• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza në “Real Story”: Rama dha 80 mijë $ dhe fitoi, Basha 950 mijë dhe humbi më keq se në 2013

by A R
02/10/2019 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lobimi në SHBA nga Rama dhe Basha ka qenë tema e diskutuar në emisionin Real Story të Sokol Ballës në News24, ku analistët shprehen se ato nuk janë të së njëjtës natyrë dhe se çështja e Bashës mund të cilësohet edhe më e rëndë, pasi kreu i opozitës po hetohet edhe në Shqipëri për pastrim parash.

Deklarata e avokatit të amerikanit 61-vjeçar Ëilliam Argero, i cili pranoi se klienti i tij ka kontribuuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012, dhe që “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës” ka hapur një debat të fortë për lobimin e politikanëve shqiptarë në SHBA.

Duke marrë shkas nga kjo, analisti Agron Gjekmarkaj në krahasimin mes dy liderëve politikë, pozitën e Ramës e shikon më të rëndë. “Kryeministri në kontekstin moral, është në vështirësi. Ndërsa në aspektin juridik, mbetet për t’u parë. Unë mendoj se Arta Marku ka treguar se është e varur politikisht.

 Kam dyshimet e mia te kjo Prokurori, e cila dosjet më të nxehta i çon nga Tirana në Dibër. Kjo që ndodh në Amerikë është një gjykim i vërtetë, është dënim i vërtetë. Së paku në SHBA nuk di që të ketë procedim ndaj Lulzim Bashës. Mirëpo, në Amerika ka një gjyq për një person që ka ndihmuar Ramën për të bërë foto me Obamën. Moralisht Rama është në gjendje kritike”, tha Gjekmarkaj.

Ndërsa Edvin Kulluri, një kritik i ashpër si për Bashën, ashtu edhe për Ramën shprehet se duhet sqaruar se nuk ka ende një gjykim në themel të çështjes. “Nuk dihet nëse hetimet do të bëhen në Amerikë apo në Shqipëri, për sa kohë që janë shtetas shqiptarë. Kemi çështje serioze të implikimit të dy liderëve, Ramës dhe Bashës. 

Jemi 7 vjet më pas dhe drejtësia amerikane ka pasur kohë. Unë besoj se Edi Rama është në pozicion të vështirë, besoj do ketë problem ligjor me këtë financim, që dyshohet i paligjshëm. 

Një person ka përmendur z. Rama në gjyq. Kemi dy liderë që bëjnë këto punë, të cilët sulmojnë njëri-tjetrin politikisht. Nëse Rama falsifikon dhe paguan 80 mijë USD për të bërë një foto me Obamën dhe fiton zgjedhjet, kundërshtari i tij shpenzon 950 mijë USD dhe del më keq në zgjedhje se 4 vite më parë”, tha Kulluri.

Kurse gazetari Frrok Çupi shkon edhe më tej, duke vënë në dukje se lobim në SHBA nuk bëjnë vetëm politikanët shqiptarë, megjithëse sipas tij, “çështja e Bashës është më komplekse. Si Rama dhe Basha, por jo vetëm këta të dy, keqpërdorin Kushtetutën e Amerikës dhe rregullat e lobimit. Në Shqipëri, Basha është i akuzuar për pastrim parash, sepse nuk ka treguar shumat e vërteta dhe nga kanë ardhur. 

Në fillim ka thënë ‘i kam marrë nga shqiptarë amerikanë’, pastaj doli se nuk ishin shuma 25 mijë por edhe 675 mijë të tjera, gjëra që rëndojnë shumë pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike”, deklaroi Çupi.

Po ashtu, në të njëjtën linjë ishte edhe Minxhozi, sipas të cilit, problemi i Bashës, ndryshe nga Rama është se ai ka rënë në det me këmbët e tij për çështjen e financimit. “Edi Rama nuk e nxori foton në rrjetet sociale, kurse Basha bëri me jehonë. Besoj se Basha ka rënë në det me këmbët e veta për financimin. Këtu nuk ka asnjë transparencë për paratë e partive. 

Këtu gropat skeptike të vërteta janë fushata elektorale. Nëse Rama ka lobuar për foto me Obamën gjatë fushatës, Basha ka lobuar për Presidentin Trump, pikërisht në kohën kur kritikat ishin shumë të mëdha”, u shpreh Minxhozi.

Next Post
Ndoka sulmon Hajdarin: Atë nuk e beson njeri, e bënë deputete prej Azemit

Ndoka sulmon Hajdarin: Atë nuk e beson njeri, e bënë deputete prej Azemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com