• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ A mund të shmanget lufta në gadishullin korean?

by A R
19/09/2017 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Daullet e luftës janë duke rënë. Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të dytë, pa miratimin e Japonisë, mbi territorin japonez. Kjo vjen vetëm pak ditë pasi shpërtheu një pajisje bërthamore që ishte mbi 10 herë më e fuqishme, se ajo që shkatërroi Hiroshimën në vitin 1945. Më pas, koreano-veriorët kërcënuan fqinjën e tyre, “katër ishujt e arqipelagut do të fundosen në det nga bomba bërthamore e Juches. Japonia nuk është më e nevojshme për të ekzistuar pranë nesh”.

Në këtë klimë ekstreme, në vend që të largohet dhe të besojë se lufta është e pashmangshme, bashkësia ndërkombëtare duhet të ruajë qetësinë, të flasë me një zë dhe të vazhdojë të rrisë sanksionet mbi Korenë e Veriut. Sanksionet janë të projektuara që të shkaktojnë dhimbje ndaj një vendi, në një përpjekje për ta bërë ndryshojë drejtim. Ato mund të fillojnë shumë të buta, duke mbuluar një listë të vogël artikujsh luksozë, dhe më pas të përshkallëzohen, duke mbuluar çdo aspekt të ekzistencës së një vendi. Ndonëse dhimbja e shkaktuar nga sanksionet është për të ardhur keq, ato janë gjithmonë mëtë preferuara sesa lufta, dhe ky opsion duhet të studiohet plotësisht, para se të mendohet përdorimi i dhunës. Dhuna kurrë nuk mund të jetë veçse mjeti i fundit. Nëse lufta shpërthen në Gadishullin Korean, nuk do të ketë fitues, vetëm shkallë humbjeje, mes ekstremit dhe kataklizmës.

Karta e Kombeve të Bashkuara i jep Këshillit të Sigurimit të drejtën për të këmbëngulur që të gjitha vendet të zbatojnë sanksionet që ata i konsiderojnë të nevojshme, për ta bindur një vend me vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare. Përpjekje të tilla përfaqësojnë vullnetin kolektiv të bashkësisë globale për t’i ushtruar presion, pa dhunë, vendeve të rrezikshme. Ndonëse sanksionet e tilla nuk duhet të mbulojnë mjekësinë apo ushqimet, gjithçka tjetër është mbi tryezë.

Kombet e Bashkuara kanë aplikuar sanksione të reja për Korenë e Veriut për programin e saj bërthamor dhe raketor, në vitin 2006. Që nga ajo pikë, me çdo shkelje të konsiderueshme të kërkesave të Këshillit të Sigurimit, sanksionet janë shtuar. Ne jemi tani në pikën ku sanksionet kanë arritur një lartësi, që është pothuaj e paprecedentë, në krahasim me ato të aplikuara në vendet e tjera gjatë shtatë dekadave të fundit.

Edhe pse e paprecedentë, ka ende vend për të shtuar sanksionet edhe më tej. Së pari, kufiri aktual i vënë për punëtorët e Koresë së Veriut që shkojnë të punojnë jashtë vendit të tyre, mund të reduktohet në zero. Së dyti, mund të zbatohet një ndalim i plotë udhëtimesh, që mbulon të gjithë qytetarët e Koresë së Veriut, duke përfshirë studentët dhe ekipet sportive, deri tek udhëheqja e saj. Së treti, të gjitha marrëdhëniet diplomatike mund të ndërpriten dhe të gjitha ambasadat e huaja në Penian të mbyllen, dhe në të njëjtën kohë, i gjithë personeli diplomatik i Koresë së Veriut jashtë vendit të shpallet “persona non-grata”. Së katërti, kufiri i tanishëm i importeve të naftës mund të reduktohet në zero. Reduktimi i naftës në vendet luftarake dhe agresive është gjithnjë shumë provokativ, pasi pak masa mund të bëjnë më shumë për të dëmtuar forcat ushtarake moderne, sesa heqjen e burimit të tyre të karburantit. Tanket dhe avionët e kanë shumë të vështirë të lëvizin kur furnizohen me qymyr.

Problemi me të gjitha këto opsione shtesë është se që sanksionet të funksionojnë, udhëheqja e vendit të vënë në shënjestër duhet të jetë e ndjeshme ndaj dhimbjes që shkaktojnë masat. Sanksionet kanë funksionuar me Iranin, sepse ata donin të ishin të lidhur me ekonominë ndërkombëtare, ishin kozmopolitë dhe liderët e tij mund të dëgjonin pakënaqësinë që sanksionet po shkaktonin mbi popullsinë e tyre.

Nuk ndodh kështu me Korenë e Veriut. Ky regjim është i shurdhër ndaj popullatës së vet dhe natyrisht izolacionist në karakter. Nga zia e bukës në vitet 1990 deri tek abuzimet e të drejtave të njeriut në shekullin 21, dinastia e familjes Kim nuk ka të ngjashëm në aspektin e represionit.

Një Komision Hetimor i OKB i vitit 2014 zbuloi se shkalla dhe natyra e shkeljeve të tyre sistematike, të përhapura dhe të rënda të të drejtave të njeriut dhe të krimeve kundër njerëzimit, nuk kanë paralele në botën e sotme. Krimet e tyre përfshijnë shfarosjen, vrasjen, skllavërimin, përdhunimin, abortin e detyruar dhe dhunën tjetër seksuale. Kampet e burgjeve sekrete mbajnë kundërshtarët dhe / ose kritikët, në të cilët tortura, racionet e urisë dhe puna e detyruar janë të zakonshme. Në Korenë e Veriut nuk ekziston liria e fjalës, liria e shtypit, liria e fesë, sindikatat e lira ose ndonjë shoqëri civile e pavarur. Edhe liria e lëvizjes në vendet e tjera është gjithnjë e më e rrallë. Opozita politike është e ndaluar. Arrestimi arbitrar, dënimet kolektive dhe ekzekutimet publike ruajnë një mjedis frike dhe kontrolli.

Ndërsa Vladimir Putini ndoshta ishte i saktë kur tha se Kim Jong-un i Koresë së Veriut do të preferonte më mirë që populli i tij “të hajë bar”, se sa të heqë dorë nga armët bërthamore dhe programi i raketave balistike, realiteti është se nëse duhet të shmanget rruga drejt luftës, duhet që më parë të shterohet opsioni i sanksioneve të mëtejshme që ushtrojnë presion maksimal ndaj Koresë së Veriut. Lufta nuk është e pashmangshme.

Alexander Gillespie është profesor i ligjit nërkombëtar në Universitetin e Uaikatos, Zelandë e Re. Studimet e tij fokusohen në ligjet e luftës dhe konflikteve të armatosur. Ai është autor i librit me tre vëllime “Histori e ligjeve të luftës” dhe librit me tre vëllime “Shkaqet e luftës” / Al Jazeera – Bota.al/a.m.

Next Post
E dashura e deputetit shqiptar nxjerr FOTOT: Gruaja dhe fëmijët e tij e dinë për ne…

E dashura e deputetit shqiptar nxjerr FOTOT: Gruaja dhe fëmijët e tij e dinë për ne...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

January 7, 2026
Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

January 7, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

January 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përse i duhen aleatët Berishës kur vazhdon përjashtimet nga PD?

January 7, 2026
Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

January 7, 2026
Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

January 7, 2026
Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In