• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e socialistëve në shtator / Pëllumbi: 25 Prilli, në “sitën” e Komisionit të Posaçëm

by A R
20/07/2021 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga kundërshtarët e tyre demokratë, socialistët do ta nisin analizën e votës parlamentareve të prillit në 15 shtator, pas krijimit të qeverisë “Rama 3”.

Deri në këtë datë, në selinë rozë, krahas pushimit të verës, do të punohet edhe për krijimin e një komisioni të posaçëm që do të udhëheqë procesin.

ARBEN PELLUMBI / SEKRETAR ORGANIZATIV, PS:

Partia Socialiste është në fazën e konstituimit të komisionit të posaçëm i cili do të merret me përgatitjen e metodikës e cila do të bëhet e gjithë analiza që të kemi një standard analitik në të gjithë territorin e vendit. Jemi duke diskutuar faktin nëse në një zonë do të jetë drejtuesi i qarkut ai i cili do të mbikëqyrë procesin apo do të delegojmë dikë tjetër.”

E parashikuar të mbyllet më 15 Janar, rezultati i dalë nga 25 Prilli do të kaloje ne siten e çdo niveli të strukturave socialistë.

“Nga 15 Shtatori deri në 15 Nëntor neve kemi procesin e analizës në çdo qelizë dhe njëkohësisht të zgjedhjeve, pas 15 Nëntorit kalojmë në një rang më të lartë, kalojmë në nivelin e njësisë administrative, në nivel bashkie dhe me pas në nivel qarku, për ta përfunduar në mes të Janarit.”

Në parim, statuti i PS e kërkon që çdo drejtues që nuk përmbush objektivin zgjedhor duhet të largohet. Por kjo jo me patjetër do të ndodhë për të gjithë.

“Duhet të ndërtojmë një metodikë që të bëjmë analizën e gjithë situatës sepse jo kudo kanë funksionuar dhe kanë ndikuar të njëjtët faktorë dhe të njëjtat procese, kështu që në fund fare do të jenë vetë strukturat ato që do të gjykojnë nëse mbërritja e një rezultati më të lartë apo më ulët ishte një faktor objektiv apo jo. Në fund fare ajo që na intereson është që faktori subjektiv mos të ketë ndikuar në rezultatin e dobët të PS, sigurisht nuk kemi pse të vejmë në përgjegjësi njerëzit tanë që kanë kryer punën e tyre.”

Dy javë pas nisjes së analizës, në fund të Shtatorit përfundon edhe afati një vjeçar që Edi Rama për mos ta ndryshuar atë para zgjedhjeve, i la kryesisë së vjetër, mes të cilëve, sot, disa nuk do të jenë më as deputetë.

“Përfundon edhe mandati një vjeçar i kryesisë, sekretariatit dhe sekretarit të përgjithshëm. Besoj që do të jetë edhe periudha që do të përkojë edhe me një mbledhje të re të Asambles1% Kombëtare, për të përcaktuar nëse do të kemi shtyrje të mandatit apo zgjedhje të reja, unë personalisht jam për zgjedhje të reja.”

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Korrik 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com