• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza e “The Telepgraph”: SHBA, në prag të një lufte me Lindjen e Mesme dhe Azinë

by Java News
28/10/2023 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Robert Clark, The Telegraph

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit do të përshkallëzohet, me një sulm tokësor që ishte planifikuar prej kohësh. Sulmi tokësor mund të jetë goditja e parë në një konflikt shumë më të gjerë. Në detin Mesdhe, një grup sulmi ajror amerikan është në pritje, duke shpresuar të pengojë aktorët e tjerë rajonalë nga përpjekjet për të ndërhyrë në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Një grup i dytë është drejtuar në Gjirin Persik, së bashku me sistemet e mbrojtjes raketore. Predhat e artilerisë të cilat më parë ishin drejtuar në Ukrainë, tashmë janë rezervuar për Izraelin.

Ndërkohë, në kufirin verior të Izraelit, shkëmbimet e zjarrit me grupin terrorist Hezbollah të financuar nga Irani po rriten. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se konflikti i drejtpërdrejtë do të sillte “shkatërrim të paimagjinueshëm” për Libanin dhe Hezbollahun.

Bota po përgatitet për luftë. Konflikti tashmë është ndezur në Europë, me forcat ruse dhe ukrainase të mbërthyera në ofensivë dhe kundërsulm. Pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, tani mund të ndizet Lindja e Mesme.

Ndodh apo jo, kjo varet pjesërisht nga Irani, financuesi dhe tutori politik i Hamasit dhe Hezbollahut, i cili tani është disa çaste larg zhytjes së mundshme të botës në një luftë të tretë botërore.

Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmëruar Izraelin se nëse lufta nuk ndalet “menjëherë”, atëherë “çdo gjë është e mundur, në çdo moment, dhe rajoni do të dalë jashtë kontrollit”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka paralajmëruar për një rrezik shumë real të “përshkallëzimit të ndjeshëm”, të sulmeve ndaj forcave amerikane dhe civilëve.

Ai ka arsye të forta për t’u shqetësuar. Teherani nuk po e kufizon armiqësinë vetëm me fjalë; përfaqësuesit e tij rajonalë duken të vendosur të ngatërrojnë më tej SHBA-në, duke sulmuar forcat amerikane me dronë dhe raketa në bazën ajrore Ain Al-Asad në Irak, dhe al-Tanf në Siri.

Irani nuk po zmbrapset. Tashmë, një luftanije amerikane ka rrëzuar tre raketa lundruese të lëshuara nga terroristët Houthi, që mbështeten nga Irani në Jemen. Duke u nisur drejt veriut, këto raketa potencialisht synonin Izraelin.

Nëse do ishte i suksesshëm, një sulm i tillë do të kishte pasoja të gjera për Iranin, me hakmarrje pothuajse të sigurt izraelite, që mund të shkaktojë një luftë të drejtpërdrejtë  dhe përfshirjen e SHBA.

Sittuata është tej mase e tensionuar. Edhe pse angazhimi i tij ndaj luftës së Ukrainës fillon të lëkundet, Perëndimi përsëri e gjen veten të sfiduar nga regjimet autoritare, raporton abcnews.al.

Burimet në dispozicion për Izraelin nuk janë të pakufizuara. Përveç vazhdimit të furnizimit me armë në Ukrainë, Amerika duhet të shqetësohet edhe për krahun e saj në Paqësor.

Uashingtoni është angazhuar në rioganizimin e shprejtë të ushtrisë së vet për tu përballur me kërcënimin e paraqitur nga një regjim komunist kinez gjithnjë  e më luftarak, që synon ribashkimin me Tajvanin, edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Me luftën dhe konkurrencën e fuqive të mëdha që po shpërthejnë në Europë, dhe SHBA-të gjithnjë e më shumë të përfshira në Lindjen e Mesme, regjimi komunist në Pekin mund ta shohë këtë si një mundësi që shfaqet një herë në disa breza.

Me vëmendjen e Amerikës të shpërndarë, Irani mund të vendosë të provokojë më tej SHBA-në, në përpjekjet e veta për të shpallur dominimin rajonal, duke u përpjekur t’i shtyjë amerikanët të shkëputen dhe ta lënë Izraelin vetëm.

Nuk është e vështirë të shihet se si një akt armiqësor i gjykuar keqas, të mund të shkaktojë një reagim ushtarak dhe situata në Lindjen e Mesme të fillojë të dalë jashtë kontrollit të çdo lideri, të tërheqë në Uashingtonin dhe t’i japë Kinës dritaren e dëshiruar, për të tentuar një goditje vrasëse në Tajvan, një goditje e cila, pothuajse në mënyrë të pashmangshme do të tërhiqte një reagim amerikan.

Brenda disa muajsh, SHBA mund të përfshihet drejtpërdrejt në dy luftëra shkatërruese, në dy kontinente, dhe duke financuar një të tretë në Ukrainë. Ky makth nuk është i pashmangshëm.

Nëse Amerika dhe Perëndimi tregojnë vendosmëri, se do të luftojnë në përgjigje të provokimit, ata ende mund të përballen me torturuesit e tyre potencialë. Deri më tani, Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë qenë të palëkundur në mbështetjen e tyre për Izraelin dhe Kievin.

Ata nuk duhet të lëkunden në javët ne vazhdim. Diktatorët dhe të fortët respektojnë vetëm forcën, dhe është forca dhe vendosmëria që do ta detyrojnë Teheranin të tërhiqet, raporton abcnews.al.

Siç thotë një fjalë e vjetër, nëse do të kesh paqe, përgatitu për luftë.

Robert Clark është drejtor i mbrojtjes dhe sigurisë në Civitas. Më parë, ai ka shërbyer në Ushtrinë Britanike.

Next Post
Kurti-Vuçiç takohen në shtator? Lajçak bisedon me kryeministrin e Kosovës

"Kurti “truk” me marrëveshjet"/ Vuçiç: Tha jam gati të firmos pasi e dinte që Serbia s'do ta njohë Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

June 24, 2026
Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

June 24, 2026
“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

June 24, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin”, deklarata e Rutte ndez përplasje politike në Romë

June 24, 2026
Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

June 24, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit!

Përfundon “Poli i Dijes” në Korçë, Rama: Hapet kapitull i ri për arsimin dhe të rinjtë

June 24, 2026
Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidimin për President nëse ma kërkon opozita e bashkuar

Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidimin për President nëse ma kërkon opozita e bashkuar

June 24, 2026
Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

June 24, 2026
Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

June 24, 2026
LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In