vjeç, do të vihet në kërkim të një maxhorance të brishtë absolute me deputetët që do të duhet të sigurojnë minoritetet kroate, boshnjake dhe shqiptare.

“Ne kemi përpara një periudhë të gjatë bisedimesh për të ndërtuar një maxhorancë të re, sepse partitë e minoriteteve nuk kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Gjukanoviçin”, deklaroi Srgjan Vukadinoviç, analist politik.

Tridhjetë e gjashtë vendet e siguruara për PDS nuk do ta lejonin të qeveriste i vetëm, as të kërkonte pa mbështetje anëtarësimin në NATO.

Teorikisht, duke u bashkuar, tre partitë kryesore të opozitës do të bënin lojë të barabartë me atë. Me social-demokratët e SDP-së, ish-partnere e Gjukanoviçit, por që denoncojnë korrupsionin në vend, ata do t’i afroheshin maxhorancës me 40 vende.

– Qetësi në Podgoricë –

“Është e nevojshme të numërohen të gjitha votat, por në këtë fazë ne mund të themi që opozita ka maxhorancën”, theksoi në mesnatë Andrija Mandiç nga Fronti Demokratik.

Por këto parti janë kryesisht të bashkuara nga kundërshtimi i tyre për Milo Gjukanoviç, kreu me kohëzgjatjen më të madhe në detyrë në Evropë.

Nata ka qenë e qetë, e zhurmuar vetëm nga boritë e mbështetësve të Milo Gjukanoviç pas deklaratës për fitoren në të cilën ai përsëriste vendosmërinë për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në NATO dhe intensifikimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Vëzhguesit ndërkombëtarë do të mbajnë një konferencë shtypi në orët e pasdites pas zgjedhjeve të shënuara nga një pjesëmarrje e madhe, më shumë se 72 për qind.

Opozitari Nedjeljko Rudoviç dënoi një atmosferë të ngjashme me një grusht shteti, që kishte influencuar në lirinë e shprehjes të opinionit të malazezëve.

“Këto zgjedhje të njoftuara si të lira dhe demokratike po kthehen në të kundërtën e tyre”, denoncoi Andrija Mandic, partia e të cilit nuk i ka thirrur për momentin mbështetësit e saj të dalin në rrugë.

Në vitin 2015, manifestimet anti-NATO në Podgoricë, u shënuan nga dhuna./AFP

Next Post
FOTO/ Njihuni me baronin shqiptar që u kap me 11 kg kokainë në Londër

FOTO/ Njihuni me baronin shqiptar që u kap me 11 kg kokainë në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

January 12, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

January 12, 2026
Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

Këlliçi u paraqit në SPAK, zbulohet deputeti i PD që e paditi për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit (DOKUMENTI)

January 12, 2026
“Minimumi jetik të përcaktohet me ligj”, Bardhi: A mund të jetojë Balla me 40 mijë lekë në muaj?!

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun më 28 janar, reagon Bardhi: Bllokim i paprecedentë, iu dha mundësi të pandehurës të..

January 12, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

January 12, 2026
Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

Në zi bota e futbollit/ Ndahet nga jeta në moshën 42-vjeçare pas betejës me kancerin futbollisti francez

January 12, 2026
Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

Bullgaria drejt zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë refuzon mandatin e qeverisjes

January 12, 2026
Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët: Do vish të më hash syrin e tretë/ S’e ke idenë me kë ke hapur luftë!

January 12, 2026
Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

Revokohen mbi 100 mijë viza amerikane, përfshihen mijëra studentë/ DASH: Do të vazhdojmë ta mbajmë SHBA-në të sigurt

January 12, 2026
Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In