• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ Gabimi i Biden me Donald Trump

by Java News
23/11/2020 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frida Ghitis/ CNN

Presidenti i zgjedhur beson se vendimi i Trump për të përmbysur vullnetin e popullit do të dështojë. Do të jenë gjykatat ato që do t’i japin fund.

Por Biden e ka gabim nëse mendon se nisma ligjore e Trump  rreth zgjedhjeve dhe demokracisë amerikane është problemi kryesor që presidenti po shfaq. Trump po “helmon” tokën për Biden dhe për të ardhmen e Amerikës. Shpifja, diskreditimi i legjitimitetit ndaj Biden dhe demokracisë amerikane do të vazhdojë, vetëm nëse Biden trajton çdo çështje me kujdes dhe nuk e lejon më Trump të dëmtojë presidencën përpara se ai të marrë pushtetin.

Më 20 janar, Biden do të betohet, dhe nëse Trump i pëlqen apo jo, pushteti do të jetë në duart e tij.

Për shumicën e amerikanëve pamja e avokatit të Trump, Rudy Giuliani,  të cilit i doli ngjyra e bojës së flokëve gjatë një konference për shtyp, i zemëruar për komplotet kundër Trump, është  argëtuese po aq sa edhe fyese.

Shumica e amerikanëve e dinë që Biden fitoi. Shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet ishin të sigurta, siç është konfirmuar edhe nga vetë Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës së Trump – pak para se Trump të shkarkonte shefin e tij. Trump  pushoi nga puna Krebs sepse ai kundërshtoi drejtpërdrejt pretendimin e presidentit se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se Biden ishte fituesi.

Shumica e amerikanëve e dinë të vërtetën. Por mesa duket më shumë se gjysma e republikanëve nuk duan ta besojnë, transmeton abcnews.al

Ndërsa sfidat e tij ligjore nuk po shkojnë siç duhet, Trump vazhdon me pretendimet e tij. Në njërën ai dhe në anën tjetër aleatët e tij po u bëjnë presion zyrtarëve lokalë që të injorojnë vendimin e votuesve dhe të refuzojnë të vërtetojnë zgjedhjet. Ajo që do të thotë kjo është se Trump po përpiqet të zhdukë demokracinë amerikane. Kjo përpjekje do të dështojë.

Mos harroni, Trump fitoi më shumë se 70 milion vota. Sondazhet tregojnë se shumica e mbështetësve të tij besojnë  trillimet e mashtrimit në shkallë të gjerë të sajuara në imagjinatën e ekipit të Trump.

Sipas një sondazhi të  Reuters 52% e republikanëve besojnë se Trump fitoi, krahasuar me vetëm 29% që besojnë se Biden fitoi.

Sondazhi tregoi 73% të të gjithë atyre që u anketuan besojnë se  Biden është fitues. Ky mohim nga ana e republikanëve përfaqëson një gropë të madhe nën presidencën e Biden, dhe nëse Biden nuk bën diçka, ajo vrimë mund të zgjerohet.

Sigurisht, pretendimet e propagandës janë të pahijshme, pa fakte, aq sa edhe Tucker Carlson i Fox News me sa duket nuk arriti të bindte Sidney Powell të tregonte ndonjë provë.

Skepticizmi i Carlson është pa dyshim një devijim: Një gjë e tillë është e rrallë në mediat e krahut të djathtë. Në të vërtetë, gënjeshtrat e Trump po përqafohen dhe amplifikohen nga bashkëpunëtorët e  tij në media. Kreu i OANN , një prej mediave  të preferuara të Trump, postoi një mesazh duke thënë: “Pse Biden po përpiqet të veprojë si president, kur ai e di shumë mirë që mashtrimet që janë bërë gjatë zgjedhjeve tani janë zbuluar.

Dhoma e jehonës(në mediat, një dhomë jehonë është një përshkrim metaforik i një situate në të cilën besimi përforcohet nga komunikimi dhe përsëritja ndodh brenda një sistemi të mbyllur dhe izoluar nga kundërshtimi) është vendi ku jetojnë miliona amerikanë dhe vendi ku ata do të quajnë presidencën e Biden si të paligjshme. Ai mesazh,  po dëgjohet në të gjithë botën, dhe jo të gjithë janë të bindur se Trump po gënjen.

Këto gënjeshtra ose dështimi për t’i sfiduar ato me forcë, do të dëmtojë aftësinë e presidencës së ardhshme për të funksionuar në mënyrë efektive brenda dhe jashtë vendit.

Për fat të mirë, Biden mund të bëjë më shumë se kaq nëse ai dëshiron. Deri më tani, ai nuk e ka bërë.

Sigurisht që askush nuk dëshiron që Presidenti i zgjedhur të jetë i ulët si Trump. Biden e ka ulur veten në qëndrimin e tij për sa i përket çështjeve ligjore të Trump dhe demokracisë amerikane.

Ditët e fundit ai i ka quajtur veprimet e Trump, “tepër të dëmshme” dhe “totalisht të papërgjegjshme”. Por ai duhet të bëjë më shumë. Sot, Biden është zëri i dytë më i fuqishëm  në vend.

Biden duhet të përdorë fuqinë e tij- jo për të sulmuar Trump por për të kundërshtuar mesazhin e tij. Bota i dëgjon  fjalët e Biden. Deklaratat e tij  kanë bërë jehonë kudo. Biden nuk duhet të përfshihet në çështjet ligjore, por ai duhet të tërheqë vëmendjen për atë që gjykatësit kanë deklaruar në lidhje me pretendimet e Trump.

Ai ende mund ta bëjë këtë pa përmendur emrin e Trump. Por ai duhet t’i tregojë publikut, se avokatët e Trump po bëjnë deklarata publike për të dëmtuar zgjedhjet, ndërkohë që ata vazhdojnë pretendimet e tyre por pa paraqitur prova.

Biden, me sjelljen e tij të qetë, duhet të bindë dhe të sigurojë  publikun amerikan se zgjedhjet nuk ishin të manipuluara, duke nënvizuar faktin kryesor për të cilët shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm, se Trump thjesht po gënjen.

Presidenti i zgjedhur po bën një gabim duke e lënë Trump të përdorë armët e tij të keqinformimit për të çuar përpara këtë luftë propagandistike.

Trump po dëmton Amerikën dhe demokracinë e saj dhe po hedh poshtë presidencën e Biden. Çdo ditë që ai vazhdon të përmendë faktin se zgjedhjet janë të manipuluara, po e bën më të vështirë marrjen e presidencës nga Biden, një president që mund ta shpëtojë  vendin nga krizat aktuale dhe të fillojë të shërojë plagët e  kombit.

Përktheu Sonila Backa

Next Post
Incident i rëndë në Mesdhe mes anijes gjermane dhe asaj turke

Incident i rëndë në Mesdhe mes anijes gjermane dhe asaj turke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In