• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Formula e ndarjes së mandateve, numri i votave që i duhet çdo kandidati për t’u bërë deputet sipas qarqeve

by Java News
23/06/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e fundit të fushatës, dy ditë para zgjedhjeve, Instituti i Studimeve politike publikon një analizë sa i takon formules se ndarjes se mandeve. Sipas saj, ajo përcaktohet nga numri i partive që kanë pretendim real për mandate, skemat taktike informale mes partive dhe nga pjesëmarrja në zgjedhje. Afrim Krasniqi shkruan se kufiri minimal për mandatet (pragu 3% ka vlerë vetëm në Tiranë), është sfida kryesore e partive të vogla politike, sidomos PDIU, LIBRA, SFIDAS, PSD, APD, FRD, PKD, etj. Ky rregull vlen edhe për LSI në të paktën 4 nga 12 qarqet e vendit.

ANALIZA

Zgjedhjet po mbyllen, tani mbeten kalkulimet elektorale dhe verifikimet e fundit. Në këtë fazë partitë bëjnë tri gjëra: e para verifikojnë besnikërinë e komisionerëve të tyre dhe përzgjedhin numëruesit; e dyta verifikojnë qytetarët e mundshëm për pjesëmarrje në votime në mënyrë që ata me potencial vote pro, të shkojnë patjetër në votime, dhe ata me potencial vote kundër të mos shkojnë në votim; e treta kalkulojnë zonat bastione dhe numrin e votave të mundshme në secilën qendër votimi dhe njësi administrative. Mitingu përmbyllës apo prezantimet në media nuk kanë më ndikim tek elektorati.

1

Pikërisht, në funksion të pikës së tretë, Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) përmes mbështetjes së fondacionit gjerman, KAS me database elektorale www.vota.al ofron falas për çdo kandidat, parti, subjekt apo media, qytetar votues apo abstenues, të dhëna të detajuara për çdo qendër votimi në disa prej proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Bazuar në këto të dhëna dhe në vendimet e Kolegjit Zgjedhor 2013, me të njëjtin numër votuesish dhe me formulë të njëjtë kalkulimi, rezulton se pragu minimal 3% që partitë duhet të kalojnë në çdo qark luhatet nga 1404 vota në Kukës në 13542 vota në Tiranë. Kalimi i pragut nuk do të thotë marrje e mandatit. Vetëm në Tiranë kalimi i pragut sjell automatikisht edhe fitoren e një mandati parlamentar. Në qarqet e tjera duhen deri në 6 herë më shumë vota.

Referuar të njëjtës pjesëmarrje dhe formulës së kalkulimit të mandateve, për një mandat parlamentar ka ndryshim votash në varësi nga qarku. Për shembull, më 2013 një mandat merrej më lehtë në Kukës e Lezhë sesa në qarqet e tjera. Me ikjen e mandatit të katërt në Kukës, pragu për një mandat rritet ndjeshëm, dhe shkon në nivelet e Tiranës. Numri i votave për një mandat mbetet e lart në Tiranë (nga 11 deri në 13 mijë vota), ndjekur nga Dibra e Durrësi dhe më pas Fieri dhe Berati.

Formula përcaktohet nga numri i partive që kanë pretendim real për mandate, skemat taktike informale dhe nga pjesëmarrja në zgjedhje. Shembulli i Kukësit 2013, ku për mandatin e fundit diferenca midis dy koalicioneve të mëdha ishte vetëm 9 vota (9259 me 9250) tregon se në disa raste, vetëm një grusht votash vendosin fatin e një deputeti dhe një subjekti elektoral.

Nga ana tjetër, nëse numri i qytetarëve që do të shkojnë në votime rritet 1-3% në krahasim me 2013, atëherë pragu elektoral dhe mundësia për të fituar një mandat rritet deri me 500-900 vota. Nëse pjesëmarrja e zgjedhësve në votime ulet, atëherë çdo ulje ndikon edhe në uljen e numrit të votave të nevojshme për të fituar një mandat. Kjo vlen sidomos në qarqet e mëdha ku ka më shumë mandate në dispozicion. Korça e Durrësi, Kukësi dhe Tirana kanë numër të ndryshëm mandatesh nga 2013, – ato që humbën mandatet pësojnë rritje të numrit të votave për një mandat, ato që përfituan rritje mandatesh përfitojnë ulje të numrit të votave për një mandat.

Kufiri minimal për mandatet (pragu 3% ka vlerë vetëm në Tiranë), është sfida kryesore e partive të vogla politike, sidomos PDIU, LIBRA, SFIDA, PSD, APD, FRD, PKD, etj. Ky rregull vlen edhe për LSI në të paktën 4 nga 12 qarqet e vendit. Problemi tjetër lidhet me deformimet e sistemit: partitë që marrin shumë vota, megjithatë nuk kalojnë pragun elektoral ose nuk arrijnë numrin e votave për një mandat penalizohen dy herë, – nuk fitojnë mandat për shkak të sistemit të votimit dhe nga ana tjetër, votat e tyre de facto përkthehen në mandate parlamentare për partitë e mëdha politike, sidomos Partinë Socialiste (80%) dhe Partinë Demokratike (60%).

Next Post
Qokat e Nishanit me dekoratat, Kozma Dushi: Sot mund të marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ edhe një hidraulik

Qokat e Nishanit me dekoratat, Kozma Dushi: Sot mund të marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’ edhe një hidraulik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

January 18, 2026
VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

January 18, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

January 18, 2026
“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

January 18, 2026

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In