• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Analiza sekrete e CIA-s në vitin 1979: Si do të formohet Shqipëria e Madhe

by A R
07/02/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si e kishte analizuar CIA amerikane politikën e kahmotshme shqiptare për pavarësinë e Kosovës, metodat brutale të Aleksandar Rankoviqit dhe idenë e republikës shqiptare në Jugosllavi, e cila u shndërrua në “qëllim të përhershëm” në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në prill të vitit 1979 CIA kishte bërë analizën e “çështjes së Kosovës” në Jugosllavi. Në dokumentin e shifruar “RDP80T00942A001000060001-7”, të titulluar “Jugosllavia: Problemi i Kosovës”, agjencia amerikane e inteligjencës kishte vërtetuar gjenezën e problemit shqiptaro-serb dhe implikimet e këtij problemi lidhur me të ardhmen e Kosovës në Jugosllavinë pas Titos, shkruan gazeta serbe “Kurir”, përcjell Telegrafi.

Analiza e CIA-s fillon me tezën se, edhe pse rivaliteti serbo-kroat prin në Jugosllavi, në prapavijë zhvillohet rivaliteti serbo-shqiptar, i cili do të ketë “ndikim po aq të rëndësishëm se si do t’ia dalë Beogradi në krye me problemin e pakicave nacionale”.

Raporti konstaton se si, përkundër përpjekjeve serbe që ta përvetësojnë Shqipërinë në vendimet, siç janë rritja e shkallës së autonomisë dhe ndihma ekonomike, nacionalizmi shqiptar po forcohet në kohën e një ekonomie gjithnjë e më të dobët në Kosovë.

“Regjimi i Enver Hoxhës në Shqipërinë fqinje, e konsideron Kosovën si një entitet nën kontroll të përkohshëm të Jugosllavisë… Edhe pse nuk ka dëshmi për aktivitete të jashtme subversive në Kosovë, gjendja tashmë është përgatitur për ndërhyrje të jashtme. Kjo veçmas është e vërtetë, sepse problemi i pakicës shqiptare në Republikën jugosllave të Maqedonisë mund ta destabilizojë rajonin, ndaj të cilës Bullgaria ka pretendime territoriale”, thuhet në analizë, transmeton Telegrafi.

CIA potencon se një milion shqiptarë në Jugosllavi përbëjnë grupimin më të varfër etnik në vend, ndërsa në të njëjtën kohë ka shkallën më të lartë të natalitetit dhe të analfabetizmit, gjë e cila shqiptarët i bën veçmas të lidhur me tokën.

“Rryma e fuqishme e nacionalizmit shqiptar është zhvilluar me qëllim të tejkalimit të efektit të qeverisjes së dikurshme serbe, kurse është e bazuar në pritjet jo reale të përfitimeve ekonomike… Prania e atdheut të pavarur shqiptar brenda kufijve të Kosovës, ia shton dimensionin e jashtëm këtij problemi”, thuhet në analizën e CIA-s. /b.d

Next Post
Shpërthimi në minierën e Bulqizës, vijojnë kërkimet për 3 minatorët kinez të bllokuar

Shpërthimi në minierën e Bulqizës, vijojnë kërkimet për 3 minatorët kinez të bllokuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In