• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

ANALIZA/ Mediat gjermane: Në Kosovë po krijohet një “Republika Srpska”

by A R
10/02/2017 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat gjermane i kanë kushtuar së fundi vëmendje të madhe gjendjes në Ballkan dhe në veçanti raporteve shqiptaro-serbe, pas murit, arrestimit të Haradinajt, trenit dhe dështimit të raundit të fundit të dialogut.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se Kosova ka shpallur pavarësinë me 2008 por rezultoi që kjo të jetë një “pavarësi e klasit të dytë”.

“Anëtarësimin e Kosovës në OKB po e eviton Serbia përmes vetos së mikut të saj Rusisë në Këshillin e Sigurimit. Pasi që anëtarësimi në OKB është kusht për anëtarësim edhe në shumë organizata të tjera, shkaktohet një reagim zinxhirë që rezulton me mbylljen e dyerve në shumë prej tyre”.

Kosova është anëtarësuar në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në federatat e futbollit FIFA dhe UEFA. Por jo edhe në organizatat tjera siç janë Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU), një nënorganizatë e OKB-së.

Në negociatat e Brukselit palët janë marrë vesh që Kosova të ketë një prefiks telefonik, të cilin Serbia e quan ‘gjeografik’, jo ndërkombëtar.

FAZ nënvizon se Serbia i arrin marrëveshjet me Kosovën vetëm nëse bëhet fjalë për Kosovo/a* – pra me një fusnote, që dëshmon se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Gazeta FAZ shkruan se Kosova ka paguar deri tani rreth 220 milionë euro për shfrytëzimin e prefiksit të Monakos dhe Sllovenisë për dy rrjetet e telefonisë mobile.

Po ashtu për çdo bisedë apo mesazh telefonik Monaco Telecom dhe Telekom Slovenija arkëtojnë mes 20 deri 50 për qind të shumës.

Ndonëse Kosova do të ketë prefiks telefonik, bisedat me Serbinë do të zhvillohen me tarifë lokale. Serbët e Kosovës mund të kenë në të ardhmen edhe rrjetin e tyre të telefonisë mobile.

Në anën tjetër, komunat dhe enklavat e pakicës serbe në Kosovë në të ardhmen edhe formalisht do të jenë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës, shkruan gazeta.

Për këtë kanë rënë dakord qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë në negociatat e Brukselit. Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë stemën dhe flamurin e vet dhe do të administrojë vetë politikën arsimore, shëndetësore dhe sociale. Gazeta shkruan se serbët e Kosovës do të kenë një ‘parlament’ të vetin me ‘qeveri’ dhe ‘president’, të cilët do t’i përfaqësojnë ata ndaj Prishtinës.

Ata po ashtu mund të zgjedhin shefin e tyre të policisë, ndonëse ai formalisht do të emërohet nga autoritetet kosovare.

Por si “më i rëndësishmi” vlerësohet financimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe drejtpërdrejt nga Serbia, që të kujton Republikën Serpska në Bosnje-Hercegovinë”. /dw/a.m.

Next Post
Maradona, unanimisht zgjidhet ambasador i FIFA-s

Maradona, unanimisht zgjidhet ambasador i FIFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet

November 11, 2026
Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

Hoxha pritet në Budapest nga Zv/kryeministrja Anita Orban: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së!

November 11, 2026
DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

Mafia shqiptare zgjeron pushtetin në Romë, nga trafiku i drogës te pastrimi i parave në biznese! Përgjimet dhe mesazhet e koduara

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In