• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza e VOA, gjashtë muaj nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë

by A M
10/05/2024 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa kanë mbetur gjashtë muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane, presidenti demokrat Joe Biden dhe kandidati republikan Donald Trump, po zhvillojnë fushata për të fituar mbështetjen e publikut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, i hedh një vështrim planeve të fushatave të dy kandidatëve ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Joe Biden dhe ish Presidenti Donald Trump kanë gjashtë muaj për të fituar mbështetjen e votuesve amerikanë për një mandat të dytë.

Por zoti Trump do të shpenzojë një pjesë të kësaj kohe në gjykata shtetërore apo federale ndërsa përballet me katër aktpadi, mes tyre për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve sekrete dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit. Ai thotë se prokurorët po ndërhyjnë në zgjedhje.

“Veprimet e mia kanë qenë të ligjshme. Kjo po bëhet për arsye politike. Ata duan që Biden-i të zgjidhet. Kjo është arsyeja e vetme”, thotë zoti Trump. Seancat gjyqësore po kufizojnë kohën e zotit Trump për të bërë fushatë, por ai thotë se, ajo që ai e quan “përndjekje politike” po e bën edhe më popullor tek votuesit.

“Është e tmerrshme çfarë po ndodh në vendin tonë. Shpresoj që 5 nëntori, dita më e rëndësishme në historinë e vendit tonë për mendimin tim, që quhet dita e zgjedhjeve, shpresoj të sjellë ndryshime, sepse këta njerëz po e shkatërrojnë vendin tonë”, tha zoti Trump.

Për herë të fundit zoti Trump mori emërimin e Partisë Republikane për president në kuvendin e vitit 2020 në Karolinën e Veriut. Këtë vit kuvendi republikan zhvillohet në Uiskonsin. Zoti Trump ende nuk e ka zgjedhur kandidatin për postin e nënpresidentit.

Mes atyre që besohet të jenë në listë për këtë post janë Senatori Marco Rubio i Floridës, Senatori J.D. Vance i Ohajos, Senatori Tim Scott i Karolinës së Jugut dhe ligjvënësja e Elise Stefanik e Nju Jorkut.

Si president, zoti Biden ka avantazhin e takimeve në Shtëpinë e Bardhë për të tërhequr vëmendjen e votuesve. Zoti Biden po shton sulmet ndaj kundërshtarit Trump nëpër tubime, ndërsa pretendon për një ekonomi të fortë.

“Ndërtimi i fabrikave të reja është dyfishuar gjatë administratën tonë. Ndërkohë, Donald Trump-i ende mendon se mullinjtë e erës shkaktojnë kancer. Kështu ka thënë. A ju kujtohet gjatë kohës së kovidit kur tha ‘injektoni klor’ në venat tuaja. I shkau dora dhe klori i shkoi tek flokët e tij”, tha zoti Biden.

Partia Demokrate e emëroi për herë të fundit zotin Biden për president në kuvendin e vitit 2020 në Uiskonsin. Këtë vit, kuvendi demokrat do të mbahet në muajin gusht në Illinoi. Zoti Biden po kandidon sërish me nënpresidenten Kamala Harris.

Ajo ka zhvilluar fushatë për të kthyer në fuqi një ligj federal që mbron abortin, të hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë në vitin 2022.

“Donald Trump-i ishte presidenti që hoqi mbrojtjen federale për abortin. Joe Biden-i do të jetë presidenti që do ta kthejë mbrojtjen për abortin”, tha zonja Harris.

Pritet që kandidatët Biden dhe Trump të debatojnë përpara votimeve të nëntorit. Ata thonë se janë të gatshëm për debat, por nuk është caktuar asnjë datë./VOA

Next Post
Ngjarja e Shkodrës, thirrja e Alketa Vejsiut për nënat: Mos kini frikë, kërkoni ndihmë!

Ngjarja e Shkodrës, thirrja e Alketa Vejsiut për nënat: Mos kini frikë, kërkoni ndihmë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

December 20, 2025
Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

December 20, 2025
“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

December 20, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa që do të vlerësohen nga të tjerët! Mos hezitoni të.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

December 20, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

December 20, 2025
Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Habit Putin: Besoj në Zot dhe është rus! Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

December 20, 2025
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën, i ka gënjyer mbështetësit

December 20, 2025
“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

December 20, 2025
U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In