• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ Putin trondit Evropën dhe botën në të cilën jemi ndjerë të sigurt për 3 dekada. Synimi i tij jo vetëm Ukraina

by Java News
22/01/2022 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë krizë botërore të shkaktuar nga Rusia, vetëm një person merr tashmë rëndësi: Vladimir Putin.

Presidenti rus është mburrur se i vetëm ai vendosi të pushtojë Krimenë.

Tani më shumë se 100,000 ushtarë janë duke pritur urdhrin e tij për marshim në kufirin me Ukrainën. A do ta japë Putin atë urdhër?

Putin është “mbrojtur” rreptësisht nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, aksesi i tij ehde nga njerëz shumë të afërt është rreptësisht i kufizuar dhe ata pak njerëz që lejohen ta takojnë duhet të karantinohen për disa ditë më parë.

Sipas ish-të besuarve, atij i pëlqen të shikojë televizionin shtetëror, përdor shumë rrallë smartphone dhe shumë rrallë po ashtu përdor dhe internetin. Por ai bën shumë telefonata.

Por cili është plani i tij për Rusinë dhe botën tani? Cili është plani i burrit që jeton i izoluar në Moskë, në Soçi, e ndonjëherë edhe në shtëpinë e tij?

Presidenti rus është i shqetësuar për sigurinë e vendit të tij, siç e ka thënë vetë ai.

Rusia kërkon fundin e zgjerimit të NATO-s, tërheqjen e armëve bërthamore amerikane nga Evropa dhe jo stërvitje të mëtejshme ushtarake pranë Rusisë.

Në konferencën e tij vjetore për shtyp në fund të dhjetorit, Putin paralajmëroi se NATO po avanconte dhe po ndërtonte baza me sisteme të reja armatimi: “Në lindje, në jug, në veri dhe në perëndim, natyrisht”.

Por një vështrim në hartë nuk e konfirmon këtë.

Zgjerimi i fundit i NATO-s në lindje ishte pothuajse 18 vjet më parë.

Sot, Rusia ndan 800 kilometra nga 57,680 kilometrat e kufirit të saj të jashtëm me anëtarët e NATO-s, Norvegjinë, Estoninë dhe Letoninë.

Polonia dhe Lituania kufizohen me eksklavën e Kaliningradit për rreth 400 kilometra.

Vladimir Putin sot po ushqen qëllimisht një keqkuptim nga perëndimorët për Rusinë.

Shumë besojnë se Putini po reagon vetëm ndaj SHBA -së dhe NATO-s. Nëse Perëndimi do të sillej ndryshe, do të tregonte mirëkuptim dhe do t’i përgjigjej shqetësimeve të Putinit, atëherë ai do të vepronte shumë ndryshe. Ky është një supozim jo i saktë dhe që nënvlerëson Rusinë. Rusia është një fuqi botërore mjaft e madhe për të mos reaguar ndaj të tjerëve, e për të vepruar sipas dëshirave së saj.

Kjo është pikërisht ajo që po bën Putin. Ai ka plane të tjera, e sheh Perëndimin si të dobët dhe do të donte të vendoste një rend tjetër në Evropë, pa SHBA. Për shkak se Putin nuk sundon një vend të vogël, por një superfuqi bërthamore, sot ai po trondit Evropën dhe botën në të cilën ne jemi ndjerë të sigurt për tre dekada. /Nga Michael Thumann- Përkthyer me shkurtime nga zeit.de- PANORAMA

g.kosovari

Next Post
Nga jeta në SHBA tek i dashuri i ri/ Pas tradhtisë së bujshme moderatorja e sportit i ruhet së keqes: Do e zbuloj kur …

Nga jeta në SHBA tek i dashuri i ri/ Pas tradhtisë së bujshme moderatorja e sportit i ruhet së keqes: Do e zbuloj kur …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In