• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Analiza/ Pikiata e euros dhe fillimi i ringritjes

by A R
20/07/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët ka shënuar rritje për të tretën ditë radhazi në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej sot me 132.52 lekë, 0.03 lekë më shumë sesa një ditë më parë.

Euro e ka marrë veten nga niveli minimal rekord i 9 viteve të fundit, që arriti në datën 27 qershor, kur u këmbye me 131.98 lekë, më e ulëta që nga gushti i vitit 2009.

Nëse shikojmë grafikun e shtrirë në kohë, që nga muaji mars, vihet re një lidhje e drejtë mes rënies së fortë së euros dhe periudhës parazgjedhore në Shqipëri.

Teksa gdhihej 19 maji, dy liderët e Partisë Socialiste dhe Demokratike, Rama dhe Basha, njoftuan se kishin arritur marrëveshjen për të hyrë në zgjedhje, pasi kishin negociuar prej muajsh edhe me ndërhyrjen e përfaqësuesve të huaj europianë e amerikanë. Data e zgjedhjeve u shty, me një javë, nga 18 qershori në 25 qershor.

Zyrtarisht, ethet e fushatës nisën, që atë ditë. Në 19 maj, një euro këmbehej me 134.87 lekë. Pas asaj dite, euro vetëm ka rënë me shpejtësi në tregun vendas. Operatorët e tregut pohuan se arsyeja kryesore ishte rritja e ofertës për valutë, që ata e lidhnin me faktin që ndryshe nga periudhat e tjera parazgjedhore, këtë vit shpenzimet po kryheshin në euro.

Të premten e para zgjedhjeve (23 qershor), euro kishte zbritur në 132.2 lekë, me një nënçmim prej 2.53 lekësh, ndërkohë që nga 1 janari deri në 19 maj, euro kishte rënë me 0.72 lekë (janari u hap në kuotat e 135.47 lekëve).

Teksa operatorët e tregut raportuan lëvizje të mëdha valutore edhe gjatë fundjavës së zgjedhjeve, tregjet u hapën zyrtarisht vetëm të martën e 27 qershorit, për shkak se e hëna ishte pushim nga festa e Bajramit.

Të martën që në mëngjes, rënia e euros ishte e fortë, duke zbritur përnjëherë në 131.98 lekë, duke reflektuar volumin e lartë të këmbimeve që ishte kryer në fundjavë. Kjo rënie nuk justifikohej as nga aktiviteti tregtar teksa ishin pushime dhe as nga turistët, që gjithsesi nuk ishin në kulmin e tyre dhe për më tepër ishin të stepur nga zhvillimi i zgjedhjeve. Nga data 19 maj, kur filloi fushata, deri në 27 qershor, euro ka rënë me gati 3 lekë.

Pas 27 qershorit, rënia e euros u ndal dhe ajo e ka marrë gradualisht veten, pavarësisht se kjo është një periudhë kur faktorët sezonalë, si turizmi fillojnë e “punojnë” kundra saj.

Forcimi i ditëve të fundit i euros në tregun vendas është i lidhur kryesisht me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka arritur në kuotat e 1.15 dollarëve, në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2015.

Megjithatë, në Shqipëri, euro mbetet më e ulët në raportet e këmbimit me lekun, sesa në dhjetor 2016, kur monedha e përbashkët në bursa zbriti në 1.05USD, duke treguar se leku ka qenë i pandjeshëm ndaj zhvillimeve në bursa, por ka reflektuar më shumë kërkesë-ofertën në tregun e brendshëm./Monitor/a.m.

Next Post
Shqipëria në flakë! Dhjetë vatra zjarri nga veriu në jug, ndërhyrja e vështirë

"Duar kriminale po djegin kurorat e gjelbra të Shëngjinit, Beratit, Tepelenës..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com