• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Analiza/ Fitorja personale e Alexis Tsipras dhe çfarë ndryshon tani për Greqinë

by Java News
21/09/2015 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza/ Fitorja personale e Alexis Tsipras dhe çfarë ndryshon tani për Greqinë

tsipras4-1000x600

Ish-kryeministri grek fiton sërish dhe tregohet një kampion i vërtetë i fushatave zgjedhore. Por tani e pret detyra më e vështirë: Të qeverisë.

Alexis Tsipras e rinis në pikën ku e kishte lënë. Me një fitore elektorale, të njëjtë me atë të marrë në janar të 2015-ës dhe me lindjen e një qeverie që duket se do të jetë fotokopja e ekzekutivit të mëparshëm, mes Syriza-s dhe ultranacionalistëve të djathtë të Grekëve të Pavarur. Duket sikur në tetë muaj, në një farë mënyrë, nga ana politike nuk ka ndryshuar asgjë.

E ndërkohë ka ndryshuar gjithçka. Këtë herë, duke arritur të marrë pas vetes pjesën më të madhe elektorale të partisë së tij, pavarësisht akordit të rëndë të firmosur në korrik me kreditorët, ka një avantazh të dyfishtë në planin politik.

Nga njëra anë u lirua nga ekstremistët e majtë brenda partisë, që në këta muaj e sulmuan rëndë duke e cilësuar si tradhti firmosjen e të ashtuquajturit Memorandumi i Tretë dhe që në parlament ata ishin një e treta e partisë së tij.

E majta e drejtuar nga profesori trockist Lafazanis, dhe e bekuar nga ish-ministri Varoufakis është zhdukur. Nuk arriti kuorumin. Është jashtë loje.

tsipras2-1000x600

Nga ana tjetër, Tsipras ka marrë edhe suksesin e tij personal. Tani ka përpara katër vite pa presion, me duar më të lira dhe me numrat e duhur për të luajtur në shumë tavolina në parlament, edhe socialistët e Pasok, dhe madje edhe me disa komponentë të Demokracisë së Re.

E vërteta është se pavarësisht pjesëmarrjes së vogël të grekëve në votime (megjithatë e kuptueshme duke konsideruar se ishte hera e tretë që grekët votonin në 2015) Tsipras ka marrë nga zgjedhësit një investim shumë personal dhe shumë të fortë.

Nëse në janar të 2015 ishte partia e tij, Syriza, ajo që fitoi, këtë herë ishte ai që fitoi, edhe pse një pjesë e partisë i doli kundër. Dhe ky është një avantazh i mirë për të vënë në qoshe politikisht këdo që në të ardhmen nuk do të pajtohet me idetë e tij.

Të kuptosh që tani se çdo të bëjë Tsipras me këtë kapital të madh politik kur janë ende shumë faktorë në lojë dhe një betejë e fortë me kreditorët është e vështirë për t’u kuptuar.

Por një gjë është e sigurtë: stofën e kampionit të fushatave elektorale Tsipras e ka dhe e ka treguar dy herë. Është një lider shumë popullor në vendin e tij dhe pas “po-së” të të ashtëquajturit Memorandumit të Tretë dhe pse nuk shikohet me sy shumë të mirë nga shefat e Bashkimit Europian. Tani duhet shikuar nëse di të qerisë. Dhe kjo është një ekuacion me shumë të panjohura./ Paolo Papi/Panorama.it

Next Post

Shqiptari bëhet hero i ditës, i shpëton jetën pilotit zviceran (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In