• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Që PD të mbajë premtimet e saj… duhet që rritja ekonomike të jetë 38%!

by Java News
13/12/2016 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të realizuar programin e PD, në rast të marrjes së pushtetit vitin e ardhshëm, Shqipërisë do t’i duhej të realizonte një rritje ekonomike vjetore të padëgjuar, prej 38% ose duhet të rriste borxhin që në vitin e parë të qeverisjes në nivelin e 90% të Prodhimit Bruto.

Analizimi i premtimeve dhe kostove financiare që ato mbartnin, nxjerr në dritë se premtimet e bëra në programin e PD për 2017-n janë të parealizueshme.

Konkretisht, në disa takime me simpatizantë të Partisë Demokratike apo në disa dalje publike, Lulzim Basha ka treguar disa detaje të programit të ardhshëm qeverisës, midis të cilave ulja e çminit të naftës, ulja e çmimit të energjisë, eliminimi i taksës progresive, ulja e TVSH-së, rritja e pagave të administratës me 50%, rritja e subvencioneve për bujqësinë, rritja e investimeve në infrastrukturë, rritja e pensioneve etj.

Nga ulja e çmimit të naftës, e çmimit të energjisë dhe e taksave, sipas vetë planit të prezantuar nga PD, të ardhurat në buxhetin e shtetit do të uleshin me 450 milionë euro.

Nga ana tjetër, PD ka premtuar një rritje të investimeve në bujqësi me 150 milionë dollarë (krahasuar me buxhetin aktual të shtetit), rritje të shpenzimeve në zërin për arsimin dhe shëndetësinë, me të paktën 150 milionë euro të tjerë në vit.

Njëkohësisht, një rritje 50% e pagës së mësuesve dhe pedagogëve, një premtim tjetër elektoral i PD, si dhe me të njëjtin nivel i rritja e pagave në administratë dhe e pensioneve, do të shtonte një barrë financiare prej rreth 400 milionë euro në buxhetin e shtetit në vit.

Nuk dihet ende se cila është shuma e parashikuar në programin e PD, për investimet në infrastrukturë, por llogaritet që buxheti i Ministrisë së Transporteve, të jetë minimalisht 100 milionë euro më i lartë.

Për të bërë realitet premtimet e saj, PD-së do i duhej një buxhet shtetëror prej 850 milionë eurosh më i lartë se aktuali ose 1,3 miliardë euro më i lartë, nëse buxheti shkurtohet ashtu siç parashikohet prej Partisë Demokratike pas uljes së taksave.

Si mund të mbledhë shteti shqiptar 1,3 miliardë euro më shumë në buxhet?

Aktualisht, buxheti i shtetit është rreth 3 miliardë euro në vit, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto rreth 13 miliardë euro, me një raport prej 26-28% e PBB-së, që përfundon në arkën e shtetit.

Të ardhurat e mbledhur, në skenarin e premtuar nga PD do të ishin prej 2,55 miliardë euro, ndonëse për të mbajtur premtimet do të nevojiteshin 3,8 miliardë euro. Për të rritur të ardhurat në buxhet me 1.3 miliardë euro, Shqipëria ka nevojë të rrisë PBB-në e saj në 18 miliardë euro. E thënë ndryshe, PD duhet të garantojë në vitin e saj të parë të qeverisë, një rritje ekonomike prej 38%, në mënyrë që të mbajë premtimet e saj.

Skenari i dytë, rritja e borxhit publik me 1,3 miliardë euro, për vitin e parë të qeverisjes, do të çonte totalin e stokut të borxhit të Shqipërisë në 11,5 miliardë euro, rreth 90% e PBB-së, duke kërcënuar rrezikshëm falimentimin e plotë të shtetit brenda dy viteve të para të qeverisjes./Lexo.al

Next Post
Ambasadori Cutillo: Venecia e dha përgjigjen për Vettingun, shpresoj të jetë një shtysë e mjaftueshme

Ambasadori Cutillo: Venecia e dha përgjigjen për Vettingun, shpresoj të jetë një shtysë e mjaftueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In