• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ Marrëveshja amerikane ndryshon ekuilibrat në Kaukaz, Irani e Rusia mund të jenë humbëset

by A R
10/08/2025 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani ka shprehur shqetësim për ndërhyrje e ndërkombëtarëve të shtunën, me frikën se ka rrjedhur nga  një deklaratë e ndërmjetësuar nga Donald Trump midis Azerbajxhanit dhe Armenisë. Dy vendet janë  pranë kapitullimit të armiqësisë 35-vjeçare duke firmosur një traktat paqeje në Uashington dhe duke rënë dakord që një shoqëri private amerikane të kontrollojë një korridor strategjik në kufirin e Iranit, shkruan The Guardian.

Korridori që kalon përmes Armenisë  jugore do të lidhë Azerbajxhanin me Nakhchivan, një kërkesë e  shprehur prej kohësh nga Baku. SHBA-të do të operojnë në këtë korridor nën sovranitetin e Armenisë përmes një qiraje toke 99-vjeçare duke ndryshuar baraspeshën e pushtetit në rajon. Disa analistë iranianë thanë se marrëveshja i shtohet “mbytjes gjeopolitike të Iranit në rajon”.

Kontrolli i korridorit që gjendet në kufirin mes Armenisë dhe Iranit verior ka qenë blloku i vetëm më i madh për një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.

Marrëveshja është edhe një goditje tjetër për ndikimin e venitur të Rusisë në rajon pasi kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, e udhëzon vendin drejt perëndimit dhe rrjedhimisht, Europës. Rusia, e cila  ka ende një bazë ushtarake në Armeni, duket e paaftë për t’i rezistuar iniciativës së Trump, pjesërisht edhe për shkak të luftës me Ukrainën.

Në një deklaratë të shtunën, Ministria e Jashtme e Iranit u shpreh:  “Vendosja e rrjeteve të komunikimit  do t’i shërbejë vendit dhe zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit kur kryhet brenda kornizave të interesave të përbashkëta, duke respektuar sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendeve të rajonit dhe pa ndërhyrje ndërkombëtare.”

Abbas Mousavi, ish-ambasadori i Iranit në Baku, e përshkroi përfshirjen e drejtpërdrejtë të Trump në çështjen e marrëdhënieve Azerbajxhan-Armeni si “interesante, sulmuese dhe të rrezikshme.”

Por ka fare pak gjëra që Irani mund të bëjë për të penguar një marrëveshje interesash mes SHBA-ve, Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë në luftë që nga fundi i viteve 1980, kur Nagorno-Karabaku, një rajon malor i Azerbajxhanit i banuar kryesisht nga armenë etnikë, u shkëput nga Azerbajxhani me mbështetjen e Armenisë. Azerbajxhani, fuqia ushtarake më e madhe që drejtohet kryesisht si një diktaturë autoritare, mori përsëri nën kontroll të plotë rajonin në vitin 2023 me forcë, duke bërë që pothuajse të gjithë 120 mijë armenët etnikë të territorit të largoheshin drejt Armenisë.

Marrëveshja konsiston në kontrollin e korridorit prej 20 miljesh që do të  quhet “Rruga Trump për paqe dhe begati ndërkombëtare.” Ajo  do të rrisë  praninë e SHBA-ve në kufirin iranian. Teherani shqetësohet  se ky zhvillim mund t’i ndërpresë hyrjen në Detin e Zi  dhe në Europë  përmes Gjeorgjisë.

Hapja e kufirit me Turqinë e integron Armeninë në Korridorin e Mesëm, një marrëveshje ekonomike  mes  Europës dhe Kinës që anashkalon Rusinë dhe Iranin. Liderët armenë kanë parë prej kohësh përfitimet ekonomike në këtë projekt.

Korridori i ri do të përfshijë rrugë,  hekurudha, tubacione nafte  e gazi dhe linja me fibër optike. Prania e  një shoqërie tregtare amerikane ul gjasat që palët  të zgjedhin rrugët ushtarake.

Si pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit, të dyja palët kanë rënë dakord të zgjidhin edhe mosmarrëveshje të tjera kufitare, por presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, theksoi në konferencaën për shtyp se një marrëveshje përfundimtare kërkon ndryshimin e kushtetutës armene për të eliminuar “pretendimet territoriale të pabaza” ndaj Azerbajxhanit, duke shtuar se mospërmbushja e kësaj kërkese do të shihej si “një akt mungese respekti” nga ana e SHBA-së. Pritet që Armenia të mbajë një referendum për kushtetutën në vitin 2027, por sa më shumë që Aliyev thekson këtë kërkesë, aq më shumë do të rritet armiqësia brenda Armenisë.

Por Aliyev dhe aleati i tij, Turqia, përfitojnë shumë nga marrëveshja dhe ndoshta nuk do të paraqesin pengesa. Si pjesë e marrëveshjes, për shembull, mund të hiqen kufizimet për bashkëpunimin ushtarak midis Azerbajxhanit dhe SHBA-së. Aliyev tha:

“Ne e kemi nënshkruar paraprakisht Marrëveshjen e Paqes, e cila është negociuar për një kohë të gjatë, dhe fakti që është nënshkruar paraprakisht në kryeqytetin e superfuqisë numër një, në zyrën numër një në botë, dhe në praninë e presidentit të madh të SHBA-së, do të thotë se nuk duhet të ketë asnjë dyshim që ndonjëra palë do të tërhiqet.”

Ai gjithashtu bëri thirrje që Trump të marrë çmimin Nobel për paqe.

Next Post
Salah kritikon UEFA-n për homazhin ndaj futbollistit palestinez të vrarë: Na tregoni si vdiq, ku dhe pse?

Salah kritikon UEFA-n për homazhin ndaj futbollistit palestinez të vrarë: Na tregoni si vdiq, ku dhe pse?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In